Nr. 145 i gazetës në print

0

Amerika – Shteti i Lirisë

Ne, shqiptarët, duke qënë kombi më proamerikan në Botë dhe mbase të veçantë në ndertimin e marëdhënieve,ku referuar popullsisë padyshim jemi më i suksesshmi brënda kufijve të shenjtë të Shtetit të Lirisë, jemi borxhli ndaj respektit, ndaj njohjes sa më të thellë të historisë brilante deri në infinit të lirive dhe të drejtave njerëzore.
Më 1492, eksploruesi gjenovez Kristofor Kolombi, i kontraktuar nga kurora spanjolle, mbërriti disa prej ishujve të Karaibeve, duke shënuar kontaktit e parë me popullsinë vendëse.
Shteti i Lirisë dhe demokracisë së kësaj toke, këtë 4 korrik festojnë përvjetorin e 235-të të pavarësisë. Eshtë pikërisht 4 korriku i vitit 1776, dita e bekuar, ditë që Kongresi Kontinental voti miratimin e dokumentit të pavarësisë duke e shënuar si Ditën Zyrtare të Pavarësisësë SHBA-së. Ajo ditë e bekuar erdhi pasi Britania kish arritur të përçante kolonët amerikanë, ku tre në katër amerikanëishin besnikë të vëndosur të Britanisë. Pra, populli as që mund të mendonte se do arrinte gjë përmes luftës. Po Amerika kishte kapacitete njerëzore, kishte elitë,kishte heronj të lirisë.
Pas revoltave të hapura dhe luftës mes kolonive dhe trupave ushtarake britanike, delegatët e 13 kolonive të Amerikës u mblodhën në Feladelfia në takimin e Kongresit Kontinental. Diskutime mbi taksat që vilte Britania edhe kur kolonitë amerikane nuk kishin perfaqësues në Perandori, abrogimi i çdo ligji kur nuk u pëlqente britanikëve, dështimet për marrëveshje, çuan Kongresin në vëndimin për pergatitjen e Deklaratës së Pavarësisë. Thomas Jefferson ishte në krye të Komitetit të zgjedhur për shkrimin e dokumentit. Ndërsa ata anëterët e Komitetit punonin, Kongresi vazhdonte të debatonte në lidhje me çështjen e pavarësisë.
Dhe vjen dita historike, 4 korriku 1776, dita kur u votua Deklarata e Pavarësisë Deklarata e Pavarësisë fajësonte qeverinë britanike për të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë kolonive. Në të deklarohej se qeveritë kanë të drejtën të ekzistojnë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre. Në Deklaratë gjithashtu thuhej se populli ka të drejtën të ndryshojë qeverinë, në se ajo u mohon atyre të drejtat. Ky dokument baze e lirisë dhe të Drejtave njerëzore nuk u prek asnjëherë.
Kështu më 1783, Britania e Madhe e njohu pavarësinë e tyre dhe ju dha edhe tokat prapa tyre deri tek lumi Misisipi (Mississippi). Për shkak të kushtetutës së federatës të nxjerr në 17 shtatorë 1787, më 1789 Xhorxh Uashingtoni shpallet President i Shteteve të Bashkuara Amerikane
Pra, amerikanët megjithëse shumë të rinj në tokën e vet, me nje histori që jo vetëm nuk i ka përkedhel, por ka qënë e egër me ta, sot janë shteti më tolerant në botë, më i drejtë në botë, më potent në botë. Një Zot që është sakrifikuar në emer të lirisë e demokracisë globale, çka Amerika fizike të kujton Jezu Krishtin.
Ka një sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej mbi 308 . 745 . 538 banorë, sipas regjistrimit të popullsisë të filluar më 1 prill të vitit të kaluar që njihet si dita zyrtare e regjistrimit. Formularër e regjistrimit u ndanë në 59 gjuhë të ndryshme.
Sipas studimit të fundit, 78,4 % e të rriturve identifikoheshin si të krishterë,
Totali i religjioneve jo të krishtera raportuar eshte 4,7 %, Pra feja luan një rol shume te re ndesishem, siç thotë dhe Kushtetutra Amerikane: Ne besojmë në Zot.
E, meqë këtu në Shqipëri jemi në një diskutim injorant, ku regjistrimi i popullsisë sipas dëshires së deklarimit na cënoka marrëdhëniet nderfetare, ju kujtojmë politikanëve tanë se Amerika e Lirisë dhe që u ka hapur dyert e zemrat gjithë racave ka realizuar regjistrimin e 23-të të popullsisë, pasi Kushtetuta Amerikane ka vendosur një herë në 10 vjet regjistrim. I pari regjistrimi popullsisë në Amerikë ështe bëre më 1790.
Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse). Politika e Jashtme është arma kryesore e supershtetit. Vala e emigracionit e zhvilloi ekonominë amerikane me hapa galopantë
Emigrimi dhe migrimi brëndapërbrënda, duke shtuar shpejt popullsinë dhe duke tërhequr mëndjet e ndritura të botës, ndikuan në largimin e Indianëve nga tokat e tyre në lindje të Misisipit dhe shkatërrimin e vendbanimeve të tyre në perëndim të shtetit të Arkansasit dhe Misurit (Missouri). Në këto pjesë Indianët vende-vende kishin vendbanimet e tyre, vende të cilat sot janë si rezervate Indian
Amerika sot ka rolin primar në gjithë yhvillimet globale
Veçmas pas ngjarjeve të 11 shtator 2001, ku terroristët e al-Kaidës goditën Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe Pentagonin në Washington D.C., duke vrarë gati tremijë njerëz , qytetarë të Botës, qytetarë të amerikës, mes tyre edhe shqiptarë.
Demokrati Barack Obama, presidenti i 44-të amerikan , i pari afro-amerikan që mban këtë post, është shëmbulli më i mirë i materializimit të lirive dhe të drejtave që zoti i jep njeriut në tokë. Të gjithë presidentët e mëparshëm kanë qënë me prejardhje evropiane.
Kombi shqiptar, me një të kaluar të lavdishme, me prejardhje ilirike, ndër më të lashtët në europë, jo pa arsye ka gjetur mbështetjen më të fortë pikërisht nga Amerika.
Shqiptarët sot, ambasadorin Amerikan në Tiranë Alexander Arvizu, e shohin si mbrojtës të të drejtave edhe më elementare. Ata fatkeqësisht nuk po i besojnë fare politikës dhe këtyre ligjbërësve që interpretojnë çdo ligj në nja 100 formate.
Amerika na do shumë, por së pari ta duam sadopak veten.
Në këtë prag përvjetori, të gjithë në një zë duhet të themi: God bless America!

Sokol Pepushaj, Blerti Delija

Një familje e pafajshme e ngujuar

Ky çift që po publikojme me fotografi, Kujtim dhe Fatmira Mehmeti si dhe dy djemte e tyre Tauland dhe Esmerald, nga Mjeda, fshat rreth 20 kilometer afer qytetit verior te Shkodrës, jane nder viktimat e shumta të gjakmarrjes. Vetem përgjate gjashtë mujorit të pare të këtij viti në Shqipëri jane vrarë 57 persona, nder to shumë femra, për gjakmarrje. Veriu i Shqipërisë, ku Kanuni i Lek Dukagjinit e ka eklipsuar ligjin sidomos 20 vitet e fundit, ështe mjaft problemor dhe zë pjesën më të madhe të vrasjeve.
Konflikti i kësaj familjeje te ngujuar prej shumë vitesh zë fill tek babai i Fatmirës, i quajturi Rasim Taraboshi nga fshati Kuç, rreth 8 kilometer nga qyteti i Shkodres. Nje konflikt prone që ka çuar ne jeten tjeter dy nga fisi Taraboshi, vëllain dhe të atin e Fatmira Mehmetit, por që ende nuk ka një autor krimi. Kështu, ka qënë data 11. 10. 2004, kur persona të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri tek Ura e Bunës vëllain e Fatmirës, të quajturin Afrim Taraboshi. Tragjedia e ndjek pas ketë grua fatkeqe e cila nuk ka asnje faj mbi vete veçse familja nga vajzëria ka konflik pronash. Kështu, teksa Fatmira me babain e saj Rasim Taraboshi po udhëtonin me motorçikletë ne rrugen Shkoder-Bushat, me datën 25. 03. 2005, në vëndin e quajtur Melgushe, një automjet i ka përpalasur dhe duke përfituar nga errësira është larguar pa lënë gjurmë, pasi sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.oo, ku dhe errësira i ka favorizuar kriminelët, të cilët kanë arritur të aksidentojnë për vdekje Rasim Taraboshin, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës dhe të aksidentoi rëndë të bijën Fatmira Mehmeti, e cila mrekullisht i ka shpëtuar vdekjes. As sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë, si shumë të tjera, nuk është zbardhur dhe ajo që është më e rëndë Fatmira Mehmeti familjarisht ndihet e rrezikuar dhe i nënshtrohet ngujimit. Zef Nika

Homoseksualët në Shqipëri të kërcënuar me jetë

Ky djalë, Arjet Zyberi, lindur e në Shkodër më 27. 05. 1993, është një person i padëshiruar për shoqërinë, madje edhe i kërcënuar me jetë për shkak të seksualitetit. Ai tashmë është haptas homoseksual.
Në Shqipëri homoseksualët konsiderohen të ndyrë dhe stili i tyre i jetesës është tronditës, i tmershëm dhe i dënueshëm, deri me vdekje. Ajo masë homoseksualësh që ka arritur ti mbajë të fshehta marëdhëniet seksuale, janë vërtet të lumtur, por nëse vëndosen në vëmëndjen e shoqërisë, kjo shoqëri ende patriarkale, ngrihet e gjihtha kundër. Kështu, jo vetëm ky i ri, por edhe familja e tij, vëllai Ardit Zyberi megjithëse ka mbaruar studimet e larta, diferencohet e fyhet haptas nga shoqëria. Edhe i ati Xhabir dhe e ëma Shpresë nuk mund të dalin jashtë ditën, pasi i fyejnë dhe i gjuajnë me sende të forta për shkak të homoseksualitetit të djalit të tyre.
Homoseksuali Arjet Zyberi nuk mund të denoncoi kurrsesi në polici kërcënimet, pasi atëherë masat e shoqërisë do ngriheshin në protesta dhe jeta e tij do rrezikohej tepër më shumë. Sot ai ka zgjedhur heshtjen dhe fshehjen nga njerëzit, pasi edhe në mes të ditës jeta e tij është krejt afër vdekjes. Kështu ngjau vitin e shkuar, në fillim të prillit në qytetin komshi me Shkodrën, Lezhë, ku qytetarët protestuan të organizuar dhe kercënuan në televizion se do e pushkatonin Klodi Celen, homoseksualin që zbuloi prirjet e tij seksuale në një “reality- show” në “Big Brother” dhe ku edhe shkuarja dhe përkrahja publike me drejtues të shtetit dhe bashkisë Lezhë, me Prlamentin Rinor e Shoqërinë Civile e ish ambasadorit Amerikan John Withers dhe ambasadorit të Gjermanisë Bernd Borchardt nuk mundën të pengojnë largimin me dhunë të familjes Cela nga Qyteti i Lezhës.Rasti ku një një tranvestit, të njohur me emrin “Kristina” e kanë prerë me thikë në qafë pranë hotel “Dajtit” në Tiranë, i cili kishte dalë natën në orën 23 oo, e megjithëse sipas gjithë mediave shqiptare dhe vetë policisë ai i kishte kërkuar ato momente ndihmë policit të sherbimit në hyrje të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku vdiq dhe sot nuk ka autor të krimit, bëri që Klodi Cela te ikë nga Lezha familjarisht dhe Arjet Zyberi të ndihet i kërcënuar me jetë nga thuajse gjithë shoqëria. Ka ndodhur që edhe gazetarët që mbrojnë të drjejtat e homoseksualëve apo lesbikeve janë dhunuar, kështu që edhe ne, thjeshtë publikuam faktet. Redaksia

Politikanët shqiptarë, mendje të varfëra e pa moral

Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët. Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te të kuptohet pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohet ku mbaron kufiri i një bëme dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithsesi në vizionin për jetën, në mënyrën e sjelljes, të të menduarit, të të vepruarit e gjer në gjëra tepër të përditshme, siç janë veshja ose ecja e njeriut.
Megjithatë, për një habi të madhe, po të hetojmë me gjakftohtësi historinë e gjatë të popullit shqiptar, vërejmë se ndërsa ka qenë tepër e pranishme në jetën e përditshme, kjo sëmundje nuk është dëshmuar aq sa pritej në atë sferë, ku dëmtimet e saj janë vërtet fatale: midis prijësve shqiptarë, ata që sot quhen “liderë”. Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudalëve shqiptarë të mesjetës, të cilat nuk ishin as më të pakta e as më të shumta se ato të sivëllezërve të tyre europianë e bizantinë, kronika historike nuk jep as dëshmi krenarie boshe e as veprime kapardisëse të prijësit më të shquar të shqiptarëve e të krejt Ballkanit, Gjergj Kastriotit. Dhe, ky kont shqiptar, që u ngrit befas në një lartësi marramendëse, që u rrethua me legjenda për së gjalli, që iu dhanë tituj e cilësime, që do t’i ëndërronte çdo princ i kohës, së fundi, që u prit disa herë me triumf në qendrat e Europës e në Vatikanin e fuqishëm, e ka pasur rrezikun që të binte në dashuri me veten si rrallëkush.
Jo vetëm Skënderbeu, por as rilindësit e shquar shqiptarë më pas, qoftë prijësit e mendimit, qoftë ata të veprimit, nuk dhanë asnjëherë shenja të një krenarie a vetëkënaqësie të zbrazët. Dhe, kjo vetëpërmbajtje, ky dinjitet i madh, ka vetëm një shpjegim: ata ishin të përgjegjshëm për fatin e rëndë të popullit të tyre. Me fjalë të tjera, ata kishin kuptuar se historia i kishte vënë ata në krye të një populli të rrezikuar e të goditur rëndë, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisë s’mund të kishin vend në kokat e tyre.
Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delire mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte kryeministri më i kulturuar i Ballkanit dhe një nga krerët e kulturës europiane të kohës.
Është folur mbarë e mbrapsht për Mbretin Zog, por kurrkush nuk ka përmendur gjëkundi sjellje ngrehaluce të tij e as dehje nga lavdia, ndonëse vinte nga një mjedis ku ato kultivoheshin e, ndonëse u shpall mbreti i parë i shqiptarëve.
Në periudhën komuniste, mburrjet verbale të udhëheqjes, kërcënimet ndaj botës perëndimore dhe vetëdehja për të ashtuquajturin lulëzim të vendit, mbetën më tepër në sferën teorike, si pjesë e një sistemi politik të dështuar. Ato nuk shoqëroheshin dot me sjellje e bëma të rrokshme nga individët e udhëheqjes, ngaqë këtë gjë nuk e lejonte ankthi politik, pré e të cilit ata ishin të gjithë.
Koha e kapardisjes së madhe u erdhi shqiptarëve, ose më mirë klasës politike të tyre, atëherë kur ajo pritej më pak: pas rënies së regjimit komunist. Mund të thuhet pa frikë se për dhjetë vjet njerëzit e politikës shqiptare u mburrën e u ngrefosën më shumë se gjithë paraardhësit e tyre, gjatë dhjetë shekujve.
Ishte një trishtim i madh të vëreje se si një pjesë e këtyre politikanëve harruan krejtësisht se çfarë u besoi historia: nxjerrja nga mjerimi e nga tronditja psikike e një populli që kishte vuajtur aq shumë e që kishte nevojë më në fund për jetë, për shëndoshje trupore e shpirtërore, me fjalë të tjera për normalitet.
Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë ngrehe morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që iu vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për “përvujtni” morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit këto natyra të varfra që u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër ndaj kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë së vendit.
Me gjithë këtë sjellje të papërgjegjshme, kapardisja kishte përherë pjesën e saj. Stili i jetës së një pjese të politikanëve shqiptarë ishte i papranueshëm për çdo kohë e çdo shoqëri. Pozat e tyre, dëshira për t’u bërë “stare”, hidhësia prej mistreci, rrezatimi i urrejtjes e gjer tek e folura “sensacionale”, kinse me metafora (e atyre që aq keq e flasin gjuhën shqipe, sa s’dinë përdorimin e njëjësit e shumësit dhe një frazë që e fillojnë me “ju” e mbarojnë me ti).
Një pyetje bëhet kudo në Shqipëri, në Kosovë e jashtë tyre: si është e mundur një ngrefosje e tillë? Sepse sëmundja e kapardisjes së një pjese të “liderëve” është bërë e përgjithshme kudo në viset shqiptare. Njerëzit kanë të drejtë të habiten, sepse ngrefosje do të thotë verbëri, do të thotë shurdhëri, do të thotë shpërfillje e plotë për atë që po ndodh me popullin shqiptar. Mjafton të jesh disa ditë në Shqipëri, mjafton të shikosh sfilitjen e vendit, varfërinë, nervozizmin, mungesën e rendit, mungesën e dritave, mungesën e ujit, që çdo krenari e zbrazët, çdo kapardisje, të fluturojë në çast, për t’ia lënë vendin një brenge të thellë. Kjo, për sa i përket vendit amë. Kurse për Kosovën e për “liderët” e saj mjafton pamja e katundeve që digjen, e fëmijëve të vrarë, e njerëzve që shpërngulen nën vërshëllimën e predhave, për të hequr dorë njëherë e përgjithmonë nga çdo mburrje e pozë përpara kamerave të TV.
Mirëpo, një pjesë e “liderëve”, si në Shqipëri, si në Kosovë, nuk heqin dorë nga mburrjet. Ngrehalucë të pandreqshëm, krejtësisht të pandjeshëm ndaj dramës së popullit që i ka nxjerrë, të dashuruar pas vetes dhe pas fjalëve të tyre të papërgjegjshme, vazhdojnë të jenë si të dehur nga telefonat celularë, nga mikrofoni që u afron çdo gazetar, nga nderimet me të cilat i presin andej-këndej. Harrojnë se ai interesim e ato nderime nuk janë për ta, por për popullin martir shqiptar.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë ç’do të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi. E kështu me radhë e kështu pa fund. Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmenë të lirisë” s’pësojnë kurrë asgjë.
Asgjë nuk i prek shpirtrat e tyre, veç smira dhe etja e pushtetit. Ato janë e vetmja gjë që e gjallëron mendjen e tyre të varfër: Jam unë që vendos e jo ti, jam unë që duhet të hipi në avion, që duhet të pyetem, që duhet të nderohem, që duhet të thirrem në gosti, që duhet të shpallem shef etj., etj.
Ndërkaq, si gjithmonë, në Ballkanin tonë sa heroik, aq edhe servil nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët. Pas Rambujesë, një pjesë e mediave shqiptare, në vend të merreshin seriozisht me analizën e asaj që ndodhi, e sidomos, asaj që do të ndodhte, filluan lajkat për bëmat e njërit apo të tjetrit. Ca legjenda, ca fakte të neveritshme, imorale e të pabesa filluan të serviren si heroike. Kështu, sahanlëpirësit nisën të ekzaltohen që X–i nuk pyeste fare për ministrat e Europës, apo që Y- i e la ministren amerikane Ollbrajt të priste orë të tëra te dera etj., etj. Edhe sikur këto dokrra të ishin të vërteta, ato do të ishin jo lavdia, por turpi ynë në Rambuje. Dhe jo vetëm turpi: ato do të ishin një njollë e zezë, dëshmi e maçizmit, e injorancës dhe e paburrërisë sonë përpara një ministreje dhe një gruaje.
Një pjesë e “liderëve” shqiptarë, si në Shqipëri, si në Kosovë e gjetkë, kanë nevojë të ngutshme të qytetërohen. Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar. Ky popull është i varfër e është i rreckosur, por është drama e tij e rëndë që kërkon, ashtu si çdo tragjedi, një nivel të lartë të përfaqësimit.
Mësimi numër një që duhet të nxjerrin “liderët” shqiptarë, është se nuk ka dhe nuk mund të ketë lavdi për askënd, në qoftë se populli yt është në mjerim e në robëri. “Liderët” shqiptarë duhet të rrijnë kryeulur përpara kësaj gjëme që ende nxin në sytë tanë. Të rrish kokulur, nuk do të thotë të rrish pa dinjitet. Përkundrazi, pa dinjitet gjykohen ata që në një ceremoni varrimi zgërdhihen.
Populli shqiptar ka përpara ditë tepër vendimtare për fatin e tij. Në qoftë se “liderët” shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë peshën e përgjegjësisë që kanë, ata duhet t’ua lenë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë njerëz që do ta kuptojnë më mirë këtë popull, që do të kenë më shumë dhembshuri për të, me fjalë të tjera, që do ta prijnë siç duhet.

Ismail Kadare, Botuar “Courrier, International”, Paris

KRONIKE NGA VENDI IM (SHQIPERIA), KU JETA ESHTE GJEJA ME E LIRE

Me kete kronike nuk kemi ndermend te merremi me politik ,e aq me pake me nxirjen e realitetit shqiptare ,pasi e duam vendin tone ,madje e duam perkrah vendeve te zhvilluara perendimore. Historia jone tregon se sot ne shekullin e XXI e meritojme kete ,pasi jemi njeri nder popujt me te vjeter te kontinentit plake (Europes) ,por perkunder kesaje te vertete historike ne jemi mjafte te vonuar ,aqsa ende si aspirate te pare kemi pranimin Shqiperise ne Europen e Bashkuar… “Aresyet” e kesaj disakordance (histori- aktualitet) jane te shumta ,por me kryesorja eshte “mendesia” jone e ndertimit dhe funksionit te shtetit , te cilin politika jone shpesh e perdore ,jo per te mirqeverisur vendin ,por per qellimet e veta te pasurimit , nen peshen e sundimit te nje “klani” me trajta thuajse mafioze , dhe per kete perdoret çdo mjet e forme , ku shpesh keto klane mafioze per te realizuar qellimet e tyre te pasurimit shkelin jo vetem te drejtat e njeriut , por ne shume raste “kalojne” mbi trupat e bashkombasve te tyre te pafajshem… Rastet jane te shumta ,por ne kesaj radhe menduam te publikojme rastin e te riut EUGEN CEN HASANAJ i dtl. 09 prill 1991 ,nga fshati Kamice i komunes Qender (Malesi e Madhe ). Kete histori e mesuam krejt rastesisht ,pasi na e treguan me lot neper faqe ,prinderit e Eugenit ,por edhe bashkefshataret e tij.
Eugen Hasanaj pasi kishte perfunduar me rezultate te mira shkollen e mesme ,fiton te drejten per te vijuar studimet e larta ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres ,ne degen Gjuhe e Huaj. Ne fillim te studimeve gjithshka i ishte dukur ketij te riu se po i shkonte mbare, por nje dite nje grup te rinjesh te “panjohur” e ftojne per nje kafe ,duke e joshur me fjalet se te njohim ,dhe duam te bisedojme diçka ,qe te intereson edhe ty.. Studenti i Eugen Hasanaj pranon te pije nje kafe dhe bisedoje. Biseden te rinjet e “panjohur” e fillojne me elozhe e pune femrash studente ,por dalngadal ata i thone se ne e dime se ti banon ne fshatin Kamice ,qe eshte ne kufi me Malin e Zi , ne breg te Liqenit te Shkodres ,madje i kujtojne se familja e Eugenit ka edhe nje varke te mire me motor . Ne i thone grupi ( prej 3-4 vetash) ,kemi nevoje te bashkepunojme me ju ,ku edhe ne edhe ju do te fitojme shume para. I riu u step nga keto fjale dhe i kishte pyetur se per çfare behet fjale se nuk po ju kuptoj ,ndersa ata me te qeshur i kishin thene me tregtin e miellit te “bardhe” . Eugeni atehere e kupton se behej fjale per tregti droge ,gje qe ne ato momente me “marifet” nuk e pranoi ,por ata i kishin thene ; mendoje mire edhe nje here ,dhe duam pergjigje brenda dy –tre diteve. Koha po kalonte dhe Eugeni pasi i kishte treguar familjes , kishte vendosur perfundimisht te mos pranoje kete oferte mafioze. Grupi i te rinjeve pasi u mbushen tre dite e takojne Eugenin ,i cili u thote prerazi se nuk pranon te bashkepunojne . Ata e kercenojne ,por ky pasi shpeton ate dite , vendose te bashkepunojne me policine . Mjerisht polici qe ja kishte treguar kete histori , kishte qene pjese e ketij grupi ,ndaj u kishte treguar çfare i kishte thene Eugen Hasanaj . Ne keto kushte grupi i trafikanteve menjehere fillojne kercenimet ndaj Eugenit ,madje ne nje raste perdorin edhe dhunen (duke e rrahur barbarsiht). Pas ketije dhunimi te tmerrshem Eugenit, grupi mafioz i kishte thene prerazi ,ose prano bashkepunimin ,ose jeni i mbaruar…
Ne keto kushte kur shteti nuk siguronte mbrojtje ,Eugeni eshte detyrauar te lere studimet ,dhe te largohet per ne Itali me daten 16 prill 2011,ku fatkeqesisht edhe ketu ky grup (ndoshta i lidhur me ndonje grup mafioz shqiptaresh atje) e zbulojne ndaj zoti Eugen Hasanaj , detyrohet te rikthehet me daten 28 maj (2011) perseri ne Shqiperi. Ndonse ne vendin e vet qendroi disi i fshehur , perseri ky grup mafioz ra ne gjurmet e Eugenit ,te cilin perseri filluan ta kercenojne me jeten ,ndaj ishte detyruar ,qe kesaj here ne rruge klandestine te largohet nga Shqiperia . Vendqendrimin e Eugenit nuk e mesuam as ne si gazete “Shqiperia Etnike” ,kjo mesa duket per aresye sigurie, pasi ndiheshin te friksuar edhe familjaret e Eugenit. Edhe ne si medie e shkruar kemi aresyet tona te mos “germojme” me tej , per te mesuar emrat e grupit ,ndonse keta ndoshta nuk jane krejt te panjohur , por jane disi te mbrojtur nga struktura shtetrore ,pasi siç thame me siper jane te lidhur me segmente te vet policise e shtetit… Gjithsesi ne menduam ta mbyllim kete kronik ,duke uruar qe zoti Eugen Hasanaj te sigurojne nje jete te qete ne ate vend perendimore ku ka gjetur strehim aktualisht.. Ndue Bacaj

Gjithë kjo Shqipëri, fle e zgjohet me kuti

Kuti, kuti dhe vetëm kuti. Vetem kuti përtypin shqiptarët tash dy vjet e këtej. Bile per kuti, për vota, patën filluar edhe trazirat e pranverës së vitit 1997. Ilir Meta aso kohe, Arben Imami, Skender gjinushi, Neritan Ceka e shumë të tjerë ishin në ballë të protestave që sollën shumë të vdekur. Por është harruar gjithë ajo dreqosje, e cila mbarti gjithë problemet e ashpërrsisë politike, mediatike, të akuzave që më të egrës i zgjat jehona tre ditë, të korrupsionit galopant, të tradhëtisë së votbesimit ku deputetët shesin veten politikisht për pushtet e para dhe ku askush nuk vihet përballë drejtësisë, edhe kur akuzat janëtë paprecedent për jetën politike të perëndimorëve.
Kutia pra është bërë pjesë e pandarë të jetës shqipfolëse. As bukë nuk hanë pa kuti, as kafe nuk pinë. Edhe kur takohen në rrugë, gjuha u vete tek kutia. More në fejesa, në ditëlindje, në dasma e morte. Edhe kur ulen në krevat për gjumë, diskutohet për kutinë. Dita e re prapë nis me kuti.
Kryefjala e gjithë zhargonit mediatik shqiptar është kutia. Gazetat, televizionet, agjencitë informative prodhojnë lajm vetëm me kuti. Edhe diplomatët e huaj deri tek Shtëpia e Bardhë, parametrin fizik, politik, ekonomik të kësaj të “lumture” Shqipëri, e matin vetëm me kuti.
Ambasadorin amerikan Alexandër Arvizu, e pamë kur hoqi kollaren, përveshi mëngët dhe u ul para kutisë plot vota në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku demokratë e socialistë po ziheshin keq për numërimin e votave për Lul bashën a Edi Ramën. Kutia ka ato vota që ka. Po kur numërohen, duket se dalin ndryshe nga ato që ka kutia “magjike”.
Punë shqiptarësh. Për të thënë 2+2=5 është e vetmja rrugë kavaliereske e kësaj politike qesharake me qëndër në bashkinë e Tiranës, por që u spostua në çdo familje shqiptare dhe bëri çuditë që njerëzit të harrojnë rritjen përditë të çmimeve, papunësinë, varfërinë ekstremë, akuzat për vjedehje të disa ministrave që janë nën hetim nga prokuroria, duke e orientuar këtë popull gjithmonë të ndarë përgjysëm në rrugën tradicionale, në rrugën e dashurisë për lidër, në rrugën plot gabime.
Po po, në rrugën e gabimeve.
Kurbën morale për ligje e kuti, për shëmbull Çlirim Gjata, ish kryetar i KQZ-së po e mbron si “virgjëreshën° e demokracisë së globit, duke tjerrë përrala në eter me kodikë zakonor fjalësh edhe kanunore, duke futur gjithnjë në gropë më të thellë shanset për një transparencë vote në bashkinë e Tiranës. Çuditërisht shumë shqiptarë që më shumë kanë përdorur fjalen kuti se sa kanë lexuar fjalë nëpër libra, e duartrokasin.
– Eshtë djali i Çlirim Gjatës ky, e ka gojën bilbil mali, ia futi Edi Ramës…
– Hall i madh se u vollën pak vota, të fitoi Berisha me Lulin që e kemi si lule mali…
Krejt kështu duartrokitej i ati i tij aty nga vitet ’70, Rrustam Gjata, kur jepte vëndimë me pushkatim për priftërinjtë, po me kode e frazeologji politike si sot. Flitet në Shkodër nga ata që kanë jetuar aso kohe se priftërinjve natën u hapeshin dyert e kishave nga Sigurimi Famëzi i Shtetit dhe u futeshin armë brënda. Të nesermen hapeshin kishat (sjellim në vëmëndje kutitë e Tiranës sot),dhe me “transparencë” i tregohej popullit se çfarë u gjet brenda!
Edhe aso kohe kishte njerëz që duartrokisnin Rrustemin që luante me kartën e ligjit, e atij ligji të “virgjjër” që pushkatonte meshtarë dhe gjëndjej milet që thoshte:
– Mirë e kanë, kishat (ose kutitë sot), po e shohim me sy ç’kanë.
Siç ka sot asish që duartrokasin Çlirimin kur thotë se kutitë në Tiranë janë të pastra edhe kur dalin më shumë vota se votues, edhe kur vota në një kuti gjëndet me vulë të një qëndre tjetër, se… votat i ka futur populli.
Po tashti që do hapen gjithë kutitë dhe çorba nuk e merr askush me mënd si do serviret ç’farë do zbuloi Çlirim Gjata?
Parë në këndvështrimin jashtë interesave politike, këto ligje të mirëvëndosura në kohë e hapësirë nga “elita” e politikëbërjes, ky kod zgjedhor, ky kolegj, këta aktorë, për orët, ditët, muajt e vitet e kacafytjes banale, ambiciet për pushtet e moskokçarja për shtet, po bind shqiptarët për mungesë qëllimi për integrim në strukturat euro atlentike, por po zgjon edhe zëra emotiv për ngjarje që nuk dihet si do u vejë fati,pavarësisht vëndimit të çuditshëm të Kolegjit Zgjedhor. Se aktorët gjithnjë janë ata që përfitojnë e viktimat gjithnjë shqiptarët e tjeshtë.
Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor pra, pas presionit edhe të ndërkombëtarëve, në fund të fundit, e shuan pak zemërimin, pasi nuk kishin mundësi të tjera ta mbronin KQZ-ë, duke urdhëruar të hapen gjithë kutitë e votimit për gjithë Tiranën.Eshte kjo hileja e radhës. Urojmë të mos kemi sërish paqartësi me votat tepër a kushedi se çfarë do mendohet si hile.
Po Rama duhet të jetë më i qartë. Sikur sot të deklarohet se kush do vertetohet fajor për këtë ngerç për kutitë, ku kemi dy vjet me parlament të bllokuar e shumë dëme ekonomike që i vuan populli do përfundoi në burg, ndryshe do vinin punët. Madje shpejt.
Populli, administrata, shteti, u bënë lesh arapi për kuti, për këto kuti që figurativisht nuk janë dhe aq ndjellamira që hapen e mbyllen sipas dëshirës.
Megjithatë, le të hapen sa më shumë kuti…
Por, kujdes me … kodet.

Sokol Pepushaj

Mbi origjinën e disa fiseve në Shqiperi

Nikaj
Kryesisht rrjedhin nga emri i nje bariu, Nik apo Nikoll, i cili me kopene e tij u vendos ne vendin ku sot gjendet ky fis i Shqiperise se Veriut. I biri i tij, Biba, nga ana e vet kishte, tre djem; (Kol, Lek dhe Mark), pasardhesit e te cileve formojne ne fillim te shek.XX tre fiset e medha : fisi i Kol Bibajt me 750 fryme, fisi i Lek Bibajt me 480 fryme dhe fisi i Mark Bibajt me 870 fryme gjithsej. Pervec ketyre presupozohet se me keto jane te afert dhe komunat e Curaj i Poshter (190 fryme) dhe Kapiti (155 fryme)

Kelmendi
Nga ky fis , ne vitin 1497 numeroheshin 152 shtepi, dhe ka disa versione mbi formimin e ketij fisi. I pari i fisit, mendohet te kete qene nje bari i quajtur Klement, i cili me vone se bashku me gruan e tij Bubei dhe 20 koke dhen, u ul ne kete zone. Nje version tjeter flet per nje abat katolik, italian i quajtur Abate Clemente.
Paraardhesi i ketij fisi, mendohet te kete patur 7 ose 4 djem. Kater ishin : Selca, Vukli, Nikli dhe Boga, familjet me femije shume,te te cileve formuan fshatrat repsketivisht me emrat e permendur me lart, madje u formua dhe bajraqe, me emrat respektive te fshatrave dhe fisit Kelmendi. Keto kater bajraqe ekzistonin akoma dhe ne shek.XX: Selca me 400 shtepi, Boga me 70, Vukli rreth 100 shtepi dhe Nikli me rreth 150 shtepi.

Keçi, Lesh Tuzi, Mur Deti
Saga e formimit te ketyre fiseve eshte ineteresante. Pasi nga to rrjedhin shume fise temevonshme,origjina e te cileve gjendet tek keta tre emra.
Mur Deti kishte dy djem: Pog Guri dhe Dit Muri. Pog Guri po ashtu kishte dy djem (Kol Poga dhe Lek Poga).
Keto dy, rezulton se jane dhe paraardhesit e dy fiseve Berisha (Kol Poga) dhe Merturi.
Dit Muri kishte tre djem : Mark Diti, Zog Diti dhe Mir Diti, te cilet ishin paraardhesit e tre fiseve te, Shoshit, Shales dhe Mirdites. Kurse fiset Thaçi dhe Toplana presupozohet se rrjedhin direkt nga Mur Deti.
Sipas nje versioni te sages, duket se vete Mur Deti te kete vdekur i varfer. Djali i pare (Zog Diti) morri si trashegimi tre “shale” kuajsh; i dyti (Mark Diti) trashegoi shoshin dhe djalit te trete (Mir Diti), nuk i mbeti gje per te trasheguar nga i ati, por vetem nje pershendetje “Mirë-dita”.
Prejardhja e fisit Keçi nuk dihet, por presupozohet se dhe ky fis te kete qene shqiptar per nga origjina dhe u arratis prej turqve ne zonen sllave Piperi.
Katundi i shqiptarit, Lesh Tuzi, i cili ka ekzistuar ne vitin 1330, shtrihej deri ne kufirin me Zeten. Me kete emer lidhen legjendat e formimit te fiseve Hoti, Kuçi dhe Bushati. Pas shperberjes se katundit te madh, u kufizua dhe zona e ngulimit veror dhe duket, se ne vitin 1455 proçesi i territorializimit se fiseve te shperbera mbaroi. Komuna e Metagushit, e cila ne fillim te shek.XV ekzistonte akoma, humbi se ekzistuari. Komuna e Hotit, kishte bashkuar ne fillim te shek.XV, disa katunde dhe ne keto katunde te bashkuara me 1485, jane numeruar 8 fshatra dhe 134 shtepi.
Paraardhesi i fist Kuçi mendohet te kete qene nje fare Grèa Nemadin. Katundi i permendur gjate shek.XV-XVI u zgjerua me tej, me serbe. Te nguliturit e rinj (nder ta dhe Dobrošani, Cigomani, Deljani, Bulatoviæi, Miloviæi etj) u integruan shpejt dhe morren dhe emrin e fisit Kuçi. Ne vitin 1485 Kuçi perbehej prej 8 fshatrash dhe 253 shtepish, kurse me 1497 u shtuan 150 shtepi dhe prej 8 fshatrave, rrodhen, 9 katunde dhe dy fshatra.
Kurse mendohet se prejardhjen fisi Shala, e ka nga emri i themeluesit te tij, Shako.
Per Kastratin ekziston nje version i preardhjes se fisit prej Krsto-s, por hidhet dhe mendimi se themeluesi i fisit mund te kete qene nje fare, Detali (Delti, Dedli) Bratoshi, i cili ne gjysmen e dyte te shek.XV, se bashku me djemte e tij (Ivan, Nar, Gor, Jer, Gion, dhe Ali) emigroi ne zonen e mevonshme te fisit. Aty , tok me te lindurit e rinj (Pietroviæ, Tutoviæ dhe Pelai) jetonin ne nje shpelle. Banoret e meparshem te zones, u larguan, ne pjesen me te madhe te tyre, dhe mqs familjet e djemve u shtuan shpejt, u detyruan ta ndanin token ne tre pjese : pjesa e pare i ra familjes se Aliut, Gorit dhe Jerit, pjesa e dyte i kaloi familjeve te Palit e Ndokes, kurse pjesa e trete asaj se Ivanit.
marre nga libri i Karl Kaser “Familie und Verwandtschaft auf dem Balkan” (Familja dhe farefisnia ne Ballkan)
perktheu nga gjermanisht, Eni.

Republika e Saliristanit

Ndodhet ne zemer te Europes, aty ku deri para 14 majit 2011, shtrihej nje shtet i quajtur Shqiperi. Hapesira gjeografike eshte tkurrur ndjeshem qe pas vitit 1913 dhe mbase mund te tkurrej edhe me shume, te pakten hapesira detare keto vitet e fundit. Nuk mund te thuhet plotesisht se eshte Mbreteri. Me shume i pershtatet termi Principate. Sic eshte e kuptueshme, ne krye te Principates eshte Princi, i cili ne fakt ka lejuar te kete edhe nje Parlament. Parlamenti eshte njedhomesh dhe ne krye eshte nje nga njerezit me te afert te familjes politike te Princit. Numri i te ashtequajtureve Deputet ne kete Parlament eshte 140, ku 74-76 prej tyre ngrejne e ulin doren sipas deshires se Princit, i cili eshte edhe Kryetar i Qeverise, Komandant i Gardes dhe i Forcave te Armatosura. Pjesa tjeter e deputeteve mjaftohen me rrogat mujore, te cilat ne disa raste i humbasin per fajin e tyre ose te Kreut te Parlamentit. Per te treguar se eshte nje organizim shteteror modern, Princi ka vendosur edhe nje President. Ne fakt, eshte figure honorifike, e cila me vullnetin e Princit para disa viteve, thuajse eshte kthyer ne nje kukull ne skenen politike e publike te vendit.
Vendi, ne ndryshim nga republikat arabe, ka edhe nje garniture te gjere te partive politike. Jane mbi 80 parti politike, te cilat nga pak i marrin shtetit nje shume jo te vogel te ardhurash. Partia me e forte, nese mund te quhet keshtu, eshte Partia AntiPrinc, e cila edhe ajo ka ne krye nje Princ, por me te vogel se Princi. Pra mund te quhet Princth. Nuk kaa asnje pushtet politik, por sillet si nje Pricth Kurore. Pret prej vitesh qe kurora ti vihet mbi koke, por Princi ka jeten e gjate dhe Printhit i duhet te prese akoma. Princthi ka tekat e veta dhe jo rradhe perplas kembet, duke i sjelle shqetesime fare te vogla edhe Princit. Sic eshte e kuptueshme, jo rradhe Princi e toleron dhe i kujton se nje dite ai, Pricthi do te jete Princi i vetem i Saliristanit. Mbase do ti duhet te prese 35 vite, por natyrisht nje dite ai do te jete Princ.
Aktualisht, Saliristani eshte bere pjese e NATO-s. Nuk eshte e qarte se cilat ishin perfitimet apo humbjet e vendit me kete hap, por ishte deshira e flakte e Princit, por edhe e princerve pararadhes qe te realizohej antaresimi. Nje vend i vogel, me nje siperfaqe pak me te madhe se 28 mije km2, tashme krenohet se ka mbrojtje te gjitha armatat e NATO-s, nese do te sulmohet. Ne paranteze, Princerit e ketij vendi, e kane patur fobi idene e sulmit nga armiqte e jashtem. Gjithcka nisi nga ideja, u materializua me bunkete dhe u bitis me antaresimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Saliristani prej shume vitesh tashme, kontribuon konkretisht me trupat e tij ne shume vende ku ka konflikt. Sigurisht, ne vijen e dyte te frontit dhe me shpenzimet e armatimit dhe te akomodimit nga aleatet me te medhenj. Princi eshte i mendimit se tani per tani, duhet vleresuar fakti se Saliristani eshte pjese e operacioneve paqeruajtese.
Pas NATO-s, objektivi i rradhes i Princit por edhe i Princthit, eshte antaresimi ne Bashkimin Europian. Populli i Saliristanit eshte populli me pro-BE-se ne glob, ku rreth 96-97% jane te lumtur te jene pjese e ketij organizmi. Para disa muajve, u realizua levizja e lire e saliristanasve ne te gjitha vendet e Shengenit dhe vokacioni pro- BE-se duket se ka rene diku me 1-1,5% te te anketuarve. Antaresimi ne BE duket i larget pasi Princi dhe Princthi kane disa mosmarreveshje te vogla, te brendshme, por me ndikim ne syte e te jashtemeve. Nen ze flitet se kur Saliristani do te behet gati per antaresim te plote, BE-ja nuk do te ekzistoje me.
Tashme prej shume vitesh, por me shume keto ditet e fundit pas 14 majit 2011, Princi me Princthin kane mosmarreveshje te medha. I rritur prej mese 11 vitesh “si eshka mes dhjamit”, Princthi nuk ka shume qejf te liroje karriken e nje zoterimi te madh brenda principates, Feudin e Tiranes. Nga ana tjeter, i merzitur me tekat e perhershme te Princthit, Princi ka vendosur t’ja heqe me cdo kusht e menyre Feudin e Tiranes Pasardhesit te mundshem. Duke qene ne zemer te Europes dhe pjese e NATO-s, Princi nuk mund ta marre Feudin e Tiranes ne rruge jo demokratike. Sic ishte ne traditen e Saliristanit, u organizuan zgjedhje. Princthi shpalli fitoren me 10 kokrra me shume se Princthi Blu, i preferuar i Princit per Feudin e Tiranes. Pas 6 diteve numerim edhe ne pranine e ambasadoreve te principatave dhe mbreterive te tjera, fati duket se i buzeqeshi Princthit, i cili madje iu drejtua publikisht edhe nenshtetasve, atyre qe ai i ka me per zemer. Mendja e Princit kishte nisur te punonte, duke menduar rruge per ndryshimin e rezultatit, por me mjete demokratike, te pakten ne fasade. “Disa shtetas kane ngaterruar kutine me voten per Princthin Blu”, tha Princi dhe duhej te numeroheshin disa kuti. Princthi perplasi kembet serish, por kete here Princi kishte menduar t’ja merrte Feudin e Tiranes. U thirr ne skene nje personazh tjeter, i lehte per tu vene ne urdherat e Princit. Quhej Kontristani. Nuk vonoi dhe per 7-8 dite numeroi kutite e caktuara dhe si per cudi, Princthi Blu u kthye ne krye me 77-81 kokrra me shume se Princthi. Kontristani certifikoi fitoren e Princthit Blu, ndersa Princthi humbi Feudin e Tiranes. Me kot per dite me rradhe, Princthi mobilizoi nenshtetasit e tij perkrahes, te cilet me kot rrethuan keshtjellen e Kontristanit, i cili natyrisht me forcat qe i dergoi ne ndihme Princi, vijoi punen i pashqetesuar. Ajo qe permendet ne kete rast eshte se kokrra jane 870 me shume se nenshtetasit qe votuan per Feudin e Tiranes. Te gjithe jane te bindur se ka ndodhur nje mrekulli, nje magji, mbase edhe magji e zeze. Por te gjithe heshtin, edhe Princthi flet pak pasi pritet te flase Kolegji, nje tjeter krijese e bindur ndaj Princit. Nuk eshte e qarte se si do te perfundoje fati i Feudit te Tiranes, por sipas gjasave Princi do te fitoje betejen pa arme me Princthin.
Nenshtetasit e Princit por edhe te Princthit, jane njerezit me te lumtur ne bote, nese mund ti perkufizojme si njerez. Jane te gjithe te papune, nje pjese shume e madhe mezi sigurojne buken e goje, nuk kane as cati mbi koke (ose e kane me qera) por jane te lumtur. Te pakten, keshtu shprehen per mediat. Kalojne gjithe kohen ne hanet e Principates duke bere tifozllek per Princin, Princthin apo edhe te tjere qe lejohen. Shumica e nenshtetasve kane harruar qe kane nje koke, tek e cila ka disa vrima, ku nga njera pervec futjes se ushqimit, duhet te dale edhe ndonje fjale kritike. Flasin te gjithe ne tavolinat e haneve, por eshte e veshtire te grumbullohen kunder vullnetit te Princit apo edhe te Princthit.
Saliristani ka edhe media. Panorama e nje shteti demokratik, e kerkon edhe kete komponent. Natyrisht, pjesa derrmuese e mediave, jane nen urdhrat e Princit. Sigurisht, edhe Princthi ka disa media nen kontroll, por me humbjen e pritshme te Feudit te Tiranes, edhe ato do ta braktisin. Ne keto media punojne skllever, te cilet ne shume raste jane te mirepaguar, por qe nuk kryejne pune tjeter pervec asaj cfare u thote Padroni i medias, pasi ka marre orientimet nga Princi ose Princthi. Gjithsesi, nuk mund te thuhet se nuk ka media.
Vendi ka edhe forca te armatosura. Jane jo vetem ato qe perfaqesojne Saliristanin ne NATO, por edhe qe nuk mbajne dot nen kontroll nje qender demontimi armesh te trasheguara nga nje Princ paraardhes. Si pasoje, ne 2008 humben jeten nga nje shperthim 28 persona dhe u shkaterruar nje feud i tere ne afersi te Tiranes. Saliristani ka edhe polici, e cila natyrshem i sherben Princit. Ka edhe Garde Republike besnike e Princit, e cila vret diten per diell, ne sheshin kryesor te Saliristanit 4 njerez te paarmatosur, vecse me idete e mendimet e tyre kunder Princit. Nuk e besoni, por vendi ka edhe Gjykata, te te gjitha niveleve. Tashme, te gjitha, edhe Kolegji i binden natyrshem Princit te plotfuqishem. Ne fakt, nese nuk eshte i drejte dhe i panashem Princi, si mund te jete nje apo disa gjykates?!
E thame me lart, Saliristani ka edhe qeveri, ka edhe ministra. Nje minister ne detyre akuzohet per 28 te vdekurit e shperthimit te Gerdecit. Nje tjeter ish- minister, Princthi Blu, akuzohet vjedhje te 230 milione eurove. Ministri tjeter akuzohet se ka vendosur ne koken e tij per disa ceshtje milionash, pa marre as pelqimin e Princit se te Parlamentit jo qe jo. Nje ish- kryeminister eshte kapur “gabimisht” nga nje ish-minister ne nje allishverish te vogel rreth 700.000 euro, por vetem per nje rast, vetem me nje firme. Nje ish- minister tjeter ka fituar 1.8 milion euro per nje vit dhe u gjobit me 30.000 leke pasi nuk ka deklaruar transaksionet. Sigurisht, ka edhe raste te tjera, por natyrshem nuk mund ti permendim te gjithe.
Popullsia e Saliristanit, numri i saj, nuk eshte bere i njohur asnjehere saktesisht. Kjo edhe per efekt te rezultateve te zgjedhjeve, te cilat duhet te dalin gjithmone sic deshiron Princi. Flitet per rreth 1,3 milion jashte kufinjeve dhe per 3 milion brenda kufinjeve. Ata qe jane jashte, lulezojne principatat e huaja, por mbajne me buke ata qe jane brenda kufinjeve te shtetit. Por cuditerisht, Princi akoma nuk ka vendosur te flase seriozisht me Princthin qe tu japin te drejten e votes edhe nga principatat ku punojne ketyre 1,3 milion shtetasve.
A ia vlen te vizitohet Saliristani? Fillimisht, sqarojme se nuk ka te beje me republikat e Kaukazit apo te Arabise. Emri eshte thjeshte nje rastesi, nje bashkim emrash mbase. Asnjehere nuk eshte kuptuar qarte. Principata apo Republika e Saliristanit eshte nje eksperiment ne zemer te Europes, sic ka qene per 45 vite te princerimit te nje Princi tjeter. Turizmi eshte prioritet, plazhet ne disa raste jane te virgjera, por njerez dhe bageti jane nen rrezet e diellit fare prane njeri- tjetrit. Natyra eshte treguar bujare, duke krijuar me doren e saj perla sic jane edhe mjaft zona malore. Problemi i vetem eshte se nuk ka rruge qe te vizitohen, por ata qe kane deshire te ecin ne kembe, ia arrijne. Gjithmone nese nuk jane pre e plackitjeve naten apo e renies ne hone bashke me ndonje shoqerues te ndershem. Njerezit jane pergjithesisht mikprites por mund te te ofrojne thjeshte “buke e kripe e zemer”, ne kuptimin e plote e te vertete te fjales. Sigurisht, nuk duhet nxire cdo gje. Kjo eshte njera ane. Saliristani ka edhe plazhe te ngjashme me Italine, Ameriken apo Spanjen. Ka edhe hotele me 4, 5 apo edhe 6 yje. Natyrisht ka edhe kazino ku mund te humben te gjitha parate edhe brenda 1 minute, me nje klik.
Ka edhe te tjera, shume te tjera. Por edhe per kaq, besoj se ia vlen te vizitohet Saliristani. Principata apo Republika e Saliristanit. Njihet me keto dy emra ne arenen nderkombetare. Si mund te gjendet ne harte? Me emrin Saliristan, veshtire te gjeni dicka te sakte. Shtypshkronjat e Principates akoma nuk kane shperndare hartat e reja. Mbase kerkoni me emrin Shqiperi. Eshte i njejti territor, te njejtet njerez, te njejtet udheheqes!
Welcome to Saliristan!

Blerti Delija
P.S. Cdo referim ndaj personave, fakteve, ngjarjeve apo shifrave ne kete shkrim, eshte thjeshte rastesi!

Kanibalizem zgjedhor ne Malesine e Madhe

nga Vasel Gilaj

Vemendja e opinionit publik shqiptar eshte perqendruar keto kohe ne situaten postzgjedhore ne Tirane. Kryqyteti i Shqiperise nuk ka akoma nje kryetar bashkie edhe pse kane kaluar nje muaj e gjysem nga 8 maji 2011 kur zgjedhesit u ftuan te hedhin voten e tyre. Uzurpimi i te gjitha instutucioneve nga partia-shtet e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka sjelle nje gjendje te renduar per demokracine shqiptare. Sinjalet tashme jane te qarta qofte nga SHBA permes perfaqesuesve te tij si z. Kantrimen, ashtu edhe nga Bashkimi Europian apo edhe OSBE-ja. Nuk eshte e qarte se kur do te marr fund odiseja zgjedhore per Tiranen, por ne fakt probleme madje edhe me te thella ka patur edhe ne zona te tjera te vendit, sic eshte Malesia e Madhe.
Si njohes i mire i realitetit ne kete treve, por edhe percjelles i rregullt i fushatave elektorale, kam bere konstatime tragjike per zgjedhjet edhe me 8 maj 2011 duke qene edhe deshimtar okular si gazetar prej 17 vitesh.
Fushata zgjedhore ne Malesine e Madhe u personifikua nga nje presion i papare i strukturave vendore dhe i strukturave te varesise qendrore ne kete rreth. Kercenimet dhe presionet kane ardhur per te gjitha kategorite, duke nisur nga Zyra Arsimore ne M.Madhe. Drejtuesit e saj kane detyruar mesuesit qe te perfshihen ne tubime elektorale, duke nderprere edhe procesin mesimor, gje kjo e ndaluar rreptesisht edhe me ligj. Ndersa mesuesit jane detyruar te firmosin per pjesmarrje ne fushata elektorale ne favor te Partise Demokratike dhe kandidateve te saj, edukatoret e brezit te ri jane detyruar te perfshijne edhe femijet e shkollave ne kete aktivitet te jashteligjshem. Fenomeni eshte dokumentuar edhe nga mediat, madje edhe ne takime ku ishte i pranishem kryeministri Berisha apo edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne rastet kur mesuesit kane refuzuar ti binden shkeljes se imponuar te ligjit, ata jane pezulluar nga puna dhe ne disa raste, edhe jane pushuar nga puna. Zyra Arsimore e M. Madhe ka sherbyer si mekanizem ne duart e pushtetit te djathte per te sulmuar rregullisht mesuesit dhe edukatoret qe nuk i bindeshin urdherave politike.
E njejta linje veprimi ka qene edhe ne sektorin e shendetesise, bujqesise, administrimit te pyjeve e kullotave, administratat e komunave dhe te Bashkise Koplik etj. Te gjithe punonjesit e ketyre sektoreve kane perjetuar nje situate te rende presioni, duke u detyruar te behen pjese e tubimeve dhe aktiviteteve elektorale pa deshiren e tyre dhe ne orarin e punes. Mediat vendore kane evidentuar paralizim te plote te institucioneve, dyert e te cilave kane qene totalisht te mbyllura ne ditet kur M.Madhe vizitohej nga kryeministri, kryetarja e Parlamentit, ministra apo drejtues te subjekteve qe jane pjese e koalicionit te qeverise. Madje, ata jane detyruar te mbushin edhe sheshet e mitingjeve elektorale edhe ne Tirane, duke u detyruar edhe te firmosin paraprakisht per pjesmarrjen jo vetem te tyre, por edhe te afermeve.
Edhe nje sektor totalisht i depolitizuar dhe larg politikes me ligj, sic eshte Policia e Shtetit, eshte detyruar te jete pjese e takimeve elektorale. Uniformat blu, te cilat duhet te jene vetem ne sherbim te qytetareve dhe te ligjit, ishin pjese e skemes duke ushtruar presion te hapur tek qytetaret per te qene pjese e angazhimit politik. Policia e Shtetit tregoi se eshte sherbetore besnike e pushtetit politik dhe vegel qorre ne duart e kryeministrit, kryetares se parlamentit por edhe te drejtuesve vendore te institucioneve te komanduara nga Partia Demokratike.
Gjendja eshte renduar ndjeshem ne Malesine e Madhe edhe gjate dites se votimit, me 8 maj 2011. Ndersa miliona leke te taksapaguesve shqiptare u perdoren nga PD-ja dhe strukturat e saj ne pushtetin vendor per te realizuar nje fushate shume luksoze, me shume para u hodhen per blerjen e votes diten e zgjedhjeve. Ne 6 njesite e qeverisjes vendore te M.Madhe vota u kerkua te blihej haptas. Kandidate te PD-se per kryetar bashkia apo komunash, kane arritur te blejne nje vote zgjedhesi deri ne 200 USD. Sipas disa perllogaritjeve paraprake, bazuar ne ate cfare eshte thene jo publikisht ne fushate elektorale, kandidatet e pushtetit ne M. Madhe kane dhene rreth 800.000 USD per te blere me para pushtetin ose me sakte, per te mbajtur ate me cdo kusht. Varferia e thelle ne kete zone dhe mungesa e alternativave nga shteti per daljen nga situata, sollen qe zgjedhesit te detyrohen ne shesin pasurine e tyre me te madhe, investimin per te ardhmen e tyre dhe te femijeve: voten e tyre! Tashme, nga 6 njesi te qeverisjes vendore ne M. Madhe, 5 jane te drejtuara nga PD-ja. Ne fakt, edhe njesia e 6-te mund te konsiderohet e mbajtur nga PD-ja, pasi kryetari ne detyre i kandiduar nga PD-ja ne vitin 2007, u shpall serish fitues duke rikandiduar me siglen e opozites, sic ndodhi ne Komunen Gruemire.
Gjate ketyre zgjedhjeve, u konstatuan edhe fenomene te tjera, shume te demshme dhe te denueshme per nje shoqeri shqiptare qe tenton te jete pjese e BE-se. Bashkia e Koplikut, e vetmja bashki ne M.Madhe, nuk ka asnje keshilltar te besimit te krishtere, nga 17 keshilltare qe ka keshilli i Komunes. Duhet thene se nga viti 2007-2011 ka qene nje keshilltar i PDK-se, i cili ka treguar se ne Bashkine Koplik, mund edhe te bashkejetohet ne mes besimeve fetare. Kjo ndodh ne nje kohe, kur edhe perqindja e besimit te krishtere te banoreve te Koplikut, eshte e denje per te patur perfaqesuesit e tyre ne kete Keshillit. Numri ne total i banoreve te besimit te krishtere te Koplikut, me te drejte vote, eshte rreth 25%. Ky fenomen duhet te beje te reflektoje te gjithe opinionin,por ne menyre te vecante dejtuesit e shtetit shqiptar nga kryeministri, presidenti apo kryetarja e Parlamentit.
Duke iu rikthyer dites se zgjedhjeve, duhet thene se ka patur mjaft probleme, deri edhe ne konfrontime fizike, afer edhe perdorimit te armeve. Me shume konflikte jane evidentuar ne qendren e vendnumerimit te votave gjate 4 diteve qe ka vijuar ky numerim. Rasti me flagrant eshte ai i njeres prej komunave me malore te M.Madhe, Kelmendit.
Ajo cfare mund te thuhet si permbledhje e situates zgjedhore ne M.Madhe eshte se me 8 maj 2011, nuk u arriten standartet e zgjedhjeve. Tashme, keto zgjedhje u vulosen edhe me gjak, sic eshte rasti i Komunes Shale, ku nje i aferm i kandidatit te majte per kryetar komune- perfaqesues i Partise Demokristiane, u plagos me arme zjarri. Fillimisht policia njoftoi se plagosja u be nga kryetari ne detyre i komunes, perfaqesues i PD-se por me pas u deklarua se arma ishte e kryetarit, por u perdor nga nje i aferm i tij. Ngjarja ndodhi pasi Kolegji Zgjedhor vendosi perqesitjen e zgjedhjeve. Ky eshte nje tjeter tregues i perdorimit te Policise se Shtetit per interesat e partise ne pushtet. Vlen te theksohet se Komuna Shale eshte ne kufi me M.Madhe.
Situata postzgjedhore eshte jashte kontrollit te shtetit dhe strukturave te tij. Kriminaliteti ka njohur rritje te ndjeshme, me vrasje edhe ne zemer te Tiranes, ish- Blloku. Hakmarrjet dhe gjakmarrja po njohin nje zhvillim te papare me heret, duke krijuar nje situate te pasigurte per bisnesin, gazetaret por edhe jeten e qytetareve te thjeshte.
Edhe pas 20 viteve, Shqiperia eshte ne udhekryq te historise. Nuk arrijme dot te bejme zgjedhje, te cilat jane “alfa” e demokracise. Pushteti dhunon rregullisht per te ruajtur sundimin. Si do te jete e ardhmja e afert e Shqiperise, askush nuk mund ta thote. Viti 1997 nuk eshte shume i larget dhe kete e pranojne tashme jo vetem politikanet, por edhe analistet e pavarur.

Countryman: Zgjedhjet ne Shqiperi jo ne respekt te ligjit!

Nga dita ne dite qendrimi i faktorit nderkombetar per zgjedhjet e 8 majit ne Shqiperi, po ashpersohet. Te gjitha institucionet qe merren me monitorimin e zgjedhjeve por edhe perfaqesues te larte te vendeve mike- te interesuara per progresin ne vendin tone, po shprehin hapur shqetesimin per zgjedhjet vendore te 8 majit.
Drejtues te larte te OSBE-se dhe ODIHR-it kane folur qarte me nota kritike per kete proces, vecanarisht sa i takon procesit te numerimit, i cili eshte kthyer ne nje maratone te vertete pa mbarim. Ne te njejten linje, madje me nota shume me teper kritike ka qene edhe Komiteti Amerikan i Helsinkit, i cili ka folur per procesin e menaxhimit te zgjedhjeve pas 8 majit duke vene ne dyshim ligjshmerine e procedurave te zbatuara nga KQZ-ja kryesisht. Edhe zv.ndihmës sekretari i Shtetit për Euroazinë, Thomas Countryman, ka shprehur rezervat e tij, duke u shprehur qarte se “zgjedhjet ne Shqiperi nuk jane realizuar ne respekt te ligjit”.
Situata postzgjedhore ne Shqiperi eshte mjaft e nxehte dhe kete po e pranojne jo vetem faktoret vendas por edhe ata nderkombetare. Njesia me e rendesishme e qeverisjes vendore, Bashkia e Tiranes, akoma nuk ka perfunduar procesin e shpalljes se fituesit. Pavaresisht se numerimi i kutise se fundit, rrjedhimisht edhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes u krye ne prani te ambasadorit te SHBA-se z. Arvizu, te ambasadorit te BE-se z.Sequi dhe te ambasadorit te OSBE-se z.Wollfarth, nderhyjret e mepastajme te KQZ-se kane sjelle zvarritjen e tejzgjatur te ketij procesi. Opozita argumenton se kutitë janë hapur dhe në to janë futur duart.
Edhe kesaj rradhe, zgjedhjet e 8 majit po i ngjasojne me shume atyre qe zhvillohen ne Afganistan, ku shpalosen çdo dite fakte edhe ne syte e mediave “live” per vjedhje vote, mbushje kutishe, presione dhe incidente te renda qe shenjuan edhe muajin e fushates zgjedhore ne Shqiperi.
Sigurisht, presioni ka qene me i forte ne zona te thella e te izoluara, sidomos ne Veriun e Shqiperise. Ne fshatin Xhan te Komunes Pult (Dukagjin), disa metra larg qendres se votimit, persona të paidentifikuar i bejne prite shtetasit Prekë Potaj, i cili qellohet me grushte e shqelma dhe lihet pa ndjenja. Agresoret i kane grisur edhe pasaporten, karten e vëzhguesit te zgjedhjeve dhe teseren e Partise Demokristiane qe i mbante me vete. Sipas gjasave, ata kane menduar se e kane vrare shtetasin Prekë Potaj dhe jane larguar me nxitim. Ate dite, Preka ishte vezhgues i PDK-se ne ate qender votimi. Partia Demokristiane në këto zgjedhje ishte pjesë e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” dhe njera nder partite qe u kercenua fort jo vetem me vjedhje vote po deri edhe me jete vezhghuesish. Kryedemokristiani shqiptar Nard Ndoka ka ngritur akuza te renda ku ka deklaruar boterisht se sistemi zgjedhor eshte i kompromentuar dhe dita e 8 majit ishte nje dite e zeze ne horizontin shqiptar.
Fati i keq e ka ndjekur shtetasin Prekë Potaj edhe ne etapa te tjera te jetes se tij, për të cilat gazeta jonë është ndaluar edhe tjeter herë. Me 5 shtator 1999, Preka qellohet me arme zjarri nga persona qe udhëtonin ne nje makine tip Benz. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne fshatin Grude e Re dhe vetem fati solli qe Prekë Potaj te mos vdiste ne ate atentat per jeten.
I vene ne shenjester per arsye te nje gjakmarrjeje te vjeter rreth 60 vjecare, Prekë Potaj do te rrezikonte serish jeten me 21 nentor 2006. Ne nje nga sheshet kryesore te qytetit te Shkodres, prane Hotel- Turizem “Rozafa” nje makine tip Fuoristrade tentoi ti marre jeten duke e shtypur nen rrota. Nga ky sulm i rradhes, Preka pesoi demtime serioze ne kemben e djathte.
Jeta e shtetasit Prekë Potaj eshte bere e pamundur ne vendlindje. Tashme ai eshte vene ne shenjester per tu vrare dhe rasti me i fundit, ai i 8 majit 2011 ne qendren e votimit ne fshatin Xhan te Komunes Pult (Dukagjin) e tregon krejt qarte kete. Pa i mbushur akoma 41 vitet e jetes, Preka eshte perballur disa here me hakmarrjen qe i rrezikon jeten. Ishte ky rasti i tretë serioz. Eshtë pra ky realiteti i dhimshem i Shqiperise, e cila tashme prej 20 vitesh perjeton sagen e saj te trishte: gjakmarrjen dhe zgjedhjet, gjate te cilave krimi aktivizohet ndjeshem edhe nga mosfunksionimi normal i institucioneve.

Fatime Kulli

Pervjetori i 20-te!

A do te jape doreheqje nga drejtimi i Partise Socialiste nese Kolegji Zgjedhor ne te gjitha ankimimet, do te vendose qe Bashkia Tirane nuk i perket atij? Kete pyetje kane sjelle ne mendje shume antare te ketij subjekti politik, rruges drejt Tiranes per te festuar 20 vjetorin e partise se tyre. Ne fakt, prej shume kohesh, kjo pyetje po mundon pervec simpatizanteve dhe mbeshtetesve te opozites, edhe drejtues te partive aleate te PS-se, te cilet u thirren edhe ata te trokasin gotat ne diten e lindjes (me sakte, konvertimit) te partise me te madhe politike ne vend, te pakten nga mbeshtetja popullore ne zgjedhjet e 8 majit 2011.
Duket se dilema po gllaberon ne heshtje edhe te interesuarin direkt, Edi Rama. Fjalimi parashikohej i shkurter ne ceremonine me rreth 800 te ftuar, ku mungonte Pararadhesi politik i Rames. Natyrisht, ka shmangur me mjaft klas (gazetaresk te pakten!) mospermendjen e emrave. Ka sjelle ne vemendje fjalimin e Dritero Agollit ne diten e 12 qershorit 1991, por nuk ka cituar asnjehere ate qe u vendos ne krye te PSSH-se ate dite. nuk eshte ndonje risi, sidomos pas ftohjes se ashper te 2007 kur Paraardhesi kerkonte mbeshtetje politike per postin e Presidentit te vendit. Figurat e tjera qe sot militojne jashte rradheve te socialisteve te vjeter (PS-se) nuk ia vlen te permenden, pasi eshte e qarte se shume me shume kane marre nga kjo force politike, se i kane dhene. Rasti i Ilir Metes, pershembull, por edhe i enturazhit te tij besnik qe tashme prej dy vitesh jane ne pushtet me kryeministrin Berisha.
Sigurisht, nuk ka munguar kokteji tradicional, por eshte pak te themi se ky pervjetor eshte dhe duhet te jete nje moment shume i rendesishem reflektimi, pse jo edhe krahasimi.
Brenda nje dite, komunistet shqiptare te unifikuar qe nga viti 1941 ne Partine Komuniste, me pas Partia e Punes, u konvertuan si socialdemokrate europiane, duke marre emrin Partia Socialiste. Nuk kane kaluar shume vite, por akoma nuk eshte qartesuar se kush ishte mendjendrituri qe e pagezoi fillimisht me kete emer, edhe pse nuk ishte aspak e veshtire, pasi parti me kete emer ka patur, ka dhe do te kete rreth e rrotull Shqiperise por edhe me larg. Akoma nuk eshte e qarte se si ra perzgjedhja e kryetarit te PSSH-se se sapo krijuar mbi koken e Fatos Nanos, antar i Keshillit Presidencial te ideuar nga Ramiz Alia, nje rebel i lindur ne shpirt dhe ne sjellje dhe qe nga ajo kohe e deri me sot, mbetet figura kryesore e pasvitit 1990 bashke me Sali Berishen.
Kongresi i 10-te i PPSH-se ose i pari i PSSH-se zhvilloi punimet teksa pushteti ishte rimarre me zgjedhjet e pergjakura dhe te kontestuara te 31 majit 1991. Parlamenti ishte totalisht i dominuar nga punistet (pas 12 qershorit 1991, socialiste), natyrisht qeveria ishte ne doren e kesaj mazhorance dhe presidenti ishte ish-sekretari i pare i PPSH-se, Pasardhesi i Enver Hoxhes, veriori Ramiz Alia. Qendrimi i pare ne pushtet i socialisteve shqiptare, do te zgjaste rreth 10 muaj, per tu fshire ashper nga PDSH-ja e Sali Berishes me zgjedhjet e parakoheshme te 22 marsit 1992.
Nuk do te mjaftonte lenia e pushtetit, por edhe lideri i socialisteve Fatos Nano, do te burgosej pas nje procesi ku akuzohej per abuzime me ndihmat e “Pelikanit” dhe nje kompani te quajtur “Levante CO” nga Italia. De jure, per 4 vite Nano do te ishte kryetar i PS-se, madje duke rifituar postin edhe nga qelia e burgut. De facto, partia qeverisej nga 4 nenkryetare, mes te cileve do te amplifikohej ndjeshem Ilir Meta.
Viti 1997 solli ne pushtet serish Partine Socialiste, serish me nje fitore plebishitare popullore. Pas trazirave te vitit 1997, socialistet kaleruan me mjeshteri revolten popullore te piramidave dhe me 29 qershor moren frenat e vendit ne dore. Pushteti u gezua per 8 vite rradhazi, ku u provuan disa kryeministra si Nano, Meta dhe Majko, pa llogaritur Bashkim Finon- kryeminister i para 29 qershorit i Qeverise se Pajtimit Kombetar.
Gjate 8 viteve te qendrimit ne krye te saj Nano u perpoq te bente reformim te ketij subjekti politik. Ne mbyllje te mandatit te dyte qeverises, kryesocialisti i beri Partise Socialiste por edhe socialisteve ne pergjithesi, demin me te madh te mundshem: percarjen qe solli largimin e Ilir Metes dhe krijimin e Levizjes Socialiste per Integrim.
Eshte e pranuar nga te gjithe se LSI-ja ne vitin 2005 nxorri ne opozite me ndarjen e votave nga gjiri i te majtes, Partine Demokratike dhe aleatet e saj.
I larguar fizikisht, por i fuqishem brenda rradheve te kongresit te vjeshtes se vitit 2005, Nano i dha nje mesim Rames diten e pare duke i rrezuar nje mocion. Diten e dyte, kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, i antaresuar me firmen e Nanos vetem ne vitin 2003, zgjidhet kryetar i Partise Socialiste. Me shume per interesa te rizgjedhjes si kryebashkiak i Tiranes, Rama startoi afrimin me Ilir Meten dhe LSI-ne. Fryma e bashkimit ne nje koalicion me LSI-ne, u percua pozitivisht ne strukturat e dy partive si motra. Ne zgjedhjet vendore te 2007-es u rifitua Tirana dhe thuajse te gjitha bashkite qender qarku. Pavaresisht se kryeministri Berisha asokohe shprehej “Blue Albania”, ato zgjedhje u perceptuan si fitore e opozites se drejtuar nga Rama, por edhe aleances se re me Ilir Meten.
Pak muaj pas ketyre ngjarjeve, Rama beri edhe gabimin e pare ne levizjet politike. Nisi ftohja me aleatin e tij me te natyrshem, me te fuqishem Ilir Meta! Alternativat mund te jene te shumta, por edhe ne driten e zhvillimeve te fundit, Rama ka gabuar ne logjikimin e tij afatgjate politik. Me zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ne prag, me nje kod te prodhuar me vullnetin e tij per te asgjesuar partite e vogla dhe drejtperdrejte LSI-ne, Rama e mendonte te kryer marrjen e mandatit si kryeminister i vendit. Sipas gjasave, ai kishte menduar dhe te lironte para kohe karriken e kryebashkikut, duke mos e ndjere nevojen per rifitoren e Tiranes, rrjedhimisht duke mos vleresuar se duhet Ilir Meten dhe LSI-ne e tij.
Thone se historia perseritet, kete here, per fatin e keq te Rames, edhe me hidhur. Nese ndarja e votave te LSI-se nga PS-ja ne 2005-en solli ne pushtet PD-ne e Berishes, ne vitin 2009 ishin votat e LSI-se qe u bashkuan ne parlament per ta mbajtur ne pushtet. Me 28 qershor 2009, juridikisht Edi Rama humbi zgjedhjet politike, duke shenuar edhe humbjen e tij te pare ne krye te PS-se. Ne fakt, ishte humbja e pare ne karriren politike te Rames qe nga viti 1998 kur Nano e ftoi te behej pjese e njerit prej kabineteve socialiste te kohes. tashme, thuajse pas 6 viteve ne drejtim te PS-se, Rama po perballet me mundesine reale te humbjes se dyte, me e renda dhe me me pasoja te pritshme per te gjithe opoziten shqiptare: humbjen e Bashkise se Tiranes! Sa per paranteze, Rama ka qene i vetmi nga kryetaret e qeverire vendore te zgjedhur ne vitin 2000, qe beri orakullin per fatin e tij ne krye te Tiranes. Ne tryeza me miq, kishte deklaruar se do ta fitonte edhe dy here mandatin e kryebashkikut te kryeqytetit, per tu larguar me pas edhe nga politika! Shume nga kryetaret e atehershem te bashkive, e shikon me cudi kete profeci, por koha tregoi se doli e vertete.
Gjate 20 viteve, socialistet kane patur vetem dy kryetare: Fatos Nanon dhe Edi Ramen. Nano qendroi ne drejtim te partise 14 vjet, prej te cilave 4 ne burg pa mundesi reale te ushtroje pushtetin politik. Edi Rama po mbush tashme 6 vite te plota ne drejtimin e PS-se. Fatos Nano futi ne mentalitetin e PS-se frymen liberale, e njohur per te gjithe shqiptaret nga transmetimet “live” te mbledhjeve te KPD-se. Nano guxoi te largohet nga drejtimi i qeverise, nga drejtimi i PS-se dhe ti rimarre serish me forcen e bazes socialiste. Edi Rama nuk guxoi te jape doreheqjen pas zgjedhjeve te humbura juridikisht te pakten, me 28 qershor 2009 por rimori mandat tjeter pas pak muajve me parimin e dyshimte “nje antar, nje vote”. Gjate ketyre 6 viteve, fryma liberale ne PS-se eshte minimizuar drejt zhdukjes, duke ia kaluar shume edhe PD-se. Nano tentoi reformimin e PS-se por duhet thene se iku nga ajo duke lene ne krye garden e vjeter. Emrat e rinj te thithur nga Rama qofte edhe nga administrata e Bashkise Tirane, tashme edhe pjese e Grupit Parlamentar, nuk di nese duhet te shihen si reformim i PS-se apo privatizim i saj nga njerez te kryebashkiakut ne detyre te kryeqytetit. Gjate qendrimit ne drejtim te PS-se, Nano fitoi betejat politike te vitit 1997 dhe vitit 2001. Rama ka humbur betejen politike te vitit 2009, ndersa po te diskutojme per zgjedhjet vendore, sidomos ato te 8 majit 2011, nese humbet Tirana, duhet te konsiderohen te humbura.
Ne moshen 20- vjecare, Nano ka qene nje nga djemte te te hedhur te Tiranes, pse jo aventurier. Ne te njejten linje ka qene edhe Rama, ndoshta edhe me i zhdervjellet dhe joshur si ish- sportist i “Dinamos”. Ne jeten private personale, Nano dhe Rama kane te perbashket divorcin me bashkeshortet e para. Zonjat e dyta, kane qene perzgjedhje e ndryshme: Nano ka preferuar nje shume me te re se ai, Rama thuajse nje bashkemoshatare. Qe te dy, jane prinder por vetem me bashkeshortet e para. Arsimimi i tyre eshte i ndryshem, Nano per ekonomi ndersa Rama per arte. Mbase ketu duhet pare edhe thelbi i ndryshimit te tyre edhe ne politike.
Rama eshte nje lojtar i mire ne fushen e letrave, Nano me pak, por edhe ai me shprehje qe kane mbetur ne mendjet e shqiptareve prej shume e shume dekadash. Si lider historik i socialisteve, Nano edhe pas 6 vitesh, mbetet gur i rendesishem shahu ne fushen e politikes shqiptare, mbase edhe me mbeshtetjen dhe deshiren e ish- rivalit Sali Berisha. Pas goditjes ne shesh me 28 maj 1996 ne protestat per zgjedhjet, Rama u be protagonist vetem ne vitin 1998 si minister. Nga ajo kohe ai eshte protagonist edhe si kryebashkiak i Tiranes, por duhet te shihet nese do te jete i tille i zhveshur nga te gjitha funksionet publike e politike.
800 te ftuar nga e majta, ne qender dhe djathtas iu gezuan sot 20 viteve te PS-se. Eshte nje dite e shenuar edhe per te gjithe vendin. Eshte forca politike, qe me shkeputje, ka udhehequr Shqiperine per rreth 9 vite. Eshte forca me e madhe e opozites, numerikisht, me e madhja ne vend. Meqe jemi tek numrat. Nje nga njohesit me te mire te PS-se dhe te majtes, Servet Pellumbi ka sjelle ne vemendje nje shifer interesante. Pas ndryshimit (konvertimit) te emrit ne PSSH, vetem 50 mije antare moren teserat e reja nga rreth 160 mije qe kishte aso kohe PPSH-ja. Nuk dua te aludoj se kjo shifer, 160 mije, eshte thuajse ekzakt shifra e antaresise se deklaruar te PS+PD (nga rreth 80 mije secila), por me vjen ne mendje nje shprehje e Dritero Agollit, te cilen nuk e kujtoj nese e ka thene me 12 qershor 1991:”Te gjitha partite kane dale nga mitra e pergjakur e Partise se Punes”!
Gezuar 20- vjetorin jo vetem Partise Socialiste, por te gjithe shqiptareve, sidomos ata qe merren apo jane afer politikes!

B. D.

Statuja e Lirisë, Porti i New York-ut

Statuja e Lirisë , ndoshta monumenti më i famshëm i botës, i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100 vjetorit të Revulucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e të demokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të “botës demokratike”.
Vendimi për ta ndërtuar atë u mor më 1876, 100 vjet pas revulucionit Amerikan. Mirëpo për shkak të mungesës së fondeve dhe vështirësisë së realizimit të një vepre kaq gjigante, Statuja u “ngrit në këmbë” në ishullin e saj vetëm 10 vjet më vonë.
“Statuja e Lirisë” është e lartë 46,5 m, të cilës i duhet shtuar edhe 46,9 m lartësinë e bazës.
Statuja e Lirisë është një tjetër symbol I Vëllazërisë duke nxjerrë në pah pishtarin e ndezur. Statuja e Lirisë është aktualisht Statuja e Lirive, lirive të shkelura mbi popullin amerikan nga Vëllazëria.
Atje ajo qëndron në ishullin e saj në Nju Jork duke mbajtur pishtarin e saj të lirisë dhe amerikanët besojnë që ajo është simboli i lirisë së tyre në Tokën e të lirëve.
Asgjë tjetër nuk mund të jetë më larg të vërtetës sesa kjo.
Të lashtët e simbolizonin Diellin në këtë mënyrë. Dhe ata nuk mbajnë pishtarin e lirisë, por pishtarin e të ndricuarve, Elitës së zvarranikëve.
Statuja e Lirisë është një symbol i Vëllazërisë i cili thotë: Ne e kontrollojmë këtë vend dhe po ju themi këtë, por ju jeni tepër budallenj për ta kuptuar!
Statuja e Lirisë në portin e Nju Jorkut u prezantua si një dhuratë nga Masonët francez të Grand Orientit për masonët e Amerikës me rastin e njëqind vjetorit të Republikës së parë Masonike
Ajo mban në dorë “Pishtarin e Ndricimit” masonik. Gjithashtu i referuar në vitet 1700 nga masonët iluminatë si “Pishtari flakërues I Arsyes”. Pishtari përfaqëson “Diellin” në qiell.
Titulli zyrtar i Statujës së Lirisë është, “Liria duke Ndricuar Botën”.
Simboli I Pishtarit
Illuminati do të thotë “dritë e plotë”. Një mënyrë për të simbolizuar këtë është të mbajturit e një pishtari. Një pishtar qëndron në majë të Statujës së Lirisë, mbi varrin e J.F. Kenedi dhe mbi një tunel ku u vra princesha Diana.
“Guri I themelit për Statujën e Lirisë u vendos me një ceremoni solemne në vitin 1884, të organizuar nga lozhat masone të Nju Jorkut.
Statuja e Lirisë u skicua nga skulptori francez Bartholdi dhe u ndërtua nga inxhinieri francez Gustave Eiffel (të dy këta frimasonë të mirënjohur), nuk ishte fillimisht aspak një “Statujë e Lirisë”, por u planifikua së pari nga Bartholdi për hapjen e Kanalit të Suezit në Egjipt në vitin 1867.
Bartholdi, ashtu si shumë frimasonë francezë të kohës së tij, u zhyt thellë në ritualet “Egjiptiane” dhe është thënë shpesh që ai e konceptoi statujën origjinale si një portret të perëndeshës Isis, dhe vetëm më vonë e ktheu atë në një “Statujë Lirie” për portin e Nju Jorkut kur u refuzua për Kanalin e Suezit.”

Perendesha Juno
Në mënyrë interesante, perëndesha Juno u paraqit në një monedhë të Vatikanit në vitin 1963 (vini re pishtarin e saj) gjatë periudhës së Papatit të Roncalli-t, që pretendohet të jetë frimason, i emërtuar në mënyrë të cuditshme Xhon XXIII, arkitekt i Vatikanit katastrofik II.
Perëndesha Isis është e njohur me shumë emra, dhe Juno është një nga ata emra.

Pishtari
Analogjia e ‘pishtarit’ është shumë interesante. Statuja origjinale e Bartholdi-t ishte destinuar së pari për Portin Said në gojën e Kanalit të Suezit, do të mbante gjithashtu një pishtar që do të simbolizonte “Orientin duke treguar rrugën “. Sigurisht ‘Grand Orient’, është emri i lozhës mëmë masone franceze dhe së cilës i përkiste Bartholdi. Ekziston një tjetër “pishtar” i ngjashëm që luajti një rol të cuditshëm në Revolucionin francez. Ai akoma shihet sot në vijën e horizontit të Parisit.
Njerëzit sot nuk e kuptojnë pushtetin e këtij simbolizmi dhe se si mund të përdoren ato me efekt shkatërrues në mendjet e masave jodyshuese. Dhe kjo është shqetësuese. Lëvizja naziste e SS përdori së shumti të gjitha këto “lojra simbolesh” dhe bëri kërdinë në botë.”.

Historia, madheshtia, magjia e Amfiteatrit Flavian, i njohur Gjigandi i Romës

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian.
Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.
Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës – dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit.
Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.

Historia
Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç’popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën ‘Domus Aurea dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi). Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin 80. Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin. Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë.

Mesjeta
Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendëshme. Arena e Koloseumit u shëndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.
Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX.

Moderne
Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij. Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.
Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demostrata kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.

Emri
Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit.
Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht).

Përshkrimi strukturor

Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik.Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.
Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si ‘velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.

Përdorimi
Organizimet e manifestimeve të ndryshme janë mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë. Shembull: perandori Trajan për të festuar fitoren e tij në Dacia në vitin 107 ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes tyre.

Kulla Ejfel, France

Projekti i ndertimit te nje kulle 300 metra, lindi me rastin e parapergatitjeve te « Exposition universelle » te 1889.
Dy inxhinieret e ndermarrjes « Eiffel » Émile Nouguier et Maurice Koechlin, ideuan nje projekt fillestar, ne qershor te 1884-es, me kater kembe te drejta qe bashkoheshin afer majes. Gjatesija e kulles kapte shifren simbolike te 300 metrave ekuivalentja e 1000 kembe (njesi matese).
Pas shume hezitimesh, dhe dhjetra skicave me se fundi, ne 18 shtator 1884, Gustav Eiffel merr « lejen e ndertimit » dhe per : « nje ndertim qe lejonte ndertimin e nje kulle metalike qe mund te kaloje te 300 metrat »
Reagimi i parizianeve ne ate epoke kundrejt kesaj supermarieje, ishte i ashper. Nje pjese e mire e qarqeve politike, artistike, te epokes denonin ashper ndertimin e saj. Pjesa me e madhe e parizjaneve , te mesuar me stilin “osmanian” (“Hausmanian style”) te ndertimeve te qytetit, shikonin kullen si nje armik arkitekturor, nje “shemtim” nje “xhunge” qe defiguronte imazhin e qytetit.
Ndertimi i Kulles ne vetevete, perfaqesonte nje veshtiresi te madhe, qe shtohej me faktin se ishte hera e pare qe ndermeret nje “sfide” e tille. Projekti paraqiste 18 000 pjese metalike per ndertimin e saj dhe me nje preçizion te jashtezakonshem (deri ne te dhejten e milimetrit). Bashkimi i pjeseve behej se pari ne toke me bulona provizore; qe zevendesoheshin me pas me ribatina (rivets) te nxehta. Duke u ftohur, ribatina, tkurrej duke shtrenguar ne kete menyre materialet. Ka afersisht 2 500 000 ribatina te vendosura ne kulle.
U deshen pese muaj per te ndertuar bazamentin dhe 21 muaj per te ndertuar kunstruksionin metalik te kulles, qe perbente nje shpejtesi rekord ndertimi dhe kjo vetem me 121 punonjes ne kulle dhe 100 te tjere qe punonin ne parafabrikimin e pjeseve matike ne toke.
Kembet e kulles jane te vendosura ne kater pikat e horizontit L-P-V-J me nje distance 125 metra nga njera tjetra.
Gjatesija e kulles ne 1889 ishte 321,27 metra; sot me gjithe antenen ne maje eshte 324 metra. Kulla peshon 10 000 tone, dhe ne kohe me ere zhvendoset ne maje afersisht 6-7 cm.
Nese do te flisnim per numrin e vizitoreve, Kulla Eifel eshte pa dyshim monumenti me i vizituar ne bote; nje shifer mesatare e ketyre viteve te fundit kap shifren e 7 000 000 vizitoreve ne vit.

Shtjefen dhe Gjyste Ivezaj krijuan e pasuruan Muzeun Etnografik qe ka brenda 3000 vjet histori shqiptare

Nëntë vite më parë në trojet etnike shqiptare të Malesisë së Madhe (Lekaj Tuz),do të niste shtat një muze , një muze që pa frike mund të quhet një monument autoktonie që pershkruan jo vetem një rrugë historike ,por edhe një “autostrad” autentike; të drejtë , pa rrugica e kthesa , që të çon vetem në zemren e Europes antike e moderne . Magjia e ketij muzeu tashme i ka kaluar kufijet lokal e ata kombetare . Ai nuk eshte më vetem pronë e Malesise së Madhe (të dy anëve të kufirit politik), dhe e Patrioteve fisnik që e krijuan Shtjefen Ivezaj me bashkeshorten tij Gjyste Ivezaj ,por është pronë e pa kontestueshme e historise të Shqiptarise, që mban brenda rreth tre-mijë vite histori.. Kushdo që ka njohje për historinë e ketyre trojeve , brenda ketij muzeu , me imagjinaten e tij mund te “ndertojnë” konturet e një qytetrimi e zhvillimi Pellazg , Ilir , Arber e së mbrami Shqiptare , së bashku me rrugen e mundimshme ,por të lavdishme të të pareve tanë , që populluan të parët e për herë të parë këto troje të bekuara të Ballkanit dhe Europes..
Risitë e Muzeut
Nëntë vite muze , mbajnë brenda rreth tridhjetë shekuj histori qytetrimi , ndertimi e zhvillimi , por shpesh edhe mbijetese , kjo është risia më e madhe me të cilen ndeshet çdo vizitor i muzeut etnografik te Malesisë ,që sa më shumë vite të kalojne aq më shumë do të shendrisë si meteor i shqiptarisë .
“Inventari” arkeologjike dhe etnografik i prebëre prej qindra e mijëra eksponatesh na sjell “aromen” e qyteteve e kshtjellave të Diokles , Medunit ,Tivarit , Budves ,Ulqinit ,Vranines , Klementianes , Dinoshes , Qytezes Hotit , Marshenjit , Ballezes ,Shkodres , Drishtit , Lezhes , Danjes , Sappes , Shengjinit , Shazit ( Svaçit) që kishte 365 kisha e manastire , pra sa ditë ka viti..Muzeu me matrialet e tij arkeologjike na kujton kohet e lavdishme të
mbreterve ilir që nga Bardhyli (Ylli i bardh) ,Agroni ,Teuta e deri te Genti.
Na kujton mbreterin Ilire të Dardaneve (Kosoves) me në krye mbretin Longar ,te birin e tij Bato, prijësin Monun e tjer.. Por edhe na “ngjallë”ato kohe te lavdishme te luftes Trojes (para tre-mijë viteve),kur sipas Homerit Dardanet me në krye legjendarin Enea ishin pjese e rendesishme e kësaj historie ,ndaj Virgjili në vepren e tij “Eneida”,(per arritjen pak me vones të Dradaneve në Trojë) vë në gojen e Eneu-t fjalet:”O dritë e Dardanise, t’i shpresa më e madhe e trojaneve , pse u vonove ?”
Eksponatet e “inventarit” të muzeut jane “deshmitare” të jetes të këtyre trojeve nën pushtimin e deri në integrimin e Ilirisë në perandorinë Romake ,ku disa nga perandoret më të shquar të saj ishin ilir ,pra shqiptare.
Ne me këtë rast po sjellim në vemendje vetem dy perandorë, që ishin nga trojet Ilire këtu “afer” muzeut. I pari , Valer Diokleciani i cili nga vetë “mbiemri” tregon se i perket fisit ilir të diokleateve . Ai drejtoi perandorin romake në vitet 284–305 pas Krishtit dhe njihet si perandor ndertues , por edhe perndjekes i besimtareve kristian. Po nga ky fis në keto vite të vështira lindi një ndër pasuesit e fronit të Shen Pjetrit , papa Shën Kaji ,qe udhehoqi selin e shenjtë nga viti 283-296 .Madje për këtë Papë shkruhet se ishte nipi i Dioklecianit.. I dyti Flavio Valerio Kostandini nga Nishi i Kosoves, i cili per veprat e tij si perandor i Romes (vitet 306-337), fitoi titullin ,Kostandini i Madh. Ky perandor ndër të tjera shpalli “Ediktin” e Milanos në vitin 313 me të cilin ndaloi persekutimim e kristianeve dhe lejoi perhapjen e lirë të këtij besimi , ndersa në vitin 321 diten e diel e vendosi ditë pushimi dhe ditë feste per te gjithe perandorin ,duke zevendesuar perfundimisht të shtunden hebraike.Kostandini i madh njihet edhe si ndertuesi i Kostandinopojes (sot Stambolli).
Ky muze eshte mjaft i pasur me eksponate të ndryshme si enë ,vegla-pune, ornamente e tjer. Keto jane prej balte , druri , qeramike , guri , remi (bakri) bronxi , hekuri e matrialeve të tjera , e deri tek “mulliri” familjarë Mokra. Keto jane nga më të thjeshtat e deri ato të zbukuruara me figura e skalitje të ndryshme dhe me simbolika vendase … Matriali arkeologjik percjell jo vetem ritet e jetes , por edhe ato të vdekjes. Madje matrialet e gjetura në tuma apo varre të thjeshta tregojnë se të paret tanë (Iliret…) besonin ne jeten e pertejme ,ndaj i varrosnin të vdekurit të shoqeruar edhe me almise të ndryshme pune , armë , vegla muzikore , enë ,ornamente , paisje ndriçimi (kandila e qiri ) , e deri ushqime që ata i kishin preferuar më shumë sa ishin gjalle. Gjithashtu në periulla të hershme ,Iliret preferonin që të vdekurit t’i varrosnin në lartesi të kodrave ,pasi mendonin se atje ishin më të qetë nga të gjallet dhe ishin më afer perendive (ne kohen pagane ), apo Zotit në Qiell në epoken kristiane..
Muzeu i Malesisë na rezervon një risi të veçant për jeten në fshatrat e këtyre trojeve me “inventarin” e veglave bujqesore ,të ekspozuara… Këtu gjejmë parmenden ,historia e së ciles fillon me maje prej briri ( më primitivja) ,për të vijuar me parmenden me maje bronxi , hekuri e deri tek plugu prej çeliku. Në kete “inventar” të veglave bujqesore të bien ne sy edhe sëpata ,kazma , kmesa , kiza ,latusha , drapri , shati , kosa e tjer.. Me keto të dhëna arkeologjike perputhen edhe vargjet e Klaudianit ,poetit që i perket fundit shekullit IV dhe fillimit te shek.V. kur ai shkruante :
“Ai (bujku ilir) i pertrinë me grihen e tij kosat e nxira nga ndryshku,
i bën te shkelqejne shetrit e demtuar nga mosperdorimi , …..
dhe e mrekullon parmenda ,të cilen rishats në dorë e mori ,
plisa dheu dhe aromë mbjellje nxjerr.
E ndersa pret pyje e shkurre , këtë tokë të re ,
e kthen në ara e vreshta…”
Ndersa një gjeograf më i hershem (shek.III-II para Krishtit) ,Skymi ,shkruante :
“Thonë se rreth detit Adriatik banon nje shumicë ..Iliresh ,pothuajse me një milion e pesëqind mijë banorë ,të cilet kanë një tokë shumë pjellore,
se aty thonë edhe bagetia pjellin binjakë…
Se janë shumë të drejt dhe mikprites , se duan jeten shoqerore , dhe janë të shtyrë pas një jete shumë të hieshme.”
Ndersa nje gjeograf tjeter i njohur, Straboni ,rreth dyqind vite më pas shkruante për Ilirinë :
“Gjithashtu i ngrohtë dhe frutedhenes është ky vend, se është plot me vreshta dhe ullishta të mira…”
Risi domethenese sjellin edhe eksponatat e orendive dhe enëve shtepiake që gjinden në këtë muze ,ku nga keto zgjodhem të “paraqesim:
Sofren pararendësen e tavolines së sotme , që është perdorur nga të parët tanë si orendi shtëpiake ku uleshin të hanin , pinin e bisedonin , burrat ,gratë , femijet dhe miqtë. Risia sinjifikative e kesaj orendia shtepiake që u ka qendruar shekujve është “simboli” i formes saj të rrumbullaket.. Edhe sot kur zhvillohen bisedime që kerkojnë “vlersim të barabart” partneresh dhe homologësh perdoret ” e bija” e sofres , tavolina e rrumbullakët… Ndersa nga enet po i kushtojme rendesi Bulieres “enes” me të cilen transportohej e ruhej uji , uji që malesoret e vlersonin si simbol të jetes duke thënë , “Uji është jeta , ose ku ka ujë ka jetë”. Por me kete enë uji shpesh kane lidhje edhe shumë dashuri në mes vajzave e djemve ,pikrisht kesaje i “kendon” edhe i madhi i letrave shqipe Martin Camaj me vargjet :
” Zade moj Zade
Si nuk pelcas ,
sa uji bjen në bulier,
çoje ruben e nepëm ujë me tas,
Zade moj vashë
Buza mua shqim ma terë .”
Me interesë mund të paraqiten sot edhe risit e veshjeve te malesoreve të ekspozuara në dhomat e muzeut etnografik.
Në veshjen tradicionale të burrave ndihej dora e grave. Disa nga keto veshje që permendeshin me krenari malesoresh janë: Çorapet e burrave për të cilet edhe sot njihen kengë për tuflat e tuflimin e tyre . Por më interesantja duket kemisha e burrit e qepur ,qendisur e zbukuruar nga gruaja. Gratë shpesh në mes tyre bënin “paradë” të heshtur mode , duke ju lavdrua njera – tjetres..Nje famulltar –etnograf e historian nga Bosnja (Lovro Mihaçeviq) ka mbledhur një këngë vaji të gruas për burrin ,që i kishte qepur e qendisur një kemish ,por që nuk kishte arritur ta gëzoj ,ku në mes të tjerave i thoshte :
Njikët këmishë ti me m’ia çue
Edhe thuej ti Gjonit tim ,
Ruaje mirë o more trim,
Me flokë t’kresë e kam qendisë ,
Me lotë t’mi e kam ujtisë ,
Me lotë t’syve e kam shpërla ,
Në zjarm t’zemres e kam tha”.
Edhe burrat kujdeseshin për gratë. Vlerësimi i burrave për gratë shprehej qartë me fjalet lapidare se gruaja është “arka e jetes” së familjes e shoqerisë. Ndresa nga veshjet e grave po veçojmë Xhubleten e cila është veshja mahnitese që për rreth katërmijë vite ka fituar e vazhdon të fitojnë të gjitha paradat e modes së veshjeve të femrave…Ka mbetur unik krahasimi qe i bënë xhubletes studiuesi hungarez Daniel Kornidez në vitet 1753-1754 kur shkruante: “As palloi , e as ylberi nuk kanë aq ngjyra sa xhubleta e grave kelmendase (e malësore)”. Xhubleta ka qënë edhe objekt i shume studiuesve dhe albanologeve ,që nga Hoernes ,Wide ,Evans ,Vasitis ,Nopça e tjer ,të cilet tregojnë për perhapjen e madhe qe ka pasur kjo veshje tek Iliret në kufijet etnik..Në Kretë ekziston nje monument ku është skalitur relievi i xhubletes malesore.. Xhubleta është edhe vlersimi më sinjifikativ që shoqeria Iliro-shqiptare i bënte veshjes se grave… Muzeu me eksponatet e tij na sjellë mjaft deshmi të fiseve apo krahinave Ilire te Labeateve , Diokleateve, Prevalitanisë , Balshajve ,Kastrioteve etj. ,por edhe të organizimeve e çorganizimeve të pushtuesve të ndryshem.. Muzeu u bënë një ekspoze të “gjalle” shumë llojeve të armeve ,që nga më primitivet e deri tek armet e zjarrit ,me të cilat të parët tanë mbrojtjen doket ,zakonet ,besen ,nderin dhe trojet e tyre. Kesaj rruge të mundimëshme por krenare të të pareve tane gjermani dr. Gerhard Geseman i kushton disa vargje brilante me titullin d.m.th. “Krenari Shqiptaresh” ,vargje te cilat po i kujtoj :
Nuk të perulem e as nuk të leshoi udhë !
Pse jam i vorfen pa fajin tim ,jame burrë!
Nuk të leshoj udhë , anise pjell e një bareshe!
Nuk të nenshtrohem, sikur të jesh bir i çdo mbretereshe !
Ti mund të kesh lindur në djepin me ar,
i mbeshtjellur me mendafsh të bute e të paparë;
ushqye me musht luleshqerrash e me mjaltë,
pasanikja të ketë mbeshtjell me brez te artë.
Po une jam ma i madh në kasolle vorfenie,
me buke ,krype ,e fjale fisnikerie,
e ruajta , e mbrojta , u gjakosa për këtë tokë,
ndër motet ma të veshtira pushken pata shok.
Në lahuten time do ta gjesh historinë,
të lashte sa rruzulli për mua, për Shqiperinë!
Më ka lindë shqiptarja e ashper e fortë,
midis dheneve dhe krismave ,mbi shkambin e ftohtë,
Më ka mbeshtjellun me shallin e leshtë e të ngrohtë,
pshtjellakun ma të mirë ,që s’asht pa në botë!
Lidhur më ka me sixhim ,loze manaferre.
Nuk më ka perkedhelur ,por ushqye me tamel dele !
Dhe për këtë jam betue :
Askujt udhen për vendin e të parëve nuk kam me ja lëshue !.

Por risitë e muzeut nuk mbarojne këtu ,ato vijojnë me trashigimin e fjaleve dhe emrave të disa eksponateve që vijnë thuajse që nga Ilirishtja e deri në shqipen apo gegnishten “orgjinale” që ruhet sot vetem në trevat e Malesisë së Madhe..
Në ambientet muze hellin shtat biblioteka, filatelia dhe veçanarisht fototeka me një vlere historike autentike mbi 60 vjeçare të fiksuar me mjeshtri në celuloid nga fotografi , dhe tashma etnografi Shtjefen Ivezaj që ka fotografuar jo vetem me aparatin e tij fotografik ,por edhe me sytë ,zemren dhe shpirtin e tij prej një shqiptari të madh që e don pa hile historinë e vendit vet…
Le ta falnderojmë dhe vlersojme për këtë mrekulli zotin Shtjefen Ivezaj me bashkeshorten Gjysten…

BIBLIOGRAFI E KONSULTUAR:
1.Robert d’Angeli ,ENIGMA
2.Serge Metais ,HISTORI e SHQIPTAREVE ,nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves.
3.Edwin Jacques , SHQIPTARET..
4.Aleksander Stipçeviq ,ILIRET ,historia, jeta , kultura,simbolet e kultit.
5.Zhan Klod Faveirial ,HISTORIA (më e vjeter) e SHQIPERISË.
6.Preloc Margilaj ,Iliret flasin-shqip ,Shqiptaret flasin ilirisht.
7.Giuseppe Gelcich ,ZETA DHE DINASTIA E BALSHAJVE.
8.Lovro Mihaçeviq ,NEPER SHQIPERI (1883-1907)….
9.Maksimiliani i Parë ,Kujtimet e Jetes sime nga Shqiperia.
10.Skender Anamali ,ARKEOLOGJIA dhe BUJQESIA.
11.Sokol Lulgjuraj ,MALESIA E MADHE NDËR SHEKUJ .
12.Myzafer Kokurti ,PARAILIRET . ILIRET . ABERIT.
13.Milan Shuflaj ,QYTETET DHE KESHTJELLAT E SHQIPËRISË..
14.Franc Baron Nopça , UDHËTIME nëpër BALLKAN..
15.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi I Shqiperise së Eperme ,ose Gegërisë.
16.A. Degrand ,Kujtime nga Shqiperia e Eperme.
17.ILLYRICUM SACRUM -10- , burime dhe dokumente , perg. nga Musa Ahmeti dhe Etleva Lala.

Ndue Bacaj

Shkodra i heq emrin e bulevardit kryesor, M. Barleti dhe ia vendos Skënderbeut!

Agron Luka

Shkodra, nuk i eksploron e nuk i nderon siç e meritojnë, historinë antike, Komunën Qytetare dhe qytetarët e saj Rilindas Evropianë, etj!
“Shkodra ka një histori të lavdishme dhe madhështore”, shkruante meshtari, rilindasi evropian dhe historiografi “i qytetërimit alban, i nacionit dhe i Albanisë e Epirit” dhe njëri ndër etërit, themeluesit e shkencës së albanologjisë, para 5 shekujsh. (Rrsh, f 38; HS, bot. 1967, f 222, f 448 etj)
Në tekstet e hershme të numizmatikës evropiane, figuron me monedhat e tij edhe qyteti ynë. Sado, “mbas pilafit” në vitin 2011, dikush u kujtua për një emër rruge Teuta. E kishte Durrësi e se kishte Shkodra, e cila nuk kishte e nuk e ka as emrin me alfabetin orgjinal të asaj kohe “ΒΑΣΙΛΕYΣ ΓΕΝΘΙΟΣ”! Pa folur se qyteti mund të kishte në disa sheshe e vende, disa kopje të thjeshta të objekteve antike…
Kush di të më tregojë se, pse nuk kanë një KATALOG me teknologji moderne, për monedhat e prera në Skodrinon, pa folur pastaj për të huajat?! O çfarë injorance dhe turpi, flihet gjumë letargjik dhe nargjyleik edhe në këtë kohë evropiane! Përse të mos ketë Libra prezantimi Bashkia e Shkodrës?!
Sa për pak “kujtesë historike historike”, ndaj organeve vendore dhe stafeve të kulturës, kur Gj. K. Skënderbeu e sidomos nipi i tij Hamza Kastrioti, sulmuan Shkodrën dhe dogjën ullishtet dhe pemëtaritë e kultivuara me shekuj, siç e shënonte M. Barleti, “ata morën një përgjigje të shënuar nga qytetarët e lirë”. (HS, f 155)
E gjith kjo do të thotë se, akoma sot e kësaj dite bashkiakëve, këshilltar bashkiakëve dhe rrogëtarëve të organeve të kulturës, nuk u ka hyrë në mendje-konceptim se, Shkodra mesjetare ka patur një lloj qytet-shteti qytetar, borgjez mercantilist, Komunë Republikane. Dhe fjala Komunë është identike me fjalën e re Bashki, kurse paradoksi “alla shqiptar” i shek XX-XXI e ul si tonalitet Komunën tradicionale evropiane një oktavë më poshtë… akoma më keq duke ia fshirë me “tul buke” edhe ekzistencën e saj historike, për hatrin e feudalëve Balsha!
Pa dashur dhe pa pretenduar të bëj kritizerin ekstremist, heqia e emrit bulevardit të vetëm (edhe ky i sabotuar nga konceptimet enverhoxhiste e tradicionaliste) nga Marin Barleti dhe vendosia e emrit Skënderbeu, për mendimin tim personal nuk më duket aspak i justifikuar. Edhe sikur vetë universiteti i Shkodrës ta kishte emrin M. Barleti dhe një nga dekanatet e tjera Marin Beçikemi apo “Arkitekt Donati” etj, do të ishte normale…
Normale, do të ishte gjithashtu që emërtimet e rrugëve, rrugicave, vendosia në qendrat e busteve, memorialeve, pllakave përkujtimore etj të jenë me një farë proporcionali pluralist dhe jo mbi baza kulte individi apo dominimesh partiake e fetare…
Do të ishte plotësisht e arsyeshme e justifikuar etj, që ish pjesa e lashtë e antike e qytetit poshtë në rrethinën e Rojtëzes/Kështjellës, përfshirë edhe të gjith kodrat dhe zallishten e shelgjishten e Drinit, të mos asgjësohet, sikurse ka marrë udhë nga viti 1990 e këndej… Duhet një sforco e madhe të rikuperohet, të spastrohet kjo zonë dhe të shpallet “Zonë Arkeologjike dhe Park Nacional”, sa nuk do të jetë tepër vonë!

ΣΚΟΔΡΙΗΝΩΝ-i antik njëra nga të mbiquajturat Aleksandritë e botës antike?
Disa copëza burimesh antike, pjesë nga burimet bizantine, pothuajse të gjitha burimet osmane, vetë M. Barleti etj, e hapin çeshtjen në se Filipi i II dhe Aleksandri i Madh kanë patur një dorë ndërtimore në Shkodër. Dikur prof. A. Buda e theksonte: “Nuk është e rastit, mendoj unë që turqit i dhanë Shkodrës emrin ISKENDERIE – qytet i Skënderit, sepse edhe mbrojtësit ia atribuonin themelimin e qytetit luftëtarit të Madh, Aleksandrit të Maqedonisë”. (RrSh, Parathënia, f 12-13) Emri Iskender, ishte emri egjiptian i Aleksandrit dhe fillonte me shkrimin piktografik me shqiponjën A = AEΘΩΣ, pastaj me Λ = luan etj.
Aktualisht, disa burime janë shtuar, në favor të kësaj hipoteze. Por, do të ishte e nevojshme që organet vendore, të hapin një konsultë shumë më të gjërë, se sa rrethi i ngushtë i militantëve, universitarëve lokalë dhe kursantëve gjashtëmujorsha. Pritet me interes të madh ajo ekspedita polake e specializuar e gërmimeve arkeologjike, aq e reklamuar si tender etj, në mos qoftë ndonjë bllof…

“PRIVILEGIUM ALEXANDRI MAGNI MACEDONIS EX GRECO ORIGINALI TRADUCTUM”

Unë Aleksandri, bir i Filipit mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon dielli, nga veriu në jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë, dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qëndrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende, dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe njëmbëdhjetë princë të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashigimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë, në vitin 325 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.
(“Statuti di Scutari, della prima metà del secolo XIV con le addizioni fino al 1469”, a cura di Lucia Nadin, giugno 2002, Roma.)

Vini re: Një aleancë gadishullore me popuj evropoidë, të farës së shquar dhe të një gjuhe të përafërt, që pushton botën në katër koordinatat!

Çfarë kërkon “Biri i Zeusit/Zotit”, në një akt Testamentar e Privilegjesh, që ruhej në “Arkën e Komunës” së Shkodrës me tre Çelësa dhe ku janë ripërtërirë ato çelësa sot?! (Neni 88, i “Statuteve të Shkodrës”, bot. 2002, f 194)

Ne, pasardhësit autentikë të Pellazgëve

(Nga Eduar Shnaider – Përktheu, – Lekë Pervizi)

Mark Bregu

Nuk asht as i pari, as i fundit i huaj, që duke pasë qëndruar për një kohë të gjatë në Shqipëri, të ketë arritë në këtë përfundim. Kujtojmë Pokevilin, Hahnin, Mis Durhamin, Bayronin, Zef Valentinin, Nopçen, Baldacin, e sa e sa të tjerë, austriakë, historianë, diplomatë, etnografë, gjeologë, shkrimtarë e piktorë. Të gjithë pa përjashtim kanë arritë në përfundimin që shqiptarët i përkasin asaj race të konsideruar e humbur, racës së Pellazgëve të motit, siç thotë Fishta, me të cilët i lidhë gjuha, monumenti i gjallë i identitetit të shqiptarëve si popull ma i vjetër në viset ku jetojnë akoma dhe në viset e tjera europiane, qysh nga zanafilla e qytetërimit njerëzor në këtë kontinent. Nuk janë të pakët studiuesit e huaj që duke i hyrë gjurmimeve në drejtimin e zbulimit të mistereve e të sekreteve të lashtësisë, për të ndërtuar një histori sa më të vërtetë të formimit të popujve dhe të qytetërimeve që ata kanë zhvilluar, kur kanë ardhë te çështja shqiptare janë gjetur para një problemi të madh: ky popull paska ruajtur të pacënuar një gjuhë mijëravjeçare, e vetmja që mund t’i jepte një atyre problemeve të mbetura pezull, mbi origjinën e zhvillimin e qytetërimit njerëzor në Europë. Disa studiues nuk munden me shkue më tutje dhe mbetën në pozitat e tyre, sepse nuk i ishin futur punës të studimit dhe përvetësimit të gjuhës shqipe, pa të cilën përfundonin në qorrsokaqe pa dalje. Akoma edhe sot e ksaj dite, gjuhëtarët, edhe ata më të “shquarit”, nuk kanë asnjë njohje sado të përcipët të shqipes, për mos me thanë hiç fare, për të mbështetur hipotezat ose tezat e tyre. Por, pati edhe nga ata, që ia kuptuan vlerën dhe iu vunë punës për të hulumtuar e për të studiuar seriozisht atë gjuhë të përveçme, që flitej në atë kënd jug-perëndimor të Ballkanit, gjuha e “Pellazgëve”, që ruhej akoma në dialektet e gjuhës shqipe, e posaçërisht në të folurit e malësisë së Veriut të Shqipërisë. Këta gjuhëtarë dhe albanologë, meritojnë nderim dhe respekt të madh prej ne shqiptarëve, që askush nuk ua dha deri më sot. Emrat e Shuflait, Joklit, Shlajnerit, Bopit, duhen të shkruhen me germa të arta në institucionin ma të lartë të vendit, siç është Akademia e Shkencave, sepse pikërisht prej tyre u ringjall interesimi për vendin ku banojnë akoma pasardhësit e Pellazgëve. Së pari (për etikë e mirënjohje) na duhet të themi dy fjalë për autorin. Duke lexue librin e kuptojmë, se kemi të bëjmë me një njeri të brumosun me dije dhe me kulturë të fortë, ku spikat zotërimi i gjuhëve të huaja të gjalla e të vdekura, dhe sidomos njohja e Gjuhës Shqipe me themel.
Autori francez, Eduard Shnajder (si kryeingjinier) për qeverinë turke në Shqipëri me banim në Shkodër, në vitin 1885 – 19…(?) ku dhe u martua e pati dy vajza, me qëndrim të gjatë në vendin tonë, ai e ndjeu tërheqjen e këtij populli fisnik aq të vjetër dhe aq të pasun me zakone e tradita të trashëgueme e të ruajtura që nga lashtësia. E kuptoi se Gjuha Shqipe ishte një nga veçoritë e rralla të këtij populli, dhe se lidhej me origjinën e saj qysh nga kohërat e humbura të parahistorisë, si gjuha e padiskutueshme e popullit të madh Pellazg. Shqiptarët pra, ishin trashëgimtarët e drejtëpërdrejtë të Pellazgëve. Duhej punuar për këtë problem të jashtëzakonshëm. Ai u gjet përpara një rrace të jashtëzakonshme autoktone shqiptare, që identifikohej me malsorët e Veriut, që të ngujuar në malet e tyre të ashpra, larg botës së qytetëruar, kishin ditur të vetëqeveriseshin e të mbijetonin, duke ruajtur traditat, zakonet, ligjet dhe gjuhën, pa përfillur pushtimet e vazhdueshme, që ata i ndiqnin nga lartësitë e paarritshme të maleve të tyre, si shqipet, e prandaj u quajtën bijtë e Shqipes. Dami ma i madh i erdhi shqiptarëve nga pushtimi turk, sepse ky pushtim e izoloi vendin nga bota e qytetëruar e nuk e la të zhvillohej në barazpeshë me të tjerët. E kur Pavarësia erdhi me 1912, bota europiane kishte përparuar dhe kishte arritur një zhvillim të përkryer. Shqiptarët që iu ishin ngjitur maleve të tyre, qëndruan atje afro 500 vjet të detyruar të kultivonin vetëm injorancën dhe analfabetizmin e të rrinin në po atë gjendje prapambetje siç kishin qëndruar prej shekujsh të tërë. Kjo, po të vështrohet nga një pikpamje reale, krahas të ardhurit keq për këto padrejtësi të historisë, nga ana tjetër, falë prapambetjes ku e katandisi vendin pushtimi osman, u ruajtën të pacënuara cilësitë e tyre zanafillëse, si një popull që trashëgon nga lashtësia ato veçori që e radhitnin me popujt ma të vjetër të kontinentit dhe pasardhës të Pellazgëve, ku gjuha merrte randësi të jashtëzakonshme. Pikërisht këtu e përqëndron studimin e tij autori, i cili për ma tepër e ndien vehten gjithashtu të përfshirë në racën Pellazgjike, sepse sipas tij, të gjithë popujt europianë, e kishin origjinën prej asaj race, por duke i pasë humbur lidhjet gjuhësore me pellazgët, kjo përparësi u takonte shqiptarëve. Ai ishte shtyrë edhe nga lidhja që kishte ba në vendin tonë duke u martuar me një shkodrane. Librin (autori) ia kushton vajzës së vet, Matilde, ku paraqet edhe bindjen dhe krenarinë e tij për njohjen e ktij populli të vjetër e fisnik, dhe e quan edhe vehten se i përket ksaj race-proto-europiane. Kurse populli Helen, që dihet se origjinen e kishte prej Pellazgëve, ishte shkëputur aq shumë prej tyre nga ana gjuhësore, sa nuk mbeti asnjë lidhje idiomatike me ta. Vetë gjuhëtarët grekë, ndonëse me keqardhje, janë detyruar ta pranojnë këtë shkëputje prej Pellazgëve, prej të cilëve faktikisht përfituan themelet e atij qytetërimi që ma vonë do të shkëlqente në kohën e artë të “Greqisë së Vjetër”, së cilës nuk ia mohon askush meritat. Por, jo këto merita të mund të errësojnë dhe të fshijnë nga faqet e historisë, ekzistencën e kontributin e madh të Pellazgëve, dhe trashëgiminë që ata gjetën të ruajtur te shqiptarët, pasardhësit e tyre të pa diskutueshëm.
Ky, pak a shumë qëllimi i autorit për të nxjerrë në pah popullin shqiptar ashtu siç vërtetësisht asht. Në trajtimin gjuhësor të studimit të tij ai mbështetet te gjuha veriore, ku gjenden të ruajtura rrënjët e pellazgjishtes. Duke e konsideruar pellazgjishten si gjuhën fillestare të të shprehurit të njeriut primitiv, nga ku u formuan popujt e vjetër europianë, ai e mbështet studimin e tij, te fjalët rrënjë të shqipes, që sot e kësaj dite ruhen të pacënuara si njërrokëshe.
këto fjalë – rrënjë, sipas tij dhe sipas gjuhëtarëve të tjerë, arrijnë te shqipja (në 785) tinguj një rrokëshe, që përbëjnë bazën themelore jo vetëm të gjuhës shqipe, por të gjitha gjuhëve të tjera europiane, të cilat paraqiten me jo ma tepër se katër ose pesë rrënjë primare. greqishtja paraqitet vetëm me (9) rrënjë e Latinishtja vetëm me një. Pra, një rekord absolut, që i jep shqipes përparësinë e pa mohueshme si gjuhë – amë e gjithë gjuhëve të tjera. Prandaj autori, duke konsiderue këtë paraprinje të Pellazgjishtes, e pranuar nga Herodoti dhe autorë të tjerë të vjetër i paraqet në Librin e tij, të gjitha fjalë-rrënjët njërrokshe të Shqipes (që ai ka njohur) për të mbështetur me fakte tezën e tij, gjë kjo që do të interesojë shum për lexuesin shqiptar, duke e ditur se paraqitjen gramatikore ai e ka zhvilluar për francezët dhe të huajt e tjerë, që binden se i vetmi popull që mund të mburret se trashëgon vetitë, zakonet, traditat, tiparet dhe gjuhën e Pellazgëve, asht populli shqiptar. Në këtë përpjekje, ai na jep disa shembuj edhe mbi Etimologjinë Shqipe të disa emnave të hyjnive, herojve e personazheve të miteve të lashta, që përputhen në shumë raste me gjuhën tonë, që, në qoftë se për dikë do të dukeshin pa vend atëherë le të dalin burra që t’u japin një kuptim në gjuhën tjetër. Këtë autori e thotë për studiuesit shqiptarë, të cilët në qoftë se tregohen skeptikë, apo qeshin mbi këto përfundime, do të kishin dëshirë të dijnë prej tyre si asht e mundur që akoma edhe sot nuk doli kush prej tyre që të merret seriozisht me studimet gjuhësore të thelluara paleografike, ku shqipja luan rol kryesor. “Ballafaqimi dinjitoz i përkthyesit të kësaj vepre, na kujton tonet qortuese të bashkëatdhetarit të tij, (të ndjerit Faik Konica), i cili ma shumë se një herë shpërthente dufin e tij ndaj “shurdhë-memecëve të kohës” (mendimi im M.B). Autori francez, Eduard Shnajder, mbështetet mbi banorët e Mirditës, sepse i konsideron ata si trashëguesit më të afërt të Pellazgëve. Sipas tij, për kohën që ai jetoi mes tyre para ma shumë se 130 vjetësh, kur e gjithë Shqipëria ndodhej nën sundimin turk, në errësirën e injorancës pa asnjë frymëmarrje qytetërimi, mirditorët kishin mundur t’i mbajnë zakonet e gjuhën siç kishin qenë para mijëra vjetësh, atje midis maleve të tyre, me pak ndryshime në veshje e në disa forma banesash paksa ma të përshtatshme se shpellat. Invazimet e huaja u kishin shkuar për rrëzë.
Dihet historikisht nga historiani Tit Livi, se kur romakët pushtuan gjithë Ilirinë, nga deti Adriatik deri në lumin Danub, pra gjithë Ballkanin, e vetmja krahinë e pa pushtuar kishte mbetë ajo e Pirustëve, pra Mirdita. Përfundimisht çfarë mund të nxjerrim nga ky studim? E para, si popull ma i vjetër jo vetëm në Ballkan, por në gjithë Europën. Të mos harrojmë se deri në kohën e Homerit, Europë quhej e gjithë hapësira nga Anglia deri në detin Kaspik e në kufi me Hindinë. Kurse Azi, quhej e gjithë Afrika me Gadishullin arabik deri në Oqeanin hindian. Në Librin (e sipërcituar) janë paraqitur hartat e botës së vjetër sipas Homerit dhe Hekateut, Gjeografit të shek. VI të lashtësisë. E dyta, Gjuha Shqipe mbetet gjuha ma e vjetër dhe përcaktohet si gjuhë – amë e gjuhëve të tjera europiane. Nga kjo del mangësia absurde e mos futjes në shkolla të studimit të Gjuhës së Vjetër Shqipe, nga zanafilla e dokumentat me mbishkrime të dokumentuara pellazgjike, të popujve që flasin dhe e shkruanin këtë gjuhë si Etruskët, Kretezët, Donët e Jonët, Ilirët, Thrakët e Dakët, Keltët, Iberët, Skithët etj.
Duke e ditur se shumë shkencëtarë paleografë kanë punuar e kanë arritur në këto përfundime, veçanërisht studiuesja e mirënjohur shqiptare, Nermine Vlora (Falaski) nga studimet e së cilët, në libër ka disa shembuj të paraqitur për lexuesit. Kjo shqiptare krenare dhe shumë fisnike, duhet të kujtohet e të nderohet për kontributin e madh që i ka dhanë studimeve mbi origjinën dhe zhvillimin e Gjuhës Shqipe, si Gjuhë Çelësi i gjuhëve të tjera, të gjalla e të vdekura. Në këtë kontekst, vlen t’ju kujtojmë studiuesve dhe gjuhëtarëve se, të gjitha tentativat për deshifrimin e mbishkrimeve të vjetra me anë të Greqishtes, Latinishtes e gjuhëve të vdekura apo të gjalla kanë dështuar. Ma flagrantja asht ajo e deshifruesit ma të mirë të kohëve sekrete të Luftës së Dytë Botërore nga anglezi Majkëll Ventris, i cili e mori përsipër të përkthejë tekstet e vjetra të Kretës, me anë të greqishtes e latinishtes, ose të arrijë me një zbërthim kodik të veçantë, sigurisht pa e njohur se ku binte Gjuha Shqipe.
Në përfundim: konstatojmë vullnetin e hekurt të inteligjencës shqiptare të Diasporës e cila shkrin pa kursim të gjitha energjitë për lartësimin e vlerave të Kombit.
Eruditë, studiuesi dhe përkthyesi i njohur Lekë Pervizi, na kujton Nolin, Gurakuqin, Konicen, Fishten, Camajn e Kadarenë, të cilët i dhanë gjithçka i duhej dhanë Atdheut.
Gjej rastin t’i uroj shëndet dhe jetë të gjatë z. Lek Pervizi dhe t’i kujtoj se, e kam dhe do ta kem për nderë, bashkëpunimin me revisten “Kuq e Zi” ku ai e drejton për afro dy dekada, me shumë dinjitet. falnderoj gjithashtu dhe gazetën “Shqipëria Etnike” dhe gjithë stafin e saj për paanshmëri dhe korrektësi në trajtimin e problemeve që po na ofron koha, dhe që janë mjaft të mprehta. (M.B)
Për të vërtetue studimin plot vlerë, dhe që na bën të krenohemi si populli më i vjetër i kontinentit europian, të autorit francez Eduard Shnajder, mjafton t’i referohemi poetit tonë kombëtar – Atë Gjergj Fishtës kur citon:
“Nder k’to vise të Ballkanit,
T’parët tanë Pelazgët e motit
Gjanë e gjallë kullosnin Planit
Që t’i ngisnin n’fusha t’Zotit

Kishin frone e ligje t’mbara
E’ për gjatë shtegut t’qutetnimit
Ishin shty ata shumë përpara
Që n’Pranverë të Rruzullimit.

Hyrja në “rezonancë” të plotë e vargjeve të Poetit dhe shkencëtarit tonë të madh, me studiuesin francez, asht një arsye ma shum për të vërtetue lashtësinë tonë pelazgëgjike dhe për t’u mburrë me Gjuhën tonë, si Gjuhë mëmë e Europës. M.B.

DODË TAHIRI PORTJERI I KOMBTARËS SË SHQIPRISË DHE I MALIT TË ZI

Aventura të panjohura të portjerit parë të Kombtares shqiptare
Prelë Milani

Kanë thënë për Dodë Tahirin:
Me 1 janar 1935 po udhtonim për në Kotorr me ekipin e “Buduçnostit” me një kamjon. Kur në qoshe të kabinës së kamjonit ishte strukur edhe Doda. Fituam 2:0 Tahiri e mbrojti shkëlqyshëm portën e”Buduçnostit. Nga një ndeshje në tjetrën, fitoi simpatinë e futbollistve dhe sportdashsve. Në se ishte bujtës në familjet e shumë simpatizanve të ekipit, por edhe më shumë se kudom në familjen time
Millan Rajçeviç
Fatin e përcaktimit të titullit kampion do ta përcaktonte vija e mesme dhe portjeri Dodë Tahiri. një ruajtës besnik dhe ekspert i rrjetës…Portjeri shkodran në këtë kampjonat eshtë ndodhur në një formë të shndritshme…
Anton Mazrreku
“Duke qënë si lis i gjatë bllokonte portën tërësisht, aq sa porta përpara sulmuesve kundërshtar dukej sa një vrimë gjilpëre. Eja të shohësh në portë kësi kolosi…nuhatës i mirë, i pjekur i matur dhe përceptues i kohës dhe i radhës së sulmeve kundërshtare”.
Ismet Bellova
Dodë Tahiri nuk ishte sportist i thjeshtë, por mbi të gjitha këmbngulës për fitore dhe drejtues i aftë në lojë i ekipit dhe sidomos strateg do të thonja në mbrojtje
Bimo Fakja Kampjon i madh i futbollit shkodran e kombëtar
Dodë Tahiri kishte lindur për të luajtur futboll prandaj e meritoi të ishte kampjon i Vllaznisë dhe Kombëtarës, portjer i “Cetinës”, “Buduçnostit” dhe “Hajdukut”.
Pal Mirashi Mjeshtër i Merituar i Sportit
“Doda ka rast t’i tregojë publikut që gjendet në formë të shkëlqyeshme dhe muri i pakalueshëm i portës shkodrane. U dallua Doda për pritjet e mrekullueshme Gjeloshi në mënyrë të posaçme për lojën korrekte dhe Smajli.
Sporti shqiptar”, 27 gusht 1946.
Në ndeshjen me Bullgarinë, në minutën e 44 futbollisti Leskov, në një largësi prej 20 metrash gjuan fort, Doda me një hedhje vertetë të bukur prêt topin që ish ba gati me prekë rrjetën”.
Sporti në Shqipërinë e re, 9 tetor 1946.

Dodë Tahiri është një përsonalitet gjurmëlënës i botës së futbollit shqiptar, djaloshi me guxim të pa shoq dhe shpirt atdhetari, sportisti shembullor me të cilin fillon alfabeti i portjerëve të kombëtarës sonë. Njeriu që luftoi për Shqipërinë edhe në grykën e llogorit edhe në qilimin e blertë të futbollit, aty ku këndohet hymni kombëtar dhe fanella sportive ka ngjyrën e flamurit. Ai lindi në Pecaj të Dukagjinit në 27 nëntor 1915.Mbeti jetim që në moshë fare të mitur, vëllai i vetëm të dy motrave të tjera, njëra nga të cilat erdhi në jetë nga martesa e dytë e Tahir Xhurit me një shkinë Potgorice sa e hijshme aq e dhimbshme e plot vyrtyte e cila iu bë Dodës si nënë e vërtetë jo si njerkat e zakonshme. Doda në Potgoricë u rrit edhe u arsimua, duke marrë një formim të mirë para universitar dhe mbi të gjitha iu dha mundësia të merrej me sport qysh në moshë të vogël.Vitet kaluan si pa u ndier, ndërsa Doda lëshonte shtat si picaku në pyll dhe pa shumë zhurmë, pa shumë bujë zuri vend në portën e “Budeçnostit” të Potgoricës ekipit më shquar malazez, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet të demdura sportive në Potgoricë, Cetinë, Splid, Lubjanë, Tivar, Lazarovec, deri në Beograd.

Dodë Tahiri qëllon me bamba dhe u arretiset gjermnve:

Doda qe bërë i famshëm në shkurt të vitit 1944 kur u pati hedhur një garntë patrullës gjermone që po e shoqëronin për në gestopo.
Bashkohsi miku dhe kolergu i Tahirit Zyhdi Barbollushi në librin e vet “Një jetë mes sportit dhe artit, duke na sjellë kujtimet e tija, të Ernest Helepjanit, Ndrekë Gjergjit, Marsh Hajatit përshkruan “aventurën”sa trimërore, spektakolare dhe dramatike të Dodës.
“Në postën e vjetër, karshi shtëpisë së vëllezrve Durragjati, ka qënë një lokal, në vitrinën e të cilit lexohej ky shkrim: “Lokal i lejum vetëm për gjermanët”, kopri foko ( qarkullim i ndaluar);ishte i lejuar edhe për kosovarët, që ishin në gestapo. Në një rast, hyn në lokal Dodë Tahiri, i shoqëruar nga vëllai i Cin Nikës, ish futbollist me Lezhën. Sipas Ernest Helepjanit, Doda duke pirë, ia kamarrë një gënge sllave. Aty qenë disa kosovarë të gestapos, të cilët i thanë që të mos këndonte këngë sllave, por Doda vazhdoj në të tijën. Pas pak minutash, kosovarët i çojnë dy gjerman të veshur me uniformën e gestapos, të cilët e urdhërojnë Dodën dhe shokun e tavolinës që të dalin jashtë lokalit. E kontrollojnë dhe i gjejnë në trup një parabel gjerman, ndrkoh që në kofshën tjetër, kishte të fshehur edhe një parabel tjetër dhe dy granata. Pra njërën armë ia morën e tjetra i mbeti. Po kështu i mbetën edhe dy granatat. Gjermanët e gestapos u revoltuan dhe e morën përpara, për ta çuar në burg. Në momentin kur po kalonin përpara Profekturës së Shkodrës, Doda lëshon njerën nga granatat. Gjermanët humbën toruan, çka i dha mundësi Dodës e shokut të tij t’u humbnin nga sytë. Kështu ai mes alarmit iku nga Lagjia Perash, tek Xhamia e Kuqe, në Qafhardhi, Tepe e drejt Gomës së Harapit. Meqë ndjente dhimbjen e plagve, që kishte marrë nga shpërthimi i bombës lrohet nga disa plaçka, që kishte me vete, madje hellë edhe rripin e fishekve, vihet sërisht në rrugë për në Kuç e Vukatanë dhe më në fund pas një rrugtimi të gjatë e të mundimshëm, mbrrinë në Dukagjin dhe behet pjes LNÇ.
2-Partizani sportist:
Fill pas çlirimit fillon Kampjonati Kombëtar i Futbollit, një paradoks i veçantë, ai qe deri dje ishte i veshur me uniformën e partizanit tani do të vishte një tjetër uniformë, do të vishte fanellën e portjerit të “Vllaznisë”, fare pak më vonë edhe atë të Përfaqësueses për t’u shpallur kampjon i dyfishtë. Gazeta “Sporti”e 15 gushtit 1945 në prag të kampjonatit shpaloste titullin “Shkodranët kanë namë në rrekorde”! “Skuadra shkodrane i është përveshë një rekordi të veçantë ka zhvillue 6 ndeshje pa pësuar asnjë gol, ka shënue plot 24, ka fitue me Prizrenin 3:0, me Prishtinën 6:0, me Divizjonin e 46 jugusllav 2:0, masandej fiton në Shkodër me Tivarin 6:0, mundë Prishtinën përseri 2:0,” Budiçnostin” e Potgoricëc 3:0, ndeshjen e dytë me Divizionin 46 jugusllav 3:0, pra nuk ështe punë e lehtë 540 minuta pa pësur asnjë e shënue plot 24. (Sporti” 15 gusht 1945) Si fitore legjëndar e kohës për ekipin shkodranë u quajt fitorja ndaj “Hajdukut” të Splidit 2:1 e luajtur me 1 shkurt të vitit 1946 në Shkodër.”Hajduku” një emër i madh i futbollit jugusllav me aktivitete të dendura ndërkombëtare me rezultate shumë pozitive 21 fitore, 2 barazime dhe vetëm katër humbje të arritura me skuadra me emër të futbollit evropjan.” Fitorja erdhi nga këmbet Met Vasisë e Hamdi Bakallit që shënuan ata dy gola mbresëlënës, erdhi nga këmbet e Sllave Llëmbit, por ruajt edhe e duart sigurta të Dodë Tahirit”. I famshmi “Spartaku” i Moskës mbrrinë për një turne miqësorë në Tiranë, takimin e parë e zhvilloi me “Përfaqësuesën e Veriut” me 28 prill 1946 .Dodë Tahiri gardjani i Veriut, ndonëse pësoi tre gola u shqua për pritjet e tij të guximshme përballë lojës së shkëlqyer e plot klas të sovjetikve që dominuan gjithçka sidomos në pjesën e parë. Në minutën e 31 Doda. detyrohet të largojë me grushta rrezikun fatal…Në minutën e 37 Solnikov jep një bombë të tmerrshme në portën e Veriut. Doda pret me mjeshtri të rrallë. Nuk kalon as një minutë dhe Doda gjendet përseri përballë një shuti të fortë Konovit” (Anton Mazrreku “Sporti” shqiptar 28 prill 1946)
3-Kampjon kombëtar në hedhje gjyle:
Me 30 shtator 1946 zhvillohet në Tiranë Kampjonati i atletikës së lehtë në të cilin merr pjesë edhe skuadra e “Vllaznisë” e pëfaqësuar në disa gara nga Dodë Tahiri. Në ketë pjesmarrje Tahiri shquhet mbi të gjithë pjesmarrsit dhe shpallet kompjon në garën e hedhjës së gjylës.”
4-Kampjon Kombtar në kampjonatin e viti 1945 :
“Vllaznia dhe Tirana pasi kishin zënë vendet e para në krye të grupeve të tyre takohen me 1 janar 1946 në takimin e parë final për të diskutuar titullin kampjon mes tyre. Si takimin e parë si takimin e dytë “Vllaznia”i fiton me të njëjtin rezultat 2:1 duke pasë epërsi gjatë gjithë kohës, u shpallë me meritë kampjone e vendit për herë të parë në historinë e futbollit shqiptarë.Kronikat e këtyre dy ndeshjeve janë pasqyruar varfërisht nga Sporti”aso kohe i cili shkruante pas ndeshjeves finale se “Tahiri një portjer i mirë, madje shumë i mirë me 3-4 pritje në ndeshjet e finales kanë qënë nga ato të portjerve të mëdhenj”. Tahiri vëndosë një rekord të veçantë për portjerët shqiptar të atyre viteve 900 minuta pa iu prekur rrjeta”
5-Kampjon edhe në vitin 1946:
Kronologjia e ngjarjeve sportive në vitin 1946 është shumë më e ngjeshur, më emocionale, dhe akoma më e suksesëshme per Tahirin .”Vllaznia” nuk do të ndalej përpara askujt, duke fituar të gjitha takimet, zë vendin e parë në grup 32:3 ishte golavarazh i finalistes shkodrane.Pas ndeshjës së madhe e kampjonatit, me 23 qershor 1946, “17 Nëntori”- “Vllaznia” 1:5; Anton Mazrreku nënvizonte opinjoni e vet për “Sportin shqiptar” Në lojën e dytë gjithë ekipi luajti në mënyrë të shkëlqyer. Është vështirë kujt me ja vu gishtin. Të gjithë zhvilluan lojën ndoshta më të mirë të jetës së tyre. Fenomenale pritja e Tahirit në të vetmëm bombë të vertetë të lëshume në pjesën e dytë nga këmbet e sulmusve Tiranas. Pritje për shkak të Ligjit psikologjok të shoqrimit na përcjellin kujtimin e të pa vdekshmit Rustemof Shkupit. Në finale”Vllaznia” kryen thjeshtë rtualin e zakonshim duke i fituar të dy takimet O.2 dhe 3:0
Tahiri vetëm me 3 gola të pësuar mbetet një mrekulli që askush nuk mund ta përserisë edhe një herë tjetër.
6-Portjeri i parë i Kombtarës: Me 22 shtator të vitit 1946 kombëtaja jonë e sapo formuar zhvillon takimin e parë zyrtarë me një përfaqësuese të një vendi tjetër. Takimi u zhvillua në Shkodër dhe përfundoi me rezultatin 5:0, për ekipin tonë që shënon edhe fitorën e parë në historinë e saj. Tahiri ishte portjeri i parë i atij njëmbëdhjetshi historik.
7-Kampjon i Ballkanit: Në Ballkanjadën e vitit 1946, ishte gardjani kryesorë i portës shqiptare, në fitimin e trofeut historik më të madh të arritur deri më sot i cili edhe pas 62 vjetësh mbetet një relike e çmuar e futbollit shqiptar.
8-Me Budeçnostin Hajdukun dhe Kombtarën e Malit të zi: Tahiri u shque në ndeshjet që bëri “Vllaznia me Hajdukun e Splidit me 1 dhe 3 shkurt të vitit 1946. Takimi i parë u fitua nga shkodranët 2:1. loja e skuadrës mike ka qënë krejt e markës “Hajduk. Në vitin 1947 për arsye hasmerie Doda shkon për të jetuar pranë të afërmve të vet në Hot që i është bashkangjitë Malit të Zi.”Mbas disa muajsh vjen përseri në Tiranë, por kësaj rradhe si portjer i “Budiçnostit të Titogradit me të cilin luan disa sezone, më vonë luan me “Hajdukun” e Splidit” Me shumë interesë është botimi Dr Novak Jovanoviçit të cilit i referohet, histriografi ynë i shquar futbollit shqiptar Besnik Dizdari ku konfirmohet një tjetër rast unikal Dodë Tahiri ka luajtur për ngjyrat e Kombëtrës Shqiptare dhe të Mali të Zi.Ne ndeshjen Mali Zi -Vojvodinë me 8 qershorit të vitit 1947 Dodë Tahiri ka qënë projtari Përfaqësueses Malazeze që lujti me këtë 11-tësh. Tahiri, Abramoviç, Spajiç, Stanisiç, Methaçeviç, Popoviç, Mugosha, Pajeviç, Habiç, Bozoviç, Çelebiç.
9-Akt heroik e atdhetar në Jugusllavi:
Tahiri, ishte në kulmin pjekurisë sportive dhe pikërisht këtu fillon edhe tatpjeta e tij përfundimtare, ai nuk pranoj të kthehej në Shqipëri pas prishjes së miqësisë Shqiptaro-Jugusllave në vitin 1948, ndonëse nga ana tjetër ndihej krenar që ishte shqiptar dhe nuk pranonte asnjë fyerje pse kishte një emër të tillë. Në fund marsin e vitit 1951 një ish agjent serb i Naçallnikut e provokon dhe i mburret se me parat e Ferit Cakut kishte vrarë Lush Prelën ish bajraktarin e Shalës prijsin e qëndresës kundër serbo- malazezve në vitin 1915 në Dukagjin së bashku me të dy djemtë e tij. Dodë Tahiri në këtë rast veproi siç bëjnë shqiptarët kur u fyhet sedra dhe krenaria kombëtare.
10-Tahiri krijoi një Vllazni te re në SHBA:
Odiseja dhe kalvari i mundimeve për Tahirin nuk kanë të mbaruar për afro 10 vjet vuan denimin me burg në Jugusllavi. Futbolli për të tani nuk ishte as gjë tjetër veç se një këngë e këputur në mes dhe e kthyer në vaj. Kur doli nga burgu në Jugusllavi Tahiri emigroi në Gjermani dhe më pas në SH .B.A rreth viteve shtatdhjetë. Në vitin 1981 me emigrantët shqiptarë në Detroid krijon një skuadër futbolli me emrin “Vllaznia”. Vllaznia”, ky emër i shtrejtë që e kujtonte me nostalgji si të parën dhe më të madhën dashuri të jetës së vet. Në rolin e trajnerit u mundua të bashkonte të rinjët shqiptarë,’t’i orjentonte drejt botës magjike të futbollit dhe t’i ushqente me dashurinë për Shqipërinë amtare. Me 28 maj 1988 Tahiri do të vdiste vetvetiu në mënyrë të papritur në moshën 70 vjeçare, për të mbetur i pa harruar në podin e kampjonve më të shquar të futballit tone kombtarë.

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu