Kanë arritur banditët ta bëjnë pjesë funksionale të shëmtisë dhe turbullirës ku jetojnë “Peshqit”, perceptimin se, “të gjithë janë njëlloj” dhe se, “çdo ambasador amerikan është “servil” i qeverisë”.
Shkruan Sokol Pepushaj
Në cilindo, që shprehja “Yuri Kim është servile e Edi Ramës”, ngacmon keqkuptim, tregon se ai ose nuk është mirë me trurin, ose me ligjin…
Më qartë!
Është shërbimi më i mirë për 4 Klanet Mafioze në drejtim të 20 familjeve kriminale, nëse reagohet në këtë format, duke “ushqyer” dyshime mbi diplomatët që rrinë nën “hije” të qeverive.
Prandaj kjo pyetje, ka 32 vjet që është ngulur si gozhda me majë të pakthyer në samar të gomarit. Ja ka bërë gjak kurrizin çdo shqiptari duke ja boshatisur kuletën e vrarë shpresën, sa sot nuk ka një njeri normal që nuk shan deri në shtatë brez, mbarë e mbrapsht, kur sheh ambasadoren Yuri Kim dhe hajdutin Ilir Meta krah për krah e hap për hap në festime e mesazhe.
Po ç’farë ka përtej “perdes”?
Përtej “perdes” ende hajdutët lodrojnë nëpër terr. Secili ngjan se mban “çelësin” e pasurisë, në dorë të vet. Ja, kaq e thjeshtë është…
Është “çelësi” i burgut, mesazhi.
Ky është edhe qëllimi ynë në këtë shkrim, ta zhveshim të keqen lakuriq e të veshim të mirën që shqiptarëve sot u ngjan e sëmurë, deri në haluçinacione se “Shqipëria s’bëhet”, të tërë bëjnë lojë, mbushin thasët me para e ikin”, “Ambasadorët përkrahin hajdutët, pushtetin”, etj.
Kanë arritur banditët ta bëjnë pjesë funksionale të shëmtisë dhe turbullirës ku jetojnë “Peshqit”, perceptimin se, “të gjithë janë njëlloj” dhe se, “çdo ambasador amerikan është “servil” i qeverisë”.
Po si është realiteti?
Nëse ne shqiptarët do ishim në nivel vetëm deri këtu, do ishte faqja e zezë. Por jo, jemi krejt ashtu siç shpalosi idetë e jetesës në kohë, Presidenti Joe Biden në festimin e 246 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve kur tha: Ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe se ne”.
Pra, si pjesë e diçkaje shumë më të madhe, asnjë ambasador amerikan nuk ka shanse të jetë kompromentuar, por janë hajdutët që kanë mëkuar vetëm antiamerikanizëm, që kanë fshehur 35 milionë dollarëshe në emra 95 vjeçarësh fukarenj pa çati mbi kokë, që e bëjnë vrima- vrima hartën politike.
Pavarësisht pikëpyetjeve që lindin e rriten në fusha ku investohet djallëzi, ende nuk jemi në ato sinore rreziku. Definicionet e politikës e pushtetit me diplomacinë as kanë qenë kompromentuese, as monolite, edhe për faktin se jemi shoqëri Anëtare të NATO-s e aspirante për në familjen e madhe europiane.
Demokracia nuk është as modë që ndërrohet sipas stinëve, salloneve a bulevardeve, as formë që me një grusht jep e me një lopatë merr, ndaj sot që priten pranga për “Peshq” të mëdhenj, të gjithë duhet ta vrasim gënjeshtrën sikur kjo qeveri nuk bie kurrë, se Yuri Kim është “servile” e Edi Ramës./Pamfleti