Adriatik Lapaj pësoi dëmtime në kokë pas përplasjes me policinë, ja si është gjendja e tij! Përfundojnë të Trauma dy protestues dhe efektivë

0

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për mediat lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, përpara godinës së Kryeministrisë, ku drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbeti i plagosur në kokë gjatë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për shpërndarjen e protestuesve.

lapaj barrele plagoset spital

Ministria bën me dije se Adriatik Lapaj, pas ekzaminimeve të kryera, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur mbrëmjen e djeshme gjithsej pesë persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga efektivët ka lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore, ndërsa tjetri vijon të jetë i shtruar.

Po ashtu, për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy protestues të tjerë, të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë ambientet e spitalit.

Protesta përpara Kryeministrisë zhvillohej prej rreth një muaji në mënyrë të pandërprerë. Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve, dyshohet se Lapaj ka pësuar dëmtime në kokë nga një bombol gazi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.

Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.

Gjithashtu,  për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu