Aeroporti i Rinasit është në kaos. Disa fluturime janë anuluar sot, ndërsa të tjera janë shtyrë.
Mediat bëjnë me dije se një situatë e tillë vijon prej afro një ore. Siç shihet edhe në foto, 4 prej fluturimeve janë shtyrë për më vonë.
Ndërkohë të tjerat, pavarësisht se tabela tregojnë që janë në procesin e “check-in”, mësohet se janë ndërprerë.
Nga informacionet, bëhet me dije se dyshohet për një sulm kibernetik. Burime bëjnë të ditur për mediat se pilotët e avionëve kanë vështirësi në komunikimin e tyre me kullën e kontrollit.