‘Akt i turpshëm që e bëjnë vetëm rrugaçët’, aktivistja kosovare sulmon Granit Xhakën

0

Analistja Zana Avdiu është kundër gjestit të Granit Xhakës, drejtuar pankinës së Serbisë në Kupën e Botës. Në një reagim në kanalet e komunikimit, shqiptarja e Kosovës e ka quajtur aktin e Granit Xhakën si të një rrugaçi.

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpernda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë”, shkruan analistja Zana Avdiu.

Në fitoren 3-2 të Zvicrës në Botërorin e Katarit, kapiteni i helevetëve i tregoi gjenitalet pankinës serbe duke i sharrë dhe ofenduar, kjo pasi gjatë gjithë kohës përjetoi sulme verbale nga anëtarët e Serbisë.

Postimi i Zana Avdiu-t:

S.DH/ReportTv.al

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu