Analisti Milaim Zeka ka ngritur alarmin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti rrezikopn të shpallet “non-grata” nga shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që do çonte në izolimin e qytetarëve.
I ftuar në rubrikën “Rrethi katror”, në emisionin “E Diell”, Zeka deklaroi se është vënë në diskutim liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, pas përplasjeve të krijuara në veri të vendit.
Ai shtoi se kryeministri ka rënë në kurthin e krijuar nga presidenti serb aleksandër Vuçiç.
“Albin Kurti rrezikon të shpallet person ‘non-grata’. Kosova rrezikon të izolohet. Është vënë në diskutim liberalizimi i vizave për shkak të një sherri të krijuar nga Aleksandër Vuçiç. Kurti ka rënë në kurth me komunat e veriut.”- tha Zeka.