Milaim Zeka ndan mendimin se për atë që po ndodh në Veri të Kosovës, i cili është përfshirë nga tensionet ditëve të fundit, Albin Kurti ka rënë në kurthin e Aleksandar Vuçiç.
Në emisioni “Bilardo” në MCN Tv, ai deklaroi se që prej fillimit deri në mbarim nuk ka qenë pretendimi i qeverisë serbe që serbët atje në Veri një asociacion të komunave të tyre por të kenë një autonomi dhe tani kanë 100% kontrollin në Veriun e Kosovës.
Kosova nuk rrezikon pavarësinë, por ka humbur totalisht përkrahjen dhe respektin e vendeve të QUINT-it dhe nga SHBA.
Është hera e parë që nga 1990 e deri në sot që DASH ka dërguar notë proteste ndaj qeverisë së Kosovës, duke i dënuar aktet e dhunës nga ana e qeverisë në Veriun e Kosovës.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, ish-përkrahësja e flaktë e Albin Kurtit u shpreh shumë e zhgënjyer dhe në Veri të Kosovës i tha policisë së Kosovës “kush dreqin ju ka sjellë këtu”.
Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe kemi dy mundësi e para që SHBA dhe vendet e QUINT-it do të bëjnë qeveri teknike me PDK, LDK dhe partinë e Ramush Haradinaj, një qeveri për të kaluar procesin e dialogut, dhe Albin Kurtin mund ta shpallin person të padëshiruar europianët dhe amerikanët dhe këtu do të jetë përjetë i djegur politikisht.
Në Kosovë po tha Amerika, diçka është si 1+1 që bëjnë 2.