Alibeaj do ta çojë deri në fund dëmtimin e PD’, nuk e pyet veten se ç’ rezultat e pret?

0

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në “Ora e Betit” shtroi një sërë pyetjesh ndaj Enkelejd Alibeaj që sipas tij i ka vënë si synim vetes të çojë deri në fund dëmtimin e PD.

Gjokutaj: Nuk e pyet veten Alibeaj se çfarë rezultati e pret? Nuk e di Enkelejd Alibeaj çfarë është kjo garë dhe për çfarë garon? Cili është qëllimi i Alibeajt që futet si subjekt në këto zgjedhje? I dhëmb PD? Prite Zot, thonë shkodranët. Kush është arsyeja që ka hyrë në këtë? Arsyeja është se ai ka marrë përsipër të çojë deri në fund lobimin e non gratës së Berishës dhe dëmtimin e PD. Mosdashtë Zoti të ndodhë, skenari është ky: PD të mos fitojë në zgjedhjet lokale, ata e dinë rezultatin se janë marrë masat e kostumit me 6 mars. Lul Basha të dalë dhe të thotë: Unë e kam pasur rezultatin me të lartë se Berisha. Do vazhdohet me ligjin e mohimit të mohimit. Alibeaj me Ramën dhe Bashën kapin 3 gjyqtarë por jo 600 mijë-1 milion votues. Flluska po shfryhet. kjo që ka bërë vaki kësaj radhe u rrëfeftë si rasti që nuk duhet të ndodhë më kurrë. Ka një vlerë historike, është rasti që duhet ti ikim me vrap. Kjo ka mbaruar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu