Altin Dumani kërkon shkarkimin e kryeprokurorit të Lezhës

0

Më 9 prill KPA do të rimblidhet sërish për të vendosur mbi fatin e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj. Dje në një seancë në në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, kreu i SPAK, Altin Dumani, këmbënguli për shkarkimin e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit u njoh me konkluzionet përfundimtare në çështjen e drejtuesit të Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Konfirmimi të cilit u ankimua prej komisionarit publik për probleme në kriterin profesional.

Dumani paraqiti qëndrimin e tij lidhur me një denoncim të ri, duke u shprehur se nuk gjendeshin shkaqe për të zhvilluar hetime të mëtejshme. Ai paraqiti konkluzionet përfundimtare, duke theksuar se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve.

Kreu i SPAK renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim, duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës.

Ai kërkoi që të gjitha gjetjet për çështjet e shqyrtuara të konsiderohen në vlerësimin tërësor, në drejtim të cenimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu