Ambasadore, fshatarët po qeshin, kur thua votoni hajdutin Edi Rama!

0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka deklaruar se personat “non grata” nuk duhen votuar nga qytetarët në zgjedhjet e 14 majit, duke iu referuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili i kërkon Yuri Kim t’i tregojë popullit shqiptar se kë duhet të votojnë e kë duhet të lënë në opozitë.

Ai i përmend faktin se as në zgjedhjet e ka;luara shqiptarët nuk ia kanë marrë për bazë këshillën dhe i thotë që as kësaj radhe të mos lodhet.

Statusi i plotë:

E nderuar Zj. Kim!

Ju dëgjova mbrëmë që ju “rekomanduat” shqiptarëve që të votojnë Ramën ose ndonjë spurdhjak të Ramës.

Më duket se e keni mbështetur pushkën në b…. përdredhur dhe kam frikë se nuk do qëlloni asgjë në shenjë edhe këtë herë.

Megjithatë unë personalisht nuk jam as ushtar, as peng e as vasal i asnjë lideri politik apo udhëheqësi të sotëm të opozitës, sepse këtë e provova në shkurt 2019 kur nuk ju binda “urdhrit” të Luli Bashës dhe tufës histerike servile që ulërinin digjni mandatet edhe pse përfaqësues të shtetit amerikan ju thanë që të mos i digjnin.

Pra këta kurriz ulurit që kanë vënë në dispozicionin e Ramës dhe tuajin b…… për ta përdorur si vend ku të vendosni pushkën nuk janë stativ i duhur që të mos ju lëvizë dyfeku, sepse këta e luajnë shpesh atë të shkretë dhe kam merak se do ju plasi dyfeku afër e do bëheni pis nga fytyra.

Unë kam një pyetje të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë me ju Zj. Kim.

Mirë që ma ju thatë shqiptarëve për kë të mos votojnë, por unë do doja të dija se për kë i rekomandoni shqiptarët që të votojnë në 14 maj???

Unë i pari do votoja me shumë qejf për ata kanidatë që do më rekomandonit ju Zj. Kim sepse gjithë kohën kam ushqyer respekt për ju se keni qenë e pa anshme për 3 vjet që jemi ambasadore e SHBA në Tiranë.

Të votojmë për kanidatet e pushtetit???

Të votojmë kanidatët e b… përdredhurve???

Të votojmë kanidatët e OJF, OJQ, LGBQ????

Të votojmë për këta që premtuan 300 mijë vende pune dhe larguan nga Shqipëria rreth 1 milion shqiptarë për 10 vjet në pushtet???

Të votojmë për këta që kanë vjedhur 430 milionë euro me inceneratoret???

Të votojmë për këta që tenderojnë 20 milionë euro 1 kilometër rrugë në mes të Tiranës???

Të votojmë për këta që harxhuan dhe vodhën 800 milionë euro me Rilindjen urbane???

Të votojmë për këta që për 10 vjet e rritën pensionin 6 mijë lekë të vjetra ose 5 brisqe rroje astra dhe tani japin shpërblim nga 45 euro për afro 700 mijë pensionistë që bëjnë gjithsej 30 milionë euro ose 1.5 klometër autostradë???

Të votojmë për këta që në 4 vite ( 2013-2017) futen rreth 34 mijë shqiptarë në burg për mos pagim të një fature energjie apo një rregullim pa leje të dritares së shtëpisë dhe në mes të Tiranës ndërtohet pallati 7 kate pa leje dhe dy anijet e Vlorës “Tigri 1” dhe “Tigri 2” që inspektuat ju marin 90 mijë euro në ditë ose 70 milionë euro për dy vite si qira pa u ndezur fare???

I kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Berishën/ Murrizi

Të votojmë për këta që mbyllën lojërat e fatit se gjoja po prisheshin familjet dhe tani po i hapin për veten e tyre???

Të votojmë për ata që kanë një grup parlamentar në burg si hajdut që kanë ngrënë dardha pas kurrizit të Ramës???

Të votojmë për ata që nuk luftojnë krimin, por thonë kokat hëngshin???

Të votojmë për ata që mbollën Shqipërinë hashash???

Të votojmë për ata që bënë trenin elektrik apo ata të tramvajit???

Të votojmë për ata që në ILDKP kanë deklaruar 3 mijë euro, ndërsa vila në Surrel kushton 3 milionë euro???

Të votojmë për ata që paguan 250 mijë euro për të blerë zv.shefin e FBI???

Të votojmë për ata që ngrenë çmimin e naftës 2 herë më shtrejtë se në Rusi e Ukrainë ku bëhet luftë me preteksin se bota është në luftë???

Të votojmë për ata që thonë se do bëjmë akademinë e dhenve dhe tallen me fermerët???

Të votojmë për ata që media e prishin me tritol, tjetrës i gjuajnë me kallash për sinjal???

Apo të votojmë këta që ju duket vula si hajmali dhe nuk gjetën dot as 61 kandidatë???

Në fakt, Zj. Kim në 2021 nuk ju dëgjuan fare shqiptarët se çfarë rekomanduat, por tani që nuk jeni më zyrtarisht ambasadore besoj që do ju dëgjojnë.

Në 2021 ju ju thatë shqiptarëve të mos e votonin PSD-në, por ajo mori 3 deputetë nga 1 që kishte deri në atë kohë.

Në 2021, ju i thatë shqiptarëve të votonin “Nismën Thurja” si parti marksist-leniniste, por ata nuk ju dëgjuan.

Në 2021 ju ju thatë shqiptarëve të mos votonin njerëz me probleme, por dy prej tyre thyen herësin.

I kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Berishën/ Murrizi

Kështu që mos u lodhni shumë në këtë fushatë Zj. Kim, por para se të ikni futi dhe një inspektim tjetër dy anijeve rrangallë që prej 6 muaj kanë ndryshuar emrin nga “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, në “macja e zezë 1” dhe “macja e zezë 2”

Po më dëgjove mua si gjahtare që jam, mos e tërhiq gishtin kot se nuk qëllon asnjë shenjë në atë stativ që e ke mbështetur dyfekun dhe kot sa harxhon fishekët.

Shqiptarët nuk dëgjojnë kurrë krisma pushke të mbështetur në b….. të kalbura e b…. përdredhura.

Suksese në jetë Zj. Kim sipas Z. Beqaj që ju e “refuzuat” kur ai po fliste.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu