Presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila i përcolli kreut të shtetit shqiptar një mesazh nga presidenti Biden.
Në letrën e tij Biden ka vlerësuar partneritetin dhe marrëdhëniet dy palëshe mes SHBA-së dhe Shqipërisë, duke siguruar më shumë mbështetje në vazhdimësi për forcimin e mbrojtjes kibernetike.
“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike. Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën,” – shkroi presidenti i SHBA-vre.
Ambasadorja e OKB Thomas-Greenfield u prit edhe nga kryeministri Rama, gjatë takimit me të cilin shprehu vlerësimet e saj për bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Jam këtu për t’ju falënderuar! Për të falënderuar qytetarët shqiptarë, për partneritetin tuaj të jashtëzakonshëm, për miqësinë tuaj për të nderuar 100 vjetorin e marrëdhënieve tona përgjatë uljeve dhe ngritjeve dhe sigurisht kjo është një kohë në ngritje për të sjellë një mesash të fortë mbështetjeje nga populli amerikan,” – deklaroi ambasadorja.
Në përmbyllje të vizitës së saj zyrtare në vendin tonë, Thomas-Greenfield zhvilloi një takim edhe me ministren e punëve të jashtme Olta Xhaçka.