Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka pritur në takim kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.
Ambasadorja Kim është duke zhvilluar takimet e fundit me përfaqësues të opozitës, Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa kujtojmë se javën e kaluar ka darkuar me kryeministrin Edi Rama.
Prej disa vitesh ambasadorja Yuri Kim ka shërbyer në Shqipëri duke u bërë pjesë e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vendit.