Amerikani i FBI-së McGonigal, vrasës me pagesë i…

0

Kreu i PD-së Sali Berisha tha se vendi ndodhet në një situatë të jashtzakonshme ndërsa foli për  arrestimin e ish-agjentit të FBI-së McGonigal dhe lidhjen e tij me kreun e qeverisë Edi Rama.

Në fjalën e tij Berisha tha se ish-agjenti është vrasës me pagesë i opozitës i cili ka marrë para nga kryeministri Rama.

Më tej ai theksoi se do të kërkojnë nga autoritetet amerikane që t’i japin dënimin më të rëndë McGonigal.

“Jemi në një situatë të jashtëzakonshme që mund të kemi qenë ndonjëherë si vend. Vetëm një betejë e gjithë-anshme është shpëtimtare për Shqipërinë. Në anën tjetër theksoj se Rama ka përdorur ish-agjentin e FBI-së si vrarës me pagesë kundër opozitës, Kjo  përbën një megakrim e krim ndërkombëtar, që ne do kërkojmë nga autoritetet amerikane që t’i japë dënimin më të rëndë.”- tha Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu