Ana Brnabiç: Dialogu me Kosovën do jetë fokusi kryesor i qeverisë së re

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se fokusi i qeverisë së re do jetë dialogu me Kosovën.

“Vazhdimi i dialogut me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Kosova”, tha Brnabiç për Politiko.

Po ashtu, fokusi i qeverisë së re serbe, sipas Brnabiç do të jetë në diversifikimin e energjisë, reformat në fushën e sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE dhe Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR.

“Demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosje e fletës së votimit në një kuti”, theksoi Brnabiç.

Sipas saj, në procesin pas zgjedhor duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve.

“Dhe duke pasur parasysh agjendën e gjerë që e pret qeverinë e ardhshme serbe, opozita mund të luajë një rol të rëndësishëm në arritjen e shumë prej këtyre synimeve, nëse do të kishte një qasje më konstruktive. Në fund të fundit, ky është thelbi i demokracisë”, shtoi ajo.

Brnabiç ka shkruar tutje se nën udhëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë 11 viteve të fundit Serbia ka ndryshuar shumë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu