Skandal/ 30 pedagogë paguhen vetëm për t’i dhënë mësim një studenti të Historisë

Date:

Share post:

1 student për 30 pedagogë. Është kjo situata dhe pasojat me të cilat po shoqërohet vendimi i ministrisë së Arsimit, i pak viteve më parë, me degët e mësuesisë pas aplikimit të mesatares mbi 8.

Denoncimi vjen nga Qëndresa Qytetare, ndërsa një situatë e ngjashme me universitetin publik të Durrësit, ndeshet edhe në degët e tjera të mësuesisë në universitetet e tjera të vendit.

Kreu i Qëndresës Qytetare Rigels Xhemollari ka ngritur një problematikë sa i përket universitetit të Durrësit.

Ai thotë se në universitetin “Aleksandër Moisiu”, në degën e Historisë ka vetëm një student për mësues historie dhe 30 pedagogë që i japin mësim, ndërsa shton se nuk dihet nëse ky student që “po mban gjallë” degën e historisë, do të vazhdojë master apo si shumë të tjerë do të zgjedhë rrugën e emigrimit.

Xhemollari theksoi se ka një mungesë të madhe planifikimi sa i përket degëve të mësuesisë.

“Në universitetin e Durrësit në degën e Historisë ka vetëm një student për mësues të historisë dhe ka 30 pedagogë që i japin mësim këtij studenti të historisë, që marrin rrogë për këtë studentin e historisë. Dhe nuk e dimë në qoftë se ky student a do të vazhadojë master, a do të bëhet mësues apo do të zgjedhë rrugën e emigrimit.”

“Që do të thotë kemi një mungesë të madhe planifikimi, sa i përket degëve të mësuesisë.Kjo nuk ka ndodhur tani, gabimi ka ndodhur në 2017, 2018, kur u vendosën kritere të forta, kur u bllokuan hallkat që çdo student që nuk kishte mesataren 8, nuk mund të shkonte për mësuesi.”

“Dhe çfarë ndodhi, iu referuan asaj mesatares fiktive të maturës dhe tashmë është e vështirë ta korrigjojmë në këtë moment.Kabinetet e ministrave janë njerës të cilët bëjnë share, like, bëjnë propagandë dhe nuk e orinetojnë ministrin e institucionin e tij, drejt politkkave të duhura arsimore.”,- u shpreh Xemollari.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

REAGIM I FORTË NGA EUROPA! DEMOKRATËT EUROPIANË KËRKOJNË PËRGJEGJËSI NGA EDI RAMA

Pamjet shqetësuese të ndërhyrjes së policisë ndaj të rinjve gjatë protestës së 13 tetorit në Tiranë kanë shkaktuar...

Socialisti djeg teseren e PS në protestën e studentëve…

Një gjest simbolik kundër Partisë Socialiste është regjistruar gjatë protestës së studentëve, ku një qytetar, që deklaron se...

DO ZOTI – ADN SHQIPTARE FLAKËRON (Dhe Shqipërinë e shpëton)

Shkruan Dr. Shefki Hysa Diplomatic Mission E morën me të qeshur politikanët uzurpatorë, Duke u zgërdhirë thanë: Ka vdekur ADN Shqiptare, Mund të...

Përshkallëzohet protesta, studentët shkulin kangjellat e pllakat, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar ndjeshëm, pasi disa të rinj kanë shkulur kangjellat dhe...