Ana Shtjefni çliron Kepin e Rodonit me traun 5 euro

0

Përplasja me armë e grushte e ndodhur ditën e sotme në Kepin e Rodonit mes banorëve të fshatit dhe Kishës Françeskane ka zbuluar zallamahinë që po ndodh në kepin e privatizuar nga biznesmenët.

Prej vitesh çdokush që vendos të vizitojë Kepin e Rodonit është i detyruar të paguajë një tarifë prej 5€ madje edhe për të shkelur në zonën publike. Sipas atyre që deklaron kompania që mbledh fitimet, këto shkojnë për mirëmbajtjen dhe administrimin e kishës dhe kalasë.

Zbulohet se kompania që administron të ardhurat që u faturohet turistëve shqiptarë e të huaj është “Albania Tourist Resort” nën administrimin e Ana Shtjefnit me bekimin e Bashkisë Durrës, pavarësisht se prona është e sekuestruar nga SPAK me një hapësirë prej 60,000 m2.

Kjo e fundit u prezantua sot në media si përfaqësuese e Kishës Françeskane gjë që u mohua institucioni fetar. Sipërfaqja është në pronësi të Kishës Françeskane së bashku me Kishën e Shna Ndout dhe Kalanë e Skënderbeut dhe cilësohet si truall ndërsa në fokumentin e familjes Kaculi konsiderohet si tokë bujqësore e përfituar me ligjin 7501.

Kompania e Shtjefnit deklaron në pasqyrat financiare të biznesit të saj për vitin 2023 2 milion lekë mjete monetare ndërkohë që përsa i përket të dhënave nga Ministria e Turizmit Kepin e Rodonit vetëm në Janar 2022 e kanë vizituar mbi 2100 turistë.

Shtjefni e konsideron Kepin të vetin, e parë qartazi në postimet që bën në rrjetet sociale. Dyshohet se dokumenti i pronësisë është falsifikuar dhe është tjetërsuar për interes të palëve të treta të cilët kamuflohen në bazë të interesave fetare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu