Analisti serb: Vuçiç tani është i gatshëm të bëjë çdo lëshim ndaj Kurtit

0

Analisti politik serb Dushan Janjiç shprehet se presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ftoi Listën Serbe që të marrë pjesë pa kushte në zgjedhje vetëm për të shmangur përgjegjësinë për një numër të madh vendimesh të gabuara vitin e kaluar.

Janjiç tha për mediat serbe se thirrja e Vuçiçit për të shkuar në zgjedhje është një tjetër në vargun e lëvizjeve të gabuara sepse, siç tha ai, presidenti serb nuk do të përballet me gabimin dhe pasojat kur tërhoqi serbët nga institucionet e Kosovës.

“Qëllimi i Vuçiçit është të largojë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga procesi kundër Milan Radoiçiçit, e gjithë kjo në dëm të popullit serb në veri të Kosovës”.

Janjiç deklaroi se Vuçiç është i gatshëm të bëjë çdo lëshim ndaj Kurtit përderisa nuk diskutohet për fajin e tij për ngjarjet tragjike në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

“Serbët në Kosovë janë shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer sepse e kuptuan se Beogradi nuk ka më asnjë përgjigje dhe fuqi për t’u ofruar atyre ndonjë ndihmë. Lista Serbe nuk është më një lojtar politik.

Tani do të ishte mirë që serbët në Kosovë të zgjidhnin përfaqësues të rinj politikë, të cilët nuk janë të përfshirë në krim dhe në Beograd”, ka thënë ndër tjerash Janjiç.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu