Anëtarësimi në BE/ Të enjten pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

0

 

Të enjten e ardhshme pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se ka një dakordësi të 27 vendeve të Bashkimit Evropian për të mbajtur javën e ardhshme konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më herët edhe kryeministri Rama paralajmëroi për lajme të mira nga Madridi ku ndodhet në kuadër të Samitit të NATO-s.

Gjithashtu edhe Presidenti francez, Macron konfirmoi dakordësinë e krerëve të shtetit bullgar për dakordësi në lidhje me ‘ngërçin’ midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu