Anëtarët e KPK dhe KPA marrin para për vetingun

0

Gazetari Denis Dyrnjaja, tha se anëtarë të KPK dhe KPA kanë marrë para për të kaluar në veting gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk e meritonin të qëndronin në sistemin e drejtësisë. Sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar.

“Besoj që pak a shumë të gjithë mund ta kujtojnë sot Jacobs, përfaqësuesin e ONM-së që ishte aty dhe ishte më i serti dhe më i ashpri në repikat me gjyqtarët dhe prokurorët. Më pas dalëngadalë erdhi duke u sfumuar dhe fuqia e ONM-së në reformë dhe sipas informacioneve që unë kam dhe vetë njerëzit që kanë bërë reformën, anëtarët e KPK-së dhe KPA-së kanë marrë para. Ata kanë marrë në këmbim të kalimit të shumë njerëzve që nuk e meritonin ta kalonin vetingun. Sita e vetingut është çarë dhe reforma ka dështuar.

Unë e kam të vështirë t’iu sjell në këto momente emra, por reforma ka kaluar plot nga njerëzit që nuk e kanë merituar të kalojnë dhe ka djegur njerëz të cilët janë kapur për banalitete të vogla, pasi ligji ishte bërë aq i fortë sa mund të kapesh dhe për një filxhan të pajustifikuar.

Ndërkohë kanë kaluar gjëra trashanike dhe të mëdha, kjo do të thotë që ka pasur korrupsion dhe thjesht është rritur çmimi për të marrë mandatin e një prokurori apo gjyqtari të certifikuar. Kjo ka kompromentuar rëndë reformën në drejtësi”, u shpreh Dyrnjaja .

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu