Arben Ahmetaj ankimon kontrollin e banesës në
Kushtetuese

0

Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj përmes avokatëve të tij ka ankimuar në
Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses.

Ai kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Sipas ankimit, kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese, pasi nuk ka patur autorizim nga Kuvendi, sepse në njërën nga banesat jetonte edhe vetë Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit.

Mbrojtja rëndit katër pika pse e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave.

Nga Kushtetuesja Ahmetaj kërkon shfuqizimin e e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu