Armand Duka është rizgjedhur nga Asambleja e FSHF-së për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të institucionit.
Ai ka siguruar votë unanime nga gjithë anëtarët, ndërkohë që nuk kishtei asnjë rival në garë.
Në njoftimin e FSHF thuhet se “vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, një shprehje e qartë e mbështetjes dhe unitetit brenda komunitetit të futbollit shqiptar. Procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku delegatët vlerësuan lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Duka në zhvillimin e futbollit në vend, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë organizativ dhe institucional”.
Kjo zgjedhje pasqyron mungesën e garës dhe konkurrueshmërisë për këtë pozicion që Duka e udhëheq që prej vitit të largët 2002, duke hequr një paralele të ngjashme me liderin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili e udhëheq vendin e tij në diktaturë prej shumë vitesh dhe është rizgjedhur disa herë në postin që mban.








