Arqile Bollano zgjidhet kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës

0

Këshilli Bashkiak i Himarës ka caktuar kryetarin e ri të bashkisë, i cili do të jetë Arqile Bollano. Ai do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë.

Bollano mori 12 vota pro nga Këshilli bashkiak i Himarës për të qenë kryetar i komanduar dhe 9 vota kundër.

Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria i cili gjatë mbledhjes së sotme deklaroi tërheqjen nga gara, duke i mbetur detyra e re Bollanos.

Për mediat Bollano u shpreh se do të punojë për të gjithë qytetarët dhe bashkëpunues edhe me palën tjetër.

”Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi gjithë punën për të bërë. nuk ka vend për llafe por ka vend vetëm për punë. Kemi shumë gjëra për të bërë. unë kam përgjegjësi të madhe dhe kjo do ta tregojë në vazhdimësi”, tha Bollano.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu