Arben Ahmetaj, i konsideruar si koka dhe pronari real i inceneratorëve është arratisur nga Shqipëria, për t’i shpëtuar veprimit të ligjit dhe për të vijuar betejën në distancë me SPAK-un.
Burime për Prapaskenën theksuan se Ahmetaj është parë për herë të fundit në Katar.
Ish ministri ka qëndruar disa ditë në Londër, ku dyshohet se është takuar dhe konsultuar për hallet që ka me drejtësinë, me Klodian Allajbeun, ortakun e tij në biznese të dyshimta.
Më tej Ahmetaj ia ka mbathur drejt Katarit. Ish ministri ka gjasa të mos futet më në Shqipëri nëse SPAK do t’i kërkojë Kuvendit për t’i hequr imunitetin.
Ahmetaj po hetohet nga SPAK për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie.
Ahmetaj ka jetuar muajt e fundit tek shtëpia e Klod Allajbeu, tek pallati Nobis, në zemër të Tiranës, në hyrje të Liqenit.
Të dy bashkë kanë blerë nga një shtëpi në qendër të Londrës me vlerë nga 1.5 milionë paundë secila.
Tigri po kërkon shpëtim tek Allajbeu, për të ndërhyrë si sekser për t’i lehtësuar pozitat në SPAK.
Allajbeu njihet për lidhjet dhe ndikimin e tij në drejtësi, si dhe për koncensionet dhe tenderat korruptive në shëndetësi.
Sipas burimeve, Ahmetaj e sheh Allajbeun si gurin e fundit për ta shpëtuar nga goditja që po përgatit SPAK-u.