Arrestimi i Belerit, Dule: Akt i paprecedentë, urdhrin e dha Rama

0

Vangjel Dule, kreu i PBDNJ,  ka reaguar pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën Fredi Beleri.

I pranishëm në ambientet e jashtme të komisariatit të Himarës, Dule e ka konsideruar si sulm të pastër politik arrestimin e Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen.

Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

“Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë,  me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit”, tha Dule për mediat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu