“Arrestimi i Belerit veprim skandaloz”, Olta Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare

0

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili u shpreh se vendimin për të arrestuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri ishte skandaloz.

Përmes një postimi në Twitter Xhaçka i bën thirrje shtetit grek të përmbahet në deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.

“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë, Greqia kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, shkruan Xhaçka.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke thuhet gjithashtu se vendime si ky i sotmi, tregojnë se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e shtetit të së drejtës, e as atë europiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës së Vlorës, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme, është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu