Stela Gugallja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare në kuadër të hetimeve për inceneratorët, është ndaluar në Austri.
Burime zyrtare bëjnë me dije se për ndalimin e saj në austri, janë vënë në dijeni autoritetet shqiptare. Këto të fundit, (SPAK), ka kërkuar ekstradimin e saj.
SPAK i është drejtuar me kërkesë mMinistrisë së Drejtësisë për procedurat e ekstradimit, ndërsa autoritetet austriake janë në pritje të mbërritjes së kërkesës dhe dosjes në ngarkim të të pandehurës.
Stela Gugallja është administrator e kompanisë “Albtek Energy” që ka ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit.
Së bashku me Gugalljan i pandehur nga SPAK, është marrë dhë bashkëjetuesi i saj, Mirel Mërtiri.