Arrogancat triumfaliste të Berishës dhe Ramës

0

Shkruan Zef Ndreka

Agonia politike opozitës në përgjithësi, por e PD-së në veçanti vazhdon, edhe pas ngjarjeve “të bujshme” të djeshme në parlament, ku deputetët e foltorës duan të fitojnë protagonizmin. Ato dhe Berisha po bëjnë përpjekjet e fundit per te “rrezuar” nga pushteti socialistët dhe Edi Ramën.
Kjo lojë, e pakutimtë brënda kampit demokrat bëhet pasi PD-ja me Berishën është dobësuar shumë. Opozita është e përçarë, e dobët, me probleme të mëdha me SHBA-të.
Në fakt, këto janë pasojat e problemeve me Amerikën, që për shumë kohë do ti vuajnë demokratët dhe mbështetësit e Berishës.
Është shumë e qartë tani, pas zgjedhjeve vendore të 14-Majit dhe atyre të fundit në Kukës, se PD-ja është kthyer në një kortezh që nuk po e pranon kufomën politike Berisha.
Për sa kohë ai nuk do “varroset” nga demokratët, funerali i foltorës duket i sigurtë, ashtu siç duket triumfi pa probleme e pa fushatë i partisë socialistë dhe i Edi Ramës.
Sepse, shqiptarët e kanë dëshmuar që me 23 qershor të vitit 2013 se nuk e duan Berishën. Refuzimi me mbi një milion vota e nxorri në pension atë, duke I dhënë mësimin që meritonte, njëkohësisht duke i treguar se është njeriu më i papërshtatshëm për të prekur paratë dhe pronat publike të vëndit.
Tani, shohim të riaktivizohet përsëri Berisha me 40 hajdutët për të mashtruar më tej shqiptarët me mendësitë tipike komuniste duke krijuar situata paradoksale dhe komike për opozitën.
Kjo mund të jetë loja e fundit në politikë e Berishës se pa shpresë, por ligësitë e tij duke shpifur armiq që e kanë sulmuar ëndërron me fitoret e tij imagjinare, sepse arsyeton si komunist i konvertuar në demokrat, se do të zhbëjë vendimet amerikane e do të fitojë pushtetin.
Berisha ka mentalitetin prej pushtetari, është thjeshtë një mashtrues dhe me sedër të sëmurë dhe e vendos atë mbi gjithçka, mbi familjen e vet, mbi demokratët, mbi interesat e vendit.
Berisha është një humbës që nuk e ka prekur dot kulturën e humbjes si gjithë politikanët burra shteti të vendeve demokratike.
Sjelljet e tij prej arroganti apo si triumfator duhet të jenë mësim apo test për gjithë demokratët për të bërë zgjedhjen për të ardhmën.
Largimi i tij dhe i Metës mbetët mundësia e bashkimit të demokratëve dhe mundësia e lojës së pastër politike.
Largimi i dyshës Berisha-Metaj, do pasonte menjëherë largimin e triumfalistit Rama, të cilët do të mbetën dyerve të gjykatave apo burgjeve per çfarë i kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu