Arsonisti dhe piromani Berisha!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ç’po ndodh në politikën?!
Kjo pyetje bëhet gjithnjë e më dëndur nga shqiptarët që vërtetë janë trullosur fort këto dy vitet e fundit, sidomos nga kampit i opozitës.
Vjedhja e votave me 25 prill të vitit të kaluar nga socialistët, filloi shkundjen dhe copëtimin e PD-së, përçarjen e pa parë e të pa imagjinuar nda demokratët.
E gjitha rezultoi një lojë e përgatitur nga treshja e Bermudës shqiptare Berisha-Meta-Rama, brënda të cilës duhej të mbetej pushteti.
Por që u acarua dhe shpërtheu pas shpalljes non grata nga Amerikanët për ish liderin Berisha.
E pa imagjinueshme për demokratët, për ish pronarët dhe të përsekutuarit e të përndjekurit politik lufta pa principe dhe shpifje e Berishës kundër Amerikës, por që e bazoi në përçarjen e PD-së dhe sulmin përsonal ndaj Lulzim Bashës!
Foltoristët e mashtruar dhe tashmë të zhgënjyer e mbështetën foltorën e gënjeshtrave, mbështetën çfarë artikulonte Berisha për një parti më të bashkuar, më të fortë, për një parti konservatore që brënda shtatorit do të rrëzonte Ramën dhe rregjimin e tij.
Berisha i mashtronte demokratët se do të fitonte gjyqin me DASH-in, se do forconte lidhjet me SHBA-të dhe Europën.
Mirpo ndodhi krejt e kundërta: Berishës ju shtuan non grata-t nga Britania e Madhe dhe ndoshta pritet shpejt edhe nga Gjermania e Franca.
Askush nuk e ka takuar, as përshëndetur.
Ai, trajtohet krejtësisht si një mbetje e kalbur politike , një kufomë që vetëm frymon, por që do të mbetët i damkosur për jetë familjarisht dhe përsonalisht.
Ai rezultoi më përfaqësuesi i Katovicës në post komunizëm, detyrë e caktuar nga Ramiz Aliaj enkas për të.
Nga një simbol i luftës për demokraci në Shqipëri, ai u kthye në arsonist!
Me sjelljet dhe veprimet e tij delekuente kundër popullit, PD-së dhe vëndit, tregoi se është i lig.
Arsonisti Berisha gjithherë ka luftuar për të vënë zjarrin, për shkatërrimin e bashkëpunëtorëve, të PD-së dhe të pronave.
Arsonisti Berisha është një zjarrvënës shkatërrues i lindur dhe profesionist, një shkrumbues i vërtetë. Për interesat e tij përsonale është gati të bëjë të paarritshmë, të provojë të pamundurën.
Të gjithë e kujtojmë kohën kur nisi të sulmojë jugun në 1997-ën. Kujtojmë shpërthimin e Gerdecit me 26 të vdekur, tjetërsimin e pronave në qytete dhe bregdet.
E kemi ende të freskët sulmin kulmor ndaj selisë qendrore të PD-së me 8 janar të këtij viti! Arsonist i vërtetë!
Berisha është ndryshe nga piromanët që janë manjakë e luajnë me zjarrin si prestigjatorë apo bëjnë numra shpejtësie cirku.
Por, në sjelljet dhe veprimet politike të viteve të fundit kundër Amerikës, ai po përdor si xhungler Foltoristët dhe një pjesë të partisë demokratike që e kanë mbështetur. Dëshiron të behet edhe piroman!
Kjo lojë e tij e rrezikshme si arsonist dhe piroman, do e djegë përfundimisht atë dhe grupin mbështetës të tij që me dëshirë apo pahirë po futën nje nga një në listën e zezë anti-amerikane dhe anti-britanike.
Arsonistit dhe piromanit Berisha po i vjen fundi, dhe Shqipëria me mbështetjen e Amerikës dhe BE-së do të arrij të bëhet shtet i së drejtës dhe anëtarë i familjes së madhe europiane, siç e meriton.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu