Artan Hoxha paralajmëron skandalin e radhës: Pritet të dalë video seksuale e një tjetër kryebashkiaku në Veri

0

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër video skandal seksual, i një tjetër kryebashkiaku nga veriu pritet që të dalë këto ditë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, ai tha se nuk do të flasë më tepër për rastin, pasi nuk e posedon ende videon, por theksoi se skandalet pas atij të Safet Gjicit do të shtohen.

“Është thënë për një tjetër kryetar bashkie që do i dali skandal seksual në veri, por nuk dua të flas. Unë flas vetëm për videon që kam. Këtu kemi të bëjmë me një situatë ku 1 minutë pas seksit flitet për një projekt korruptiv. Kjo është gjë e rëndë”, tha Hoxha.

Ndërkohë që gjatë bisedës ku në panel ishin dhe gazetari Mentor Kikia dhe eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gazetari Hoxha lajmëroi se në rrjet po qarkullon një video tjetër seksuale e një ish-ministri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu