Asambjeja e PS-së dhe Qeveria 4 e Ramës

0

Sot mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së në Tiranë në ora 17:30, në një situatë shumë delikate për selinë e kuqe.
Socialistë “të shquar”, kryetarë bashkishë, ministra e deputet, administratë e lartë janë të arrestuar, dhe prej disa ditësh SPAK-u, ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj të arratisur nga vendi.
Në këtë situatë pritet të mbajë një fjalim “programatik” kryeministri Edi Rama, ku për të dribluar situatën e rëndë aktuale politike, do të jetë në fokus kinse përgjegjësia që vjen nga fitorja e thellë dhe “spektakolare” në zgjedhjet lokalet të 14-majit.
Si koka e krimit të gjithanshëm në Shqipëri, Edi Rama do të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, thua se ka humbur zgjedhjet!
Kështu, ai ka përzgjedhur të lëvizë me emra të rinj në postet e Asamblesë Kombëtare.
Siç duket, pritshmëritë e Ramës në zgjedhjet lokale paskan qënë më të mëdha, nga sa i ka çertifikuar vetë.
Pas dy ditësh, në vilajetet e Ali Pashës në Tepelenë, ku Rama e ka zgjedhur enkas për të “prerë” koka të ministrave, do të bëjë zëvendësime edhe në Kabinetin qeveritar, duke i miratuar më pas në kuvendin e Shqipërisë, në shtator te këtij viti, sapo të nisë sezioni i ri i Parlamentit.
Pritet shkarkimi i Peleshit, i Ministrisë së Bujqësisë, e dikush tjetër.
Për të zgjatur agoninë e papërgjegjshmerisë, do të shpallen kinse objektiva të reja për ministritë përkatëse.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu