Shkruan Zef Ndreka
Sëfundi, Berisha hoqi maskën në mes të Athinës. Madje na tregoi se kishte mësuar krahas gjuhëve sllave edhe greqisht. Krah për krah me antishqiptarin Bejler, na u rishfaq “krenar por i dhjerë” përpara emigrantëve atje në takimin e fundit elektoral duke djegur edhe “kartën e vet patriotike”.
Si mundet të arrije deri këtu Berisha?!
Si mundet të kërkoje votat e emigrantëve të tejlodhur prej mbi 30 vite nga politika shoviniste permanente greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve?
Për më tej, ngarkesat e përditshme psikologjike televizive, blerja dhe përdorimi i tyre nga paratë e pista të korrupsionit mbi 30-vjeçarë, përdorimi i analistëve të kapur e të blerë, kanë krijuar një situatë ku korrupsioni e krimi të duken në Shqipëri një gjë normale, bashkëudhëtare me proçeser demokratike.
Më tej akoma, vazhdojnë hapur e kërcënueshëm premtimet elektorale e larg qoftë neser, për rikapjen e sistemit të drejtësisë, shkatërrimin e SPAK-ut akuzues e të gjykatave, me qëllim për ta rikullotur sërish livadhin Shqipëri.
Të gjitha këto, artikulohen më së shumti nga opozita, dhe konkretisht nga Sali Berisha.
Sërish pyesim:
Si është e mundur që guxohet nga politikani Sali Berisha përbaltja e tezave politike duke anatemuar drejtësinë, kur nënkuptohet se kjo e fundit është pushtet i ndarë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të ketë vartësi nga politika dhe qeverisja?
Akoma do vazhdohet me nënshtrime të drejtësisë ndaj politikës?!
Ti kthehemi edhe nje herë autokratit Berisha.
Si mendon ai se duke na u shfaqur me kriminelin Bejleri që sulmoi pikën kufitare të Peshkëpisë dhe duke vrarë ushtarakë shqiptarë në detyrë, duke bërë fushatë me hajdutin e votave Bejleri të dënuar ligjërisht për këtë fakt, por që e nxorri nga burgu vetëm dinakëria greke dhe “Kuajt e vjetër tê Trojës” që nuk po dijmë të plakën, pra me antishqiptarin Bejleri nê krah do pretendojë të marrë vota?!
Kriminelet bashkohen në këtë mbijetesë, por Spak-u nuk duhet të harroje se serverat e zhdukur të 21-janarit kur mbetën të vrarë 4 qytetarë të pa fajshëm në bulevardin e Tiranës janë rikthyer…
Bashkë me to, edhe shumë të tjera “akuza” që votuesi i ka vetë në mendje që lidhën me ligjin për Tokën nr. 7501, me vjedhjet e votave dhe rrahjen e opozitës ne 1996, me grushtin e shtetit te 1998, me vrasjet anembanë Shqipërisë,, me sisremin e piramidave financiare , me furnizimin e makinerisë ushtarake serbe me nafte dhe thyerjet e embargos, me krime e vjedhje, korrupsion e mbi të gjitha, me shkatërrimin e asetit kombëtarë që është vetë PD-ja.
Autokrati kombëtarë Sali Berisha I ka bërë dëme të pa llogaritshme Shqipërisê.
Ndaj duhet ndëshkuar përfundimisht, edhe pse e ka përzgjedhur ta mbaje përballë për siguresë, vetë Edi Rama!