Avokati i njohur: Gjykata e Apelit e detyruar t’ja japë vulën e PD-së Sali Berishës

0

Avokati Genci Gjokutaj sqaron se përse më datën 3 mars Gjykata e Apelit në Tiranë nuk do të gjykojë statutin e Rithemelimit e të PD të datës 21 dhjetor.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan “gjatë verifikimit të legjitimimit aktiv të ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do të konstatojë se ankuesi jo vetëm që nuk ka qenë palë në gjykimin në shkallë të parë, por as e ka kërkuar një gjë të tillë me kërkese për njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si palë e interesuar”.

Sipas tij, në këto kushte Apeli është e detyruar që në fillim të gjykimit të vendosë mospranimin e ankimit të Alibejat, për mungesë të legjitimit aktiv.

Postimi i plotë nga Genci Gjokutaj:

Me daten 3 mars Gjykata e Apelit Tirane nuk do te gjykoje statutin e Rithemelimit e PD te dates 11 dhjetor 2021 pasi:

  1. Gjykata e Apelit ne fillim te gjykimit ne baze te ligjit verifikon pranine e paleve dhe legjitimimin aktiv te tyre dhe posacerisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) qe ka ankuar çeshtjen!
  2. Gjate verifikimit te legjitimimit aktiv te ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do te konstatoje se ankuesi jo vetem qe nuk ka qene pale ne gjykimin ne shkalle te pare por as e ka kerkuar nje gje te tille me kerkese per njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si pale e interesuar!
  3. E vetmja kerkese qe ankuesit (Alibeaj & Co) kane bere gjate gjykimit ne shkalle te pare ka qene perjashtimi i gjyqtarit te çeshtjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çeshtjes! Kjo kerkese i ka kaluar per shqyrtim gjyqtarit Z. Arben Konstandini i cili ka vendosur rrezimin e kerkeses se Alibeaj & Co per perjashtim te gjyqtarit Z. Agron Zhukri pikerisht per shkak te mungeses se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari per te kerkuar perjashtimin e gjyqtarit te shkalles se pare u legjitimoka qe te ankohet ndaj vendimit te ketij gjyqtari (Agron Zhukri) siç ne menyre haptazi te kunderligjshme ka ndodhur!
  4. Ne keto kushte Gjykata e Apelit eshte e detyruar qe ne fillim te gjykimit te vendose mospranimin e ankimit te ankuesit (Alibeaj & Co) per mungese te legjitimimit aktiv te tij pa i hyre fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim!

Kjo eshte rruga ligjore dhe keshtu do te ndodhe! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund te ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para! G

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu