Kryeministri Edi Rama, si edhe herë të tjera aludon në emer të ambasadës amerikane. Sulmoi sot nga Vlora kryedemokratin Sali Berisha dhe kreun e PL Ilir Meta.
Kështu ka ngjarë edhe në votimet parlamentare kur kryeministri ka deklaruar se nuk paisen me viza amerikane ata që ai i fut ne rreth si abuzues të votave. Një çmenduri e tillë nuk është përgënjeshtruar as nga ambasada amerikane këtu në Tiranë, e cila me veprime të tilla nuk dimë ç’emër t’i vëndosim.
Duke folur mbi financimet ruse, Rama tha se “bedelat e Putinit votuan kundër UÇK dhe Shqipërisë në KiE”.
Ndërsa komentoi akuzat e Berishës për Bashën, Rama tha se “nuk ka pasur ndonjëherë Lul”, duke nënkuptuar që ish-kryedemokrati nuk ka pasur vendimmarrje.
Kemi ardhur në pikën që kemi këtu vendin tonë një forcë të përbërë nga disa njerëz që është e shitur, thjesht e shitur. Çdo ditë mbush me helm të gjitha ujërat që lëvizin në botën e komunikimit publik. Ça duhet më për t’u bindur që një i damkosur ‘non grata’ nga dy aleatë të mëdhenj, SHBA dhe Britania, për të tëra të zezat, të braktiset, ça duhet më, kur del sot shumë e qartë që ka qenë dhe mbetet. U kujtohet kur i thosha Lulit ndahu nga ata të dy, ja ku i ke Luli nuk është, ata të dy janë prapë. Janë për fatkeqësinë e madhe të këtij vendi, janë si vazhdim i atij mallkimi që ka nisur kur u krijua shteti në Vlorë në 1912 dhe që na ka penguar të jemi aty ku duhet të ishim me kohë . Emrat, fytyrat, kohët, ndryshojnë, por mbeten të njëjtët. Janë mallkimi i bërë njeri dhe futur për të bërë çorap Shqipërinë. Çfarë arsye ka Rusia të dergjë gjysmë milionë dollar për një parti, për të rrezuar qeverinë e këtij vendi?! Të marrësh para për të bërë çorap vendin tënd dhe për të bojkotuar zgjedhje e për të ngritur çadra, pse duhet të t’i japin ato para.
Sepse ke dhënë prova që t’i e meriton besimin e atyre që e shohin këtë vend në mënyrë jo miqësore. E imagjinoni për një moment sikur në zyrën time të vinte njeriu i Putinit dhe ta prisja me termenara dhe një muaj më vonë të shkonim të votonim kundër UÇK-së në Këshillin e Evropës?! Ça do ishte bërë?! Por ne nuk e votuam atë rezolutë turpi që është një akt tradhtie kundër këtij vendi, kundër UÇK dhe Shqipërisë. Vajtën atje bedela të Putinit dhe e votuan, ne nuk e votuam. Nëse ka një gjë që PS është një e vetme, as njëherë nuk e ka shitur interesin kombëtar. As Shpëtim Idrizi kur shkoi në Strasburg nuk e votoi rezolutën, ndërsa këta bedelat bashkuan votat me Putinin dhe votuan rezolutën.
Kur dolën në fillim i ka bërë Edvini me Sorosin, po tani që i nxori CIA. Pastaj fillon muhabeti i bëri Luli! Ku ka pasur Lul ndonjëherë?! Jo po ju kërkoj falje që ju solla Lulin, ku ka pasur Lul ndonjëherë, Luli vetë nuk e beson që ka pasur Lul ndonjëherë. Ju kujtohet ajo, mos e ka bërë Mehmeti me kokën e vet?! Luli, aksionist, pa shall, në gjumë!
Që të të bëjë, të të ngulë Amerika vulën në lule të ballit, si ato matrikullimet që i bëjnë deleve, të ta vërë Amerika matrikullimin dhe të thotë je i padëshiruar sepse je i korruptuar, je minus i demokracisë dhe ke bërë tërë të zezat, këtu një arsye e ka.