Shkruan Basir Çollaku
Shkëlqim Pepkola dhe Emiljano Nuhu dy oficerë policie ekselent, të përkushtuar, kanë qenë kallëzues publik dhe janë përballur me bandën e Suel Çelës e ndikimin e Taulan Ballëd e ish bashkiakut Qazim Sejdini.
Emiljano denoncoi telefonatën e Suel Çelës me Taulant Ballën pas zgjedhjeve të vitit 2017 ku deputetit i kërkohej llogari për premtimet e heqjes së 11 oficerëve të policisë ose të ktheheshin pas 3 milionë eurot e hedhur në fushatë
Shkëlqimi si drejtues policie arrestoi i vetëm Sokol Sanxhaktarin pjesë e grupit të Çelës. Ndonëse dhëndërri i bashkiakut ishte i armatosur dhe Pepkolën e braktisën forcat e ndërhyrjes së shpejtë kur ai kërkoi përforcime.
Kërkesa për sekuestro pasurish sërish përfundoi në mekjen e SPAK
Të dy oficerët kanosën familjarisht
U larguan nga vendi
Bandat qëndruan
Sot partnerët me këmbënguljen e tyre sollën dosjet rikthyen hetimet dhe nisën arrestimet.
Po të kishim vlerësuar oficerët Shkëlqim dhe Emiljano e shumë të tjerë sakrifikues do kishim më pak banda. Po t’i kishim besuar e mbështetur Tan Zaganin, në vitin 2015, do të kishim më pak qeveritarë ministra e kryeministra trafikantë. Ne i kemi heronjtë në organizatën e policisë. Janë të shumtë. Por drejtësia u ktheu kurrizin. E vjetra dhe e reja…
Promoted Content