Bar-restorant “Paganini” në shkëlqim të ri

0

Shkruan Ndue Lazri

Dy javë më parë, në një mbrëmje të bukur maji, u bë përurimi i rihapjes me një vizion të ri të bar restorantit “Paganini”, që ndodhet në qendrën e qytetit Rovereto, në një pozicion komod, i arritshëm edhe më këmbë nga tërë këndet e qytetit.

Pronari shqiptar, sipërmarrësi i njohur Fation Mulliçi, dhe kolegu i tij italian, Francesco, kishin krijuar me këtë rast një ambient shumë të ngrohtë, mikpritës dhe të gëzueshëm për miqtë, të njohurit dhe qytetarët që kishin ardhur të merrnin pjesë në këtë event. Ndodheshin edhe kryetarja e bashkisë, Giulia Robol e punonjës të tjerë të administratës lokale.

Bashkë me miqtë e mi, Xhemal Hyzoti e Teodor Palaj, shkrimtaren e poeten Rudina Muharremi Beja e bashkëshortin e saj, Afrimin, si dhe miq të tjerë, morëm pjesë në atë mbrëmje të këndshme, kur bar-restoranti hapte dyert e tij në një shkëlqim të ri. Ambienti i rinovuar tërësisht, me dy sallat e brendshme me ndriçim të ngrohtë e tavolinat komode dhe oborrin e jashtëm të gjelbëruar me pjergulla prej kiwi e lule të freskëta pranverore, i ftuan njerëzit të kalojnë një mbrëmje vërtet të bukur, deri në orët e para të mëngjesit, me një menu të larmishme dhe me verë cilësore e birrë të zgjedhur. Muzika e bukur në sfond (jo më kot lokali mban emrin e Paganinit të madh) e bënte edhe më të gjallë e të këndshme atmosferën.

Që nga ajo mbrëmje lokali tërheq çdo ditë klientë të shumtë që nga mëngjesi me kafe e artikuj të freskët për një colazion cilësor, në drekën me menu të përshtatshme qoftë për ata që e frekuentojnë për pausa-pranzo, qoftë për vizitorë e turistë që quan të kalojnë një drekë në ambiente tipike italiane, në pasditet ku orët e aperitivit kanë tërheqjen e shijen e tyre, si dhe në darkat, ku gjallëria e frekuentimi janë më të mëdha e atmosfera bëhet më ftuese për klientë të të gjitha moshave deri në orët e vona.

Është një lokal i bukur e i përshtatshëm edhe për të organizuar evente të ndryshme të gëzuara.
Personeli i kualifikuar i kuzhinës dhe djemtë e vajzat që shërbejnë, janë përherë buzëqeshur e të gatshëm në një shërbim të kulturuar e profesional.

Një lokal që fton për të kaluar momente e orë të këndshme, kujtimi i të cilave të bën të rikthehesh me kënaqësi. Kjo ishte edhe përshtypja e shumë klientëve që kam patur rastin të takoj këto ditë në ambientet e bar-restorant “Paganini”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu