Basha-Alibeaj braktisen edhe në Tiranë!

0

Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj po marrin një shuplakë domethënëse në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit që shkrumbon skenarët e tyre përçarës mes demokratëve. 

Të dy u munduan duke përdorur çdo gjë të kundraligjshme, përfshirë edhe ndërhyrjet e Edi Ramës, për të mbajtur vulën e Partisë Demokratike, por llogaritë nuk i kanë bërë mirë.

Një ditë më parë, brenda pak orësh, nga radhët e tyre u larguan 4 kandidatë për kryetar bashkie dhe një i pestë që nuk arriti të regjistrohej në KQZ.

Por sot hemorragjia ka vijuar me listat e kandidatëve për këshillat bashkiake.

Arben Mali ishte kandiduar nga Enkelejd Alibeaj në këshillin bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e 14 majit.

Këtë të mërkurë, përmes një shkrese, ai njofton dorëheqjen.

“Unë i nënshkruari Arben Qamil Mali, i datëlindjes 09.08.1968 paraqes dorëheqjen time për kandidimin si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë në zgjedhjet e 14 majit 2023 nga Partia Demokratike”, shkruan Mali.

Image

Mësohet se Arben Mali ka deklaruar se do të mbështesë kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Ndërkohë, më herët, nga grupi i Alibeajt u largua edhe një kandidat për këshillin bashkiak të Fierit.

Ardit Gurguri akuzoi Alibeajn se i kishte përfshirë emrin pa e kontaktuar dhe kërkoi menjëherë heqjen e emrit të tij nga lista e kandidatëve për këshilltarë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu