Basha, ky “Përmbarues” politik…

0
Shkruan Zef Ndreka
Edhe këtë radhë, perbaruesi politik i EP-së, kishte humbur. Falë rolit “politik” që ka marrë, pritej që përmbaruesi Basha, të takohej me Zelenskin, jo vetëm si Kryetar i PD-së!
Por, as kjo nuk u bë e mundur. Permbaruesi politik shqiptar për asetet ruse në EP, pasi u kërkua edhe me GPS, nuk u gjend asgjëkundi për ti dhënë një çaj ukrainas.
Akoma më keq se me Blinken-in kur u shkyen për ta takuar ndopak por ngeci.
Ashtu siç i ngeci dhe do i ngecë sharra në gozhdë, akoma më keq se disa javë më përpara në Washington DC kur bëri “namin” me takime polivalente, por që nuk i pasqyroi asnjëherë! Vetëm gënjente miqt që duan ta besojnë, por më tepër gënjen vetën për mbështetje nga ana e aleatëve.
Më vjen keq, dhe e them më zë të lartë: mjer ata që ai vazhdon ti gënjejë e ti përdorë ashtu si Berisha e bëri atë vetë lolo për gati dy dekada!
Bashës, i mbeti të shkoje në Rinas ta takoje Zelenskin se aty ka edhe rastin të çmallet ndopak me banakun ku ka shërbyer si kamarier para vitit 90!
As në cilësinë e kryetarit të PD-së, as si përmbarues politik, as si politikan, as si shpresë për të ardhmën, nuk e pret as nuk e takon më njëri. Është shumë e qartë, se ai ka patur dhe ka fatin politik të Berishës. Bërrylat dhe shpinën i kanë kthyer ndërkombëtarët.
Tashmë, ai dhe forca politike që e ka vënë në gjumë, nuk është aspak faktor politik në Shqipëri. Misionin e fundit që ka marrë përsipër po e kryen më sukses në favor të shkatërrimit të PD-së. Kisha dyshuar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit të 2021 për sjelljen e tij, për sjelljen prej eunuku…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu