Basha, një limon i shtrydhur tashmë…

0
Shkruan Zef Ndreka
E kemi analizuar dhe përcaktuar rrugën e imponuar të vetë Bashës në politikë.
I frikësuar nga historia politike e kohës pas diktaturës, ai zgjodhi rrugën e gabuar në izolimin dhe fshehjen që i bëri vetës, duke i lënë demokratët mbështetës antiberishistë të vetëm në qëndresën e tyre.
Struci që fshihej sa nga frika e përballjes, sa nga detyrimi që kishte ndaj non grat-ës, nuk kishte më moral të mbante peng dhe të rikthehej kur përfundoi një pjesë të misionit të tij për të dorëzuar selinë, vulën dhe për të pritur çfar do ti dhurojë në minutat e fundit Berisha.
Basha, tashmë nuk ka “lëng”, ai është kthyer në një limon tërësisht të shtrydhur pa asnjë shpresë në politikë.
Ai, si një mashtruas ordiner, vazhdon të gënjejë e të mbaje me gajret një pjesë militantësh nëpër rrethe, të cilët çdo ditë e më shumë do kenë fatin e Bashës.
I vetëquajtur Partia Demokratike euroatlantike, ai mundohet me çdo formë ti mbushë mendjen Berishës se 104 mijë votat e PD-së ne zgjedhjet e 14-Majit janë të tijat. Ndërkohë që dihet botërisht se ai jo vetëm nuk mori pjesë në fushatë për të shtuar vota, por përkundrazi.
“Borgjet” do ti mbetën pa u larë, sepse Basha ka përfituar nga PD-ja dhe demokratët aq shumë, vetëm e vetëm se ishte i përzgjedhuri djalë shpirtëror i Berishës, i cili u katapultua padrejtësisht dhe pa asnjë meritë në pozicione politike e shtetërore të ndryshme që as i kishte menduar.
Tani, i ka mbetur pjesa e fundit e misionit të tij për ta luajtur. Mundohet të luaj si një “limon” i mbushur, kur në fakt ska më asgjë në torbë, as parti, as deputetë, as “lëng” politik!
Edhe sikur të dëshirojë Berisha ta afrojë në emër të bashkimit, në emer të “faljes” së “gabimit” që ka bërë, nuk e pranojnë më demokratët të cilët gjendën të polarizuar tashmë për hirë të së vërtetës. Ose me Berishën, ose me grupimin e djathtë anti non grat-a.
Për limonin e shtrydhur nuk ka më vend në spektrin politik ku ai pretendon se do luaj pa vota.
Askush nuk të dhuron pushtet. As gringot, as Europa.
Ndryshe nga sa pretendon struci Basha për të ngrënë gështenjat e pjekura me duar e të tjerëve.
Beteja për të gjithnjë sapo ka vazhduar pa asnjë fitore…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu