Teksa ka përfunduar numërimi i kutive të votimit edhe për këshilltarë bashkiakë, opozita ka humbur thellë në bashkinë e Shkodrës.
Kështu, koalicioni “Bashkë fitojmë” në Shkodër ka marrë 13177 vota, ndërsa Partia Socialiste në këtë bashki ka marrë 17963 vota.
Ndërkohë PSD e Tom Doshit ka marrë 12908, shumë afër me koalicionin opozitar të “Bashkë Fitojmë”.
Në raport me numrin e mandateve PS ka marrë 18 mandate, “Bashkë Fitojmë” 13 mandate ndërsa PSD 12 mandate, duke bërë që opozita të humbasë shumicën e këshillit bashkiak.