Bashkia Shkodër Shoqata muzeumi i burgut të Spaçit, vendi i dëshmisë së kujtesës Komisioni drejtësi e paqe

0
Arti si një formë e lirisë Muzika e ndaluar dhe fati i muzikantëve të shtypur në periudhën e diktaturës në Shqipëri dhe në disa vend të Ballkanit dhe Gjermaninë Lindore.
Shkruan Qamil Gjyrezi
Një aktivitet me shumë vlera për një vend si Shqipëria që kërkon të jetë anëtare e BE-së. Një prej kritereve të integrimit është edhe e kaluara diktatoriale dhe ndikimi në art e muzikë.
Në të gjitha vendet e tjera të ish-lindjes kumunizmi ka qenë më liberal, por edhe në këto vende ka patur të burgosur të ndërgjegjes e muzikante. Me këtë rast përmenda muzikantin Gaspër Curçija, Sherif Mërdani, Dirigjentin Milto Vako dhe piktorin Ali Oseku.
Lashë pa përmend muzikantin Zef Leka dhe At Bernardin Palaj. Por për të dy këta intelektualë e muzikantë kam shkruar në gazeta. Me këtë rast mu kujtua muzikanti shkodranë kontrabasisti, timpanisti dhe violinisti Fric Barbullushi që për arësye politike nuk i doli e drejta e studimit, u pengua për në Akademinë e arteve në Tiranë.
Në të ardhmen do të shkruaj ese me fakte e prova muzikologjike e politike, për ish-të persekutuarit politik në muzikë në diktaturë dhe do ti publikoj tek Muzeu i Kujtesës në Shkodër.
Në këta ditë më kujtohen edhe muzikantët dhe klerikët e mëdhenj që me misionin për ‘Fe dhe atdhe’ e kundërshtuan ideologjinë komuniste. Vepra e tyre duhet të studiohet nga muzikologët dhe studiuesit e vërtetë, që Shqipëria të integrohet në BE dhe është një kusht i domosdoshëm. Respekte dhe nderim për veprën e tyre. At Mikel Koliqi kompozitor burgosur At Donat Kurti kompozitor burgosur Luigj Filaj i burgosur muzikolog At Filip Mazreku Muzikolog Zef Gruda kompozitor i burgosur Zef Leka muzikant i burgosur At Bernardin Palaj etnolog muzikan i pushkatuar Shqipnia është e para…… Vita brevis Ars longa
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu