Benet Beci vijon kryesimin në Shkodër, garë e ngushtë në Kukës

0

Vijon numëri në Shkodër, ku deri më tani janë numëruar 95 kuti, prej ku ka dalë një rezultat surprizues në favor të kandidatit të majtë Benet Beci.

Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani Benet Beci kryeson, duke siguruar 12.773 vota, ndërsa Bardh Spahia i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 8.468.

Deri në orën 07.30 në Shkodër janë numëruar 95 nga 147 kuti. Mbetet për të parë nëse Beci do t’i vitojë zgjedhjet në këtë bashki që prej vitesh i Beson vetëm të djathtëve, apo Spahia do ta kthejë rezultatin.

E ngushtë vijonë të jetë gara edhe në Kukës, ku deri më tani janë  numëruar 19 kuti nga 73. Safet Gjici i PS kryeson garën me 2559 vota, iu ndjekur nga Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa Abedin Oruçi i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë ka 451 vota.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu