BILD: Gjermania shkatërron Edi Ramën, bllokon zgjerimin e BE, qeveria gjermane, ‘nuk ka zgjerim pa reformim’

0

Qeveria e re gjermane, e forcuar në bazë të një koalicioni të gjerë qeverisës, duket se do i japi një goditje të fortë rrugëtimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera për integrimin në Bashkimin Europian. Ndërsa në Shqipëri kryeministri Edi Rama po përdor si të vetmen kartë të fushatës integrimin, sinjalet nga gjermania duket se janë negative.

Në marrëveshjen e firmosur mes forcave qeverisëse specifikohet edhe qëndrimi i Gjermanisë në raport me Bashkimin Europian, duke bllokuar zgjerimin deri në reformimin e Unionit. Lajmi është publikuar nga prestigjozja Bild, që ka zbardhur edhe pjesë të kësaj marrëveshje.
“Nuk ka zgjerim të BE-së pa ristrukturim të BE-së”- shkruan Bild që thekson se kjo do të ketë pasoja për vendet e Ballkanit.

“Kjo do të shkaktojë pakënaqësi, veçanërisht në Ballkan: Qeveria e re në thelb po e ndalon zgjerimin e BE-së. Kjo e bën një reformë themelore të BE-së dhe mekanizmave të saj të vendimmarrjes një kusht për pranimin e shteteve të reja anëtare si Kosova, Serbia ose Shqipëria, të cilat janë në listën e pritjes.” shkruan Bild.

Më tej Bild zbardh edhe pjesë të kësaj marrëveshje, ku pika kryesore është reformimi dhe forcimi institucional i Unionit.

“Zgjerimi i BE-së dhe aftësia e saj për të thithur anëtarë të rinj duhet të shkojnë dorë për dore. Prandaj, jo më vonë se zgjerimi i ardhshëm, na duhet një konsolidim dhe reformë e brendshme e BE-së që e forcon atë institucionalisht.” shkruan Bild.

Ndërsa edhe vetë Bashkimi Europian kërkon që vendet aspirante duhet të jenë gati përpara se të anëtarësohen, kryeministri Edi Rama në prag të zgjedhjeve, e cilëson këtë si një dhuratë.

Ndërkohë në institucionet më të larta të Bashkimit Europian është ngritur alarmi për situatën e demokracisë, ekonomike por edhe të kriminalitetit të lartë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu