Dy ditë më parë KE njoftoi bllokimin e fondeve për bujqësinë në Shqipëri. Ne letrën e Komisionit Europian thuhej se pezullimi i granteve për bujqësinë nga programi IPARD vjen për shkak të korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.
Në lidhje me këtë ministrja Frida Krifca tha dje në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar se pezullimi i fondeve nga ana e BE-së, është një masë preventive e përkohshme dhe se nuk janë ndërprerë.
Ajo hodhi poshtë akuzat se AZHBR ka vjedhur fondet e BE-së, duke theksuar se të gjitha paratë janë në terren, janë vënë në funksion të ekonomisë bujqësore. Sipas saj në asnjë rresht të raportit nuk flitet për korrupsion.
Ndërkaq sot ologarkia.al ka publikuar letrën e plotë që Komisioni Europian i dërgoi qeverisë shqiptarë për pezullimin e fondeve.
Në letrën e plotë të Komisionit Europian, rrëzohen pretendimet e qeverisë së është ndëprerë vetëm një pagesë e radhës prej 450 mijë euro në proçedurë rutinë. Në fakt, Bashkimi Europian ka pezulluar këstin e radhës dhe të gjitha këstet e mëvonshme të IPARD II si dhe ka ngrirë procedurat për programin IPARD III.