Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson është paguar rreth 315 mijë euro për fjalimin që mbajti tetorin e kaluar në një konferencë të kompanive të sigurimit në Shtetet të Bashkuara Amerikës.
Sipas regjistrit të Dhomës së Komunave në të cilin deputetët raportojnë të ardhurat e tyre, vërehet se Johnson ka marrë 276,130 £ (314,830 €) për një fjalim 30-minutësh dhe pjesëmarrje në një diskutim 45-minutësh përpara agjentëve dhe konsulentëve të sigurimeve në Kolorado Springs.
Udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Boris Johnosn u realizua rreth një muaj pasi dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të vendi, dhe vetëm disa ditë përpara se të tentonte një rikthim spektakolar për të pasuar Liz Truss, e cila gjithashtu dha dorëheqjen më 20 tetor.
Përfundimisht Boris Johnson u tërhoq dhe Rishi Sunak mori postin e udhëheqësit konservator dhe kryeministër të Britanisë