Boshti i thyer i opozitarizmit

0
Shkruan Zef Ndreka
Po afron plot një vit nga lufta e pa parë që Foltorja bëri në shtëpinë e vet, duke përdorur mjete e arsenale made in Turky për ta pushtuar! Të gjithve na kujtohen manovrat e Berishes për të nxjerrë me pekule demokratët nga godina e tyre. Mungonte vetëm zifti dhe çdo pamje ishte e denjë për filmin “Kështjella” me skenarë I.Kadare. Kacafytja politike brënda llojit edhe pas një viti e parë se fundmi në sallën e parlamentit, e fut në krizë akoma më të thellë PD-në.
Kjo luftë sigurisht, luhet për ta “djegur” njërën palë. Kushtet dhe situata politike, pa asnjë mëdyshje do të djegë foltorën e cila u shkëput nga PD-ja dhe është vetëfutur në incenerator, si mbeturina e PD-së. Nga kjo luftë e ashpër për mbijetesë që shohim dhe ndjejmë, keqardhja vjen vetëm për demokratët e thjeshtë, të cilët manipulohen lehtësisht nga mediat e blera e të pushtuara me paratë e korrupsionit 32- vjeçar, të cilët mashtrohen me shpresën për ringjallje të kufomës politike. Keqardhje edhe për televizionet private e publike, që nuk shikojmë asnjë dalje publike të analistëve apo qëndrim editorial për të shpjeguar qartë dhe thjeshtë izolimin total të Berishës dhe Foltorës së tij.
Të spjegohet për demokratët e mashtruar, përse Berishën dhe grupin rreth tij askush nga Europa e më tej, nuk i pret e nuk i takon. Por, tv-shqiptare janë prishur! Kanë mbetur të programuar për të shfaqur vetëm Berishën dhe Ramën, këto dy kufoma politike tashmë që frymojnë ende. Ato shihen të shqetësuar, dhe shpresojmë që SPAK t’iu shkurtojë ditët e tmerrit që kalojnë. Kufomat politike të Ramës dhe të Berishës, të Veliajt dhe Metajt kanë vrarë dhe mundohen të vrasin gjithçka në këtë vënd. Ata kanë plagosur fort mendjen dhe zemrat e shqiptarëve.
Kanë dëmtuar sa kanë mundur ekonominë, kanë vjedhur e kanë ngritur në sistem korrupsionin, kanë dëmtuar policinë dhe rendin, kanë falimentuar fermerët e tregtarët, kanë plagosur të ardhmën e Shqipërisë, artin, kulturën, arsimin etj.
Gjithë këto vite, Rama dhe Berisha kanë shkatërruar adetin më të rëndësishëm të politikës, opozitën. Me veprimet e tyre të harmonizuara e të dakortësuara, ato godasin shoqërinë shqiptare dhe gjithë vëndin. E gjithë loja e kësaj dysheje, ka shkuar për shkatërrimin e kundërshtarëve të vërtetë politik. Zhvillimet brënda kampit të PD-së kanë arritur deri në atë pikë sa nuk shikohet më asgjëkund drita e paqes, e marrëveshjeve, e bashkëpunimit. Boshti i opozitarizmit është thyer. Tashmë duhet më shumë punë e urtësi, më shumë vendosmëri e largpamësi për ta zëvendësuar e forcuar.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu