Ngjarje e rëndë.
Fluurimi i Delta Dl 185, i nisur nga nga Milano Malpensa dhe me destinacion aeroportin e New York JFK, u detyrua të bëjë ulje emergjence në aeroportin Fiumicino të Romës, për shkak se u has me kushte të pafavorshme moti pas ngritjes.
Njoftimi u bë nga kompania Delta, e cila tha se avioni u godit nga një stuhi e fortë breshëri dhe u ul pak para orës 14:00 të së hënës në aeroportin roman në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët zbritën normalisht.
“Aeroplani, specifikon kompania, ka pësuar disa dëmtime gjatë motit të keq, i cili është duke u rishikuar nga ekipi ynë lokal i mirëmbajtjes”.