Ç’bën SPAK-u. pse është nën hetim vetëm Ahmetaj dhe jo Veliaj?

0

Shkruan Ylli Manjani

“Ore kot, për muhabet dmth, mirë Arben Ahmetaj paska shpërdoruar detyrën te rasti “Buka” në Tiranë, po Erion Veliaj që ka dhënë leje ndërtimi tek ajo tokë, kur gjykata e kishte hequr pronësinë mbi tokën kërkuesit të lejes ka faj?!

D.m.th. nuk merret vesh se si e ka shpërdoruar detyrën duke mbrojtur interesin publik, por hajt më të themi se këtë e gjykon SPAK. Por dhënia e lejes së ndërtimit në një truall, pronari i të cilit e kishte humbur titullin 1 vit para dhënies së lejes, është shkelje e hapur e ligjit dhe e interesit publik. 

Erioni duhet të ishte nën hetim për këtë leje.

Apo s’e ka radhën tani Erioni, harrova. Janë edhe 2 “armiq” të tjerë të brendshëm në radhë para Tij… Ka rradhë puna!

Plus ndonjë që futet pa radhë…

Reformat kanë kosto…”

Kujtojmë se lidhur me këtë çështje vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari. Ky i fundit përfitoi aksionet e “Buka” sh.a., bazuar në një procedurë ankandi të zhvilluar nga ish-ministri Arben Ahmetaj në vitin 2015 dhe që u konstatua e paligjshme nga gjykata.

Lirim Fezollari po hetohet për veprat penale të pastrimit të parave dhe deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqesore. Hetimi ndaj Fezollarit është ende i hapur, në pritje të leter-porosive nga disa vende europiane, konfirmuan burime pranë akuzës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu