“Çeku i bardhë” i William Ryersonit dhe “Lista e zezë” e Yuri Kim

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Kush ka më shumë pasuri, familja e Sali Berishës apo e Edi Ramës?

Të dyja, janë nën peshën e rëndë të denoncimit të ashpër shoqëror për transparencë pasurie dhe pushteti.

Asnjë fshatar, as ne që u rritëm e po plakemi me to, përveç amerikanëve që u kanë hetuar çdo hapje e mbyllje portofoli, nuk e nënvizon saktë më pasanikun, Shkëlzen Berishën apo Olsi Ramën, Argita Malltezin apo Linda Ramën, Erion Veliajn apo Ilir Metën.

Që të tërë erdhën me tuta kinez e fukarenj, me shporta fiqsh e byrekë me gjizë, dhe po largohen Sheikë, është fakt që askush nuk thotë jo, edhe pse zihen kush hajdut është më i mirë, yti apo imi, kush duhet arrestuar më parë, ky apo ai.

Po cilat janë paralelet mes dy monstrave, Berisha dhe Rama, se dy të tjerët, nuk i kemi detyrë shtëpie sot?!

“Çeku i bardhë” i William Ryersonit dhe “Lista e

Sali Berisha dhe Edi Rama /

Kur na erdhi Sali Kolera, ishte i veshur bukur, serioz, me bluzë të bardhë e bisturi në duar.

Edhe Edi Covidi, kështu na trokiti.

I veshur me shije, ekstravagant, me një penel piktori e telajo endacaku, në një biçikletë mbeturinash, 7-8 dollarë, se edhe rrogat aso kohe ishin kinezëri.

Saliu, si doktor, betohej se ka ardhur si Cirka që i rikthen kafshët e Nexhmije Hoxhës në njerëz europianë; Edi si piktor premtonte se rilindi Skënderbeu e do të priteshin kokat e pasanikëve pushtues, që po, kishin bërë kërdinë mbi pasuritë e liritë e fshatit.

Saliu mbante afër një specialist ekonomie, dhe i binin pash më pash Shqipërisë. Sa herë i ngelte gënjeshtra në fyt, i luante syrin Pashkos së ndjerë, të nxjerrë nga xhepi një copë letër të bardhë e t’u thotë shqiptarëve: “Ja, ky është “Çeku i Bardhë” që na ka dhënë ky burri, William Ryerson, e ne do e plotësojmë për ju, si të duam.

Edhe pse Utopi, budallenjtë e Saliut mbushnin stomakun me hipnozë.

Po Babloku, si e bën makthin ndjenjë?

Edhe ky mban pranë një mjeshtër drejtësie, Ëngjëll Agaçin

Sa herë që i ngatërrohen në rrjetën e drejtësisë hajdutët ë Qeverisë, përpin pështymën e vet, e Ëngjëlli, djalli me brirë, i shkruan emrat e viktimave që del i lexon nga “Lista e Zezë”, që sipas Bablokut, ja ka lënë ajo zonjusha atje, ambasadorja Yuri Kim, që ta recitojë para mediave që majmen nga paratë e krimit.

Të dy, si Saliu si Edi, janë histori telenovelash ballkanike dhe histeri pasionesh platonike.

Njëri, me “Çekun e Bardhë” të Ryerson-it, tjetri, me “Listën e Zezë” të Yuri Kim-it, vazhdojnë të hipnotizojnë turma idiotësh, që të duan më të urryerit e shoqërisë e të reflektojnë ndjenjë armiqësie për drejtësinë e lirinë e një populli, që ka 32 vite, herë në vend numëro e herë indietro.

Saliu, puthte Flamurin amerikan dhe mbushte “Çekun e Bardhë” për familjen e vet; Edi shkelmonte Flamurin Amerikan e kapte ç’të kapte për familjen e vet.

Secili hipnotizon budallenjtë e tij.

Saliu sot, e ka tmerr flamurin amerikan, Edi sot, e mban lart dhe sa herë denoncimi i ashpër për korrupsion e shtyp fort, nxjerr “Listën e Zezë”.

Kështu e kanë skenarin këta, të hipnotizojnë gjysmën e shoqërisë, kundër gjysmës tjetër.

Në fund të telenovelës së 4 Klaneve Mafioze, mesazhi është i thjeshtë.

Jemi në sekuencën ku njerëzia po qeshet, se si Saliu shtrëngohet të mbyllë fundoren e “Çekut të Bardhë” të Ryerson-it, e Edi, ka kapsllëk të hapë “Listën e Zezë” të Yuri Kim-it!

Kështu, fatmirësisht, në hipnozë kanë ngelur vetëm budallenjtë dhe SPAK-u./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu