Kreu i KQZ nuk regjistron PD-në e vulës pa firmën e kryetarit ligjor, Lulzim Basha.
Debati:
Indrit Sefa: Kam bërë kërkesë të depozituar në 6 mars. Çdo individ tjetër që ka bërë kërkesë tjetër, të shqyrtohet në veçanti. Me këtë logjikë, unë vij në emër të PS-së dhe e mbaj PS-në në Kolegj Zgjedhor gjithë jetën. Më tregoni numrin e kërkesës dhe datën për të cilën po shqyrtohet tani. Ju po shqyrtoni me dy kërkues.
Ilirjan Celibashi: Unë po shqyrtoj dy kërkesa të PD-së.
Indrit Sefa: KU e di ti se kush është PD?
Ilirjan Celibashi: Ja tani do e merrni dhe ju vesh.
Indrit Sefa: Çdo kërkim tjetër, të dalë me kërkesë të veçantë.
Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së. Ka vetëm një person juridik PD-ja. Se kush ka të drejtën, unë do ta vlerësoj këtë.
Indrit Sefa: Nuk e shqyrton dot bashkë. Ju si komisioner, duhet të bëni vendim për çdo kërkesë. Nëse ju i jepni të drejtë palës tonë, dhe më pas pala tjetër e ankimon, a hyn në fuqi vendimi juaj. Unë dua përgjigje për kërkimin e bërë nga ana ime në emër të PD-së. Dua vendimmarrje për kërkesën e paraqitur nga PD-ja.
Ilirjan Celibashi: Kush është PD-ja? Do marr vendim kush e ka legjitimitetin.
Indrit Sefa: Nuk mundet komisioneri që të marrë të gjithë kërkuesit t’i regjistrojë për vendime, pasi futemi në një lojë apelesh në KAS dhe Kolegj Zgjedhor. Çfarë numri dhe date ka kërkesa që po merrni në shqyrtim tani?
Ilirjan Celibashi: Ne po shqyrtojmë kërkesën e PD-së. Çështjen e legjitimimit për këtë kërkesë, ne e kemi bërë në seancën e parë.
Indrit Sefa: Në momentin që këtu ka dy kërkues, i hapni shteg palëve për ankim në të gjitha shkallët e KQZ-së. KAS doli me dy vendime të veçanta.
Nure: Të vazhdojmë të shqyrtojmë dokumentacionin.
Ilirjan Celibashi: Jam duke rikonfirmuar se po shqyrtojmë kërkesën e PD-së për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Ka vetëm një person juridik si PD. Në këtë seancë po shgqyrtojmë kërkesën e këtij subjekti.