Çështja e “McGonigal”, gazetari Robert Papa zbulon informacione që mund të fundosin kryeministrin shqiptar: Rama s’i shpëton dot kësaj, Blinken duhet ta shpallte non grata sot.
Gazetari Robert Papa foli përmes një lidhje skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi skandalin e “McGonigal” dhe implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Papa tha se emri i Ramës përmendet 6 herë në aktakuzë dhe kryeministri shqiptar s’i shpëton dot kësaj historie. Ai u shpreh se Blinken do të duhej ta shpallte “non grata” ndonëse vendime të tilla nuk merren për kryeministra në detyrë.
Papa tha se cenohet edhe politika amerikane në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje deklaratat e Yuri Kim për Berishën dhe heshtjen për Ramën. Ai u shpreh se shqiptarët kanë tanimë të drejtë të besojnë që Rama mund të ketë dërguar informacione për të nxitur vendimin e DASH ndaj Berishës.
“Ka dy akuza, një në Nju-Jork dhe një në Uashington. Ka qenë në një periudhë dy vjeçare agjent speical përgjegjës i një njësie të vogël për kundërzbulimin me të huajt. Është takuar 4 herë me kryeministrin shqiptar. Në aktakuzën e Uashingtonit kryeministri ynë përmendet 6 herë. Rama nuk ka se si të fshihet. Problemi është që Rama përmes personit A, që në Shqipëri ka dalë Nezaj, ka informuar FBI-në për Muzinin, dhe sipas aktakuzës ka nisur një çështje mbi fakte të nxitura nga A, Nezaj dhe Rama, për të goditur një kundërshtar në aktakuzë thuhet që s’është me partinë e kryeministrit shqiptar. Dalin që oligarkët rusë kanë investuar në Shqipëri. Rama që në vizitën e tij të parë si kryeministër u takua me Lavrovin. Afiniteti i të majtës shqiptare me Moskën dhe Beogradin vazhdona ende. Sot ka pasur në mediat amerikane që gruaja e spiunit rus ka komunikime me email me të korruptuarit më të madh, djalin under Biden. FBI është turpëruar me këtë spiun në favor të oligarkëve ruse. E majta amerikane ka marrë peng edhe drejtimin në disa zyra të FBI-së. Kongresi amerikan do fillojë hetime të mëdha ndaj FBI-së sepse është kthyer në armë politike”